Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matura 2010, datat e provimeve.

2 posters

Shko poshtë

Matura 2010, datat e provimeve. Empty Matura 2010, datat e provimeve.

Mesazh nga Sennia Sun Mar 21, 2010 1:41 pm

Matura Shtetërore, ja datat e provimeve
MASH-i shpall datat e provimeve për Maturën Shtetërore dhe provimet e Lirimit. Datat për secilin profil shkollor


Provimi i parë me detyrim do të jetë në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, më datë 1 qershor


Dhjetë ditë do të kenë në dispozicion maturantët për të rifreskuar njohuritë e marra gjatë viteve që ndoqën arsimin e mesëm. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit të nxjerrë ditën e djeshme, vitet e fundit të shkollave të mesme dhe profesionale do të mbyllin programin mësimor më datë 21 maj 2010-të.


Pas kësaj nxënësit do të kenë vetëm 10 ditë kohë për t'u përgatitur për provimet. I pari në listën e provimeve është provimi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë, i cili do të zhvillohet më 1 qershor.


Provimi i dytë, ai i Matematikës dhe do të zhvillohet dy javë më pas më 15 qershor. Ndërsa për dhënien e provimeve me zgjedhje (Z1 dhe Z2) është përcaktuar data 30 qershor 2010-të. Duke filluar që nga dita e përfundimit të shkollës dhe deri në ditën e provimit të parë, maturantët do të jenë nën këshillimin e vazhdueshëm të mësuesve të lëndës.


Në udhëzimin e nxjerrë nga MASH, ku janë përcaktuar datat e zhvillimit të provimeve të maturës, bëhet e ditur se për maturat dhe vitet e fundit të shkollave të mesme 4 dhe 5-vjeçare viti shkollor 2009-2010-të të përfundojë më 21 maj 2010-të.


Ndërsa për vitet e tjera të arsimit të mesëm programi do të vijojë normalisht deri në fillim të muajit qershor. Për vitet e fundit të shkollave të mesme dhe të përgjithshme viti shkollor përfundon pak me herët në mënyrë që t'u japë mundësi maturantëve që të përgatiten për provimet e fundit, që do t'u lejojnë të kandidojnë për në universitet.


Provimet e maturës edhe këtë vit do të jenë të ndara sipas profilit të shkollës së mesme që nxënësit ndjekin. Sesioni i parë i provimeve të maturës do të zhvillohet nga data 1 qershor deri me 30 qershor. Duhet theksuar se në këtë mënyrë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, mbajti premtimin që u bëri pak kohë më parë maturantëve për përfundimin e Maturës Shtetërore brenda muajit qershor.


Ndërsa shkollat profesionale trevjeçare dhe niveli i parë trevjeçar i shkollave profesionale 3 + 2 do t'i zhvillojnë provimet gjatë periudhës 24 maj deri më 30 maj 2010-të. Të parët që do t'i nënshtrohen provimeve do të jenë maturantët në shkollat e mesme pedagogjike në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror), të cilët do të japin provimin e gjuhës së huaj më 24 maj 2010-të.


Një ditë më pas, më 25 maj, do të jenë nxënësit e shkollës se mesme Pedagogjike për minoritetin që do të japin provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Greke. Po më 25 maj do të testohen edhe nxënësit e shkollave të mesme Artistike dhe Sportive, të cilët do të japin provimet përfundimtare në lëndët e formimit teorik dhe praktik profesional.


Maturantët, të cilët nuk do të rezultojnë kalues qoftë edhe në një provim të Maturës Shtetërore, do të kenë një mundësi të dytë gjatë muajit tetor. Këta maturantë, gjatë sesionit të dytë kanë të drejtë të japin provim vetëm lëndët me detyrim, në të cilat kanë rezultuar mbetës.


Provimi i parë i këtij se sesioni është provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili mund të jepet më datë 08 tetor 2010-të. Ndërsa të gjithë ata maturantë, të cilët nuk do të arrijnë të marrin dot provimi e Matematikës, kanë një mundësi të dytë në datën 15 tetor.


Nxënësit e klasave të katërta të gjimnazeve dhe të shkollave social-kulturore, të klasave të pesta të shkollave teknike, të klasave të treta të shkollave profesionale (me kohë të plotë) dhe të klasave të pesta të gjimnazeve me kohë të shkurtuar, që kanë mbetur në klasë në një apo dy lëndë, me përfundime vjetore jokaluese, kanë të drejtë t'i japin ato provime klase në muajin shtator 2010-të, sipas një grafiku të veçantë që do të hartohet nga vetë shkolla.

Matura Shtetërore Datat e provimeve


Gjimnazet, me kohë të plotë ose të shkurtuar
a. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
b. Matematikë 15 qershor 2010
c. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010

Shkollat e mesme pedagogjike
a. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
b. Matematikë 5 qershor 2010
c. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin
a. Gjuha dhe letërsia greke 25 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja
a. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
b. Matematikë 15 qershor 2010
c. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror)
a. Gjuhë e huaj 24 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme artistike dhe sportive
a.Formimi Teorik-Praktik Profesional 25 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike - profesionale 5-vjeçare dhe 3+2- vjeçare
a. Formimi Teorik-Praktik Profesional 25 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010

Lëndët e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë:


a) Fizikë
b) Kimi
c) Biologji
d) Histori
e) Gjeografi
f) Njohuri për Shoqërinë
g) Njohuri për Ekonominë, Filozofi
h) Gjuhë Angleze
i) Gjuhë Frënge
j) Gjuhë Italiane
k) Gjuhë Gjermane
l) Gjuhë Spanjolle

Urdhri/
Konsultime deri në ditën e provimit

Ministria e Arsimit këtë vit u ka diktuar drejtorive të shkollave një grafik për zhvillimin e konsultimeve për provimet e Maturës Shtetërore. Nëpërmjet një udhëzimi të nxjerrë dje, MASH u kërkon shkollave që në këndin "Matura Shtetërore" të publikojnë grafikun e konsultimeve për secilën nga lëndët e provimeve të detyruara dhe lëndët e provimeve me zgjedhje, bashkë me emrin e mësuesit që i zhvillon.


Konsultimet për lëndët e provimeve të detyruara do të zhvillohen në bazë të klasës, ndërsa ato për lëndët me zgjedhje mbi bazën e grupit të formuar nga drejtoria e shkollës, duke marrë për bazë të dhënat e formularit A/1.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2010, datat e provimeve. Empty Re: Matura 2010, datat e provimeve.

Mesazh nga Vizioner Sat Jul 31, 2010 11:09 am

Matura, MASH shtyn afatin për plotësimin e formularit A2

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka vendosur të shtyjë afatin e dorëzimit të formularit A2 deri më datë dy gusht. Në këtë mënyrë të gjithë ata maturantë që nuk kanë vendosur ende për preferencat e programeve arsimore do të kenë në dispozicion edhe disa ditë kohë për të bërë zgjedhjen e tyre. Sipas MASH-it deri ditën e hënë të gjitha shkollat e mesme në vend do të mbajnë dyert e hapura për të pranuar formularët e plotësuar të nxënësve.

Shtyrja
Megjithatë, nëse edhe pas datës 2 gusht do të ketë ende maturantë të pavendosur, ose që për arsye të ndryshme nuk kanë dorëzuar aplikimin e tyre, këta kandidatë nuk do të penalizohen duke humbur të drejtën për të konkurruar për një degë në universitet. MASH bën me dije se procesi i pranimit mund të shtyhen për një ose dy ditë, në varësi të numrit të nxënësve që do të vonohen për dorëzimin e formularit. Në këtë mënyrë ministria përgjegjëse për arsimin nuk ka përjashtuar nga procesi i përzgjedhjes për në universitet edhe ata maturantë të cilët nuk u njohën në kohë me rezultatet e provimeve me zgjedhje.

Rikorrigjimi
Në fakt, Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve ka përfunduar rikorrigjimin e testeve të qindra maturantëve dhe gjatë ditës së djeshme i ka shpërndarë notat në shkollat përkatëse. Shkak për këtë rikorrigjim "masiv" të testeve të provimit kanë qenë dyshimet e korrigjuesve të provimeve gjatë fazës së parë të vlerësimit të testeve për kopjime. Për të shmangur çdo parregullsi MASH-i ka vendosur që këto provime t'i riktheheshin edhe një herë procesit të korrigjimit. Edhe kësaj here provimet janë kontrolluar nga dy vlerësuese dhe maturantët do të njihen me rezultate e tyre brenda ditës së sotme. Këta maturantë kanë në dispozicion edhe katër ditë kohë për të tërhequr, plotësuar dhe dorëzuar formularin e preferencave. Në këtë mënyrë MASH-i u ka hequr frikën për një penalizmin të mundshëm për këtë vit, duke mos i lënë nxënësit një vit pushim apo duke i çuar në vjeshtë për ridhënien e provimeve. Mësohet se vetëm në Burrel ishin rreth 220 maturantë që nuk kishin marrë përgjigjet për provimet e dhëna, duke rrezikuar kështu edhe regjistrimin në arsimin e lartë.


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi