Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Receta nga kuzhina tradicionale

3 posters

Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:02 pm

Tavė Elbasani
Pėr 4-5 persona duhen:

Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.
Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:02 pm

Comlek me qepė
Pėr 4-5 persona duhen:

Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle, verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2 fletė dafine
Qepujkat (qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera skuqen nė tigan me yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe pasi kaurdisen sė bashku shuhen me verė tė kuqe ose tė bardhė, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te javashėm pėr 20-30 minuta.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:03 pm

Pulė me arra
Pėr 4-5 persona duhen:

Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper.
Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati.
Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė.
Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:03 pm

Mish me bamje
Bamjet pastrohen duke u prere bishtin dhe sperkaten me uthull dhe me kripe mbulohen me uje te nxehte qe tu zbutet pushi.

Copat e mishit kaurdisen me qepe te grira holle me vaj ulliri, derisa qepa te marre ngjyre ari. pastaj shtohen speca te kuq dhe jeshile te grire, domate te grira, dhe gjethe dafine. pasi te jene kaurdisur mire te gjitha se bashku i hidhet kripe piper dhe mbulohen me uje. i leme te ziejne derisa mishi te jete zier. i hedhim dhe majdanoz dhe e heqim nga zjarri.
Bamjet i kullojme duke i shpelare dhe pak ne kullojse dhe i shtrojme ne tave. siper i hedhim pak vaj ulliri dhe i pjekim pak ne furre.
Pasi te jene pjekur, i hedhim masen e pergatitur e perziejme qe te behet njetrajtesisht njelloj pa i prishur bamjet me kujdes dhe e lem ne furre 220 grade per nja gjysem ore.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:11 pm

Speca të mbushur
Përbërësit
4 speca te bukur e të mëdhenj
100 gr oriz
300 gr mish
2 gota uji leng mishi(marrë nga mishi që kemi zjerë e më pas e kemi skuqur)
2 kokërra domate
2 kokërra qepë mesatare
koncentrate pule 1 ( jo 2 e më shumë se kemi edhe lëngun e mishit)
piper sipas deshires
Udhëzime per pregaditje

Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj(ose për shije edhe me pak gjalpë). Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me(por jo ta mbysni me lëng). Hidhini kripe edhe koncentratin e pulës por kripë jo shume sepse ka edhe koncentrati dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak.

Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.Qepët e prera bukur e holle i skuqim ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe domatet qërruara nga lëkure e të prera imët dhe pak vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper.
Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin(masën e pergatitur) qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:14 pm

Mantia Dibrane
Përshkrimi
E bej shpesh ne shtepi dhe disa her u kam dhen edhe puntoreve te mi ne amerik dhe e kan pelqyer pa mas.eshte nje recete qe pregaditet me miell,mish etj por verte eshte shum e shijshme.

Përbërësit

1 kg miell
2 gota uje te vaket
2 luge vaj
pak krype per brumin sipas deshires
600 gr mish i grire
3 koka qepe te medhaja
kryp,vaj dhe piper i zi
Udhëzime per pregaditje

Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, krypë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme.

Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, krypë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur.

Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta .
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:17 pm

Tave kosi me mish qengji
Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:
kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!

Keshilla praktike

Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:19 pm

Imam bajalldi
Per kater persona:

dy-tre kokrra te medha qepesh
4-5 thelbinj hudhre
3-4 domate te pjekura mire
4 patlixhana te medha
Per jo vegjetarianet:
500g mish te prere ne kubike te vegjel
vaj ulliri
kripe
piper i zi
majdanoz
Ndajini patlixhanet ne gjysem dhe, me nje luge te vogel, hiquani tulin. Kete te fundit, priteni ne copa te vogla dhe lereni menjane per me vone. Sipas deshires, mund t'u jepni patlixhanave nje te skuqur te lehte.
Ne nje tenxhere te madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky te jete nxehur, hidhni per t'u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat. Kur qepa te kete marre nje ngjyre te lehte te arte, shtoni copat e mishit. Kaurdisini mire deri sa uji qe leshon mishi te jete avulluar. Ata qe e duan vegjetariane, le te kalojne direkt tek hapi tjeter.
Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grire. Domatet, perpara se t'i grini, hidhini ne uje te nxehte per disa minuta derisa t'u hapet cipa. Hiqeni cipen e domates me thike dhe tulin priteni ne copa te vogla. Eshte mire ta shmangni cipen e domates sepse eshte pak e sikletshme gjate ngrenies dhe aspak estetike ne gjelle. Shtoni, se fundmi, edhe tulin e patlixhaneve qe hoqet menjane ne fillim. Lerini te ziejne te gjitha se bashku per nja 10 minuta, shtoni kripen dhe piperin e zi. Hiqeni nga zjarri, lereni te ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat. Tepricen shperndajeni midis patlixhanave dhe siper tyre.
Futeni ne furre, ne 220°C dhe piqeni deri sa te marri nje kore te lehte te kuqe siper.

Ju befte mire!
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga zeshkane Sat Jul 10, 2010 8:30 am

Sennia shkruajti:Mish me bamje
Bamjet pastrohen duke u prere bishtin dhe sperkaten me uthull dhe me kripe mbulohen me uje te nxehte qe tu zbutet pushi.

Copat e mishit kaurdisen me qepe te grira holle me vaj ulliri, derisa qepa te marre ngjyre ari. pastaj shtohen speca te kuq dhe jeshile te grire, domate te grira, dhe gjethe dafine. pasi te jene kaurdisur mire te gjitha se bashku i hidhet kripe piper dhe mbulohen me uje. i leme te ziejne derisa mishi te jete zier. i hedhim dhe majdanoz dhe e heqim nga zjarri.
Bamjet i kullojme duke i shpelare dhe pak ne kullojse dhe i shtrojme ne tave. siper i hedhim pak vaj ulliri dhe i pjekim pak ne furre.
Pasi te jene pjekur, i hedhim masen e pergatitur e perziejme qe te behet njetrajtesisht njelloj pa i prishur bamjet me kujdes dhe e lem ne furre 220 grade per nja gjysem ore.

Sa me ka marre malli per bamje, por ketu ne France nuk gjenden Sad
zeshkane
zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga e panjohura Mon Jul 26, 2010 6:20 pm

Receta nga kuzhina tradicionale 516145837_1aed95a222
Pergaditja:Hallvë...
1/2 kg gjalpe
1/2 kg miell
1 L uje
1 kg sheqer

Se pari skuqet pak mielli me gjalpin , pastaj i shtohet shqeqeri...vazhdimisht duhet te perzihet.


Pasi te vlon...eshte gati...
Servohet sipas deshires...e ftoht ose e vaket...
Ps.Per sasi me te vogla permasat zvoglohen,por gjithmon duke u bazua ne:
Gjalpe= miell(sasija e njejt)
Uje=Sheqer(sasi e njejt)

e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga e panjohura Sat Jul 31, 2010 12:44 pm

Petulla me kos

Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokërr, kripë,sodë 1/2lugë kafeje, vaj 2 filxhane kafeje.

Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.

Receta nga kuzhina tradicionale Petulla-albanian-fried-dough_b310d58218fb7f8ef815c57ba8fb74e6-thumb-245x245-26193
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sennia Fri Dec 24, 2010 12:18 pm

Pule e mbushur me pershesh


Per persheshin eshte mire te perdoren kuleçë ose buke e zene me kos dhe gjalpe (merr shije te mire). Pasi coptohet buka ne forme persheshi, kaurdiset me gjalpe dhe leng pule/gjeldeti. Persheshit i shtohet pak vere e bardhe, dhjosmë, piper i zi, kripe dhe ereza te tjera sipas deshires.

Pula pastrohet mire brenda dhe jashte dhe lyhet me gjalpe dhe piper te zi. Duhet te kini parasysh se gjalpi vertet perdoret per ti dhene shije pules dhe persheshit, por cdo gje me mase qe mos 'zaliseni' nga yndyra.

Me pas pula mbushet me masen e pergatitur dhe lidhet/qepet me spango qe te mos dale masa gjate gatimit. Siper sperkatet me pak leng pule dhe vihet te piqet.

Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta nga kuzhina tradicionale Empty Re: Receta nga kuzhina tradicionale

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi