Forumi Evolucion

Personalitete Historike-Shqiptare

Shko poshtë

Personalitete Historike-Shqiptare

Mesazh nga Vizioner prej Sun Nov 29, 2009 1:08 pm



Ismail Qemali dhe Skenderbeu
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Personalitete Historike-Shqiptare

Mesazh nga Vizioner prej Sun Nov 29, 2009 1:28 pm

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu





SKËNDERBEU Gjergj Kastrioti (1405-17.1.1488).

Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh, që udhëhoqi luftën për pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politik-shtetëror të popullit shqiptar; një nga figurat e shquara të historisë së shek. XV në plan ndërkombëtar.

Pinjoll i një familjeje të madhe sunduese feudale, Skënderbeu ishte më i vogli i katër djemve të Gjon Kastriotit. Fëminia e tij bie në vitet kur vërshimet grabitqare osmane erdhën duke u shtrirë në tokat shqiptare që nga Jugu drejt Veriut, duke i imponuar vendit një regjim që sillte një rëndim të përgjithshëm ekonomik-shoqëror të masave popullore të vendit. Nën këto goditje u gjendën qysh herët edhe zotërimet e Kastriotëve, që shtriheshin në Shqipërinë Qendrore-Lindore. Lufta kundër këtij pushtimi me rrjedhime shkatërrimtare që vinin në rrezik gjithë zhvillimin e arritur nga vendi si dhe të ardhmen. e popullit shqiptar, përbënte përmbajtjen kryesore dhe detyrën themelore të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeu, si dhe të gjithë epokës që mori prej tij, si figurë qendrore, emrin.

Ndërsa ka mjaft të dhëna arkivale për veprimtarinë e Skënderbeu, janë të pakta të dhënat për jetën e tij personale e sidomos për rininë dhe periudhën e parë të veprimtarisë së tij deri më 1443, që, mbetet ende mjaft e errët. Burimi kryesor dhe më i rëndësishmi, është vepra e shqiptarit Marin Barleti; të dhënat kanë ardhur duke u vërtetuar, plotësuar dhe korrigjuar në një varg rastesh edhe nga shumë burime të tjera, midis tyre edhe osmane.

Skënderbeu lindi më 1405, siç mund të llogaritet nga data e saktë e vdekjes, 17.1.1468, kur ai, sipas Barletit, ishte 63 vjeç; -nuk mund të thuhet se cili nga zotërimet e Kastriotëve ishte vendlindja e tij. Nga burime të ndryshme vërtetohet e dhëna e Barletit se pasi kishte qenë dorëzuar peng qysh më parë (1410) një vëlla më i madh, u dorëzua edhe Gjergji në moshë të njomë, bashkë me dy vëllezër të tjerë. Ky dorëzim mund të ketë ndodhur pas vitit 141 7, kur osmanët me marrjen e Krujës u vendosën tashmë në mënyrë të qëndrueshme në Shqipërinë Qendrore. Në oborrin e Mehmetit I dhe mandej të Muratit II, Gjergji hyri dhe u edukua në radhët e «Iç - Ogllanëve», ku, për të zhveshur vendet e pushtuara nga forcat më të afta drejtuese, djemtë e sunduesve të nënshtruar përgatiteshin në mënyrë të veçantë për funksionet e ardhshme si qeveritarë të bindur e sidomos në ato vende, ku sundimtarët osmanë hasnin në qëndresën e popullsisë. Gjergji u shqua qysh herët për aftësitë e tij të mëdha; në fushata të ndryshme ushtarake të osmanëve në, Ballkan dhe në Azinë e Vogël ai fitoi përvojë të madhe ushtarake. Duke përqafuar Islamin, me emrin e ri «Skënderbej» që e mbajti vetë gjatë gjithë jetës dhe me të cilin u bë i njohur në gjithë botën, ai arriti në poste të larta në radhët e feudalëve ushtarakë osmanë.

Largimi nga familja nuk e shkëputi Skënderbeun nga vendlindja ku ai mund të kthehej kohë më kohë, dhe nga fatet e saj. Familja e Kastriotëve, edhe pse e shtrënguar gjithnjë e më fort prej presionit osman, ruajti ende për një kohë, deri më 1430, si vasale e sulltanit, zotërimet e veta duke pritur ashtu si edhe sundimtarë të tjerë shqiptarë, rrethana më të favorshme për të hedhur poshtë sundimin e huaj. Në fakt ajo vazhdonte ta konsideronte Gjergjin gjithmonë si pjesëtar të saj e bashkësundimtar me të drejta të plota dhe e përfshiu emrin e Gjergjit në një varg veprimesh që zhvilloi në vitet 20-30, më 1420 në marrëveshjen tregtare me Raguzën, më 1426 në aktet e dhurimit të disa fshatrave për një manastir në malin Atos, si dhe më vonë më 1437, kur i ati kërkonte mbrojtjen e Venedikut dhe më pas të Raguzës. Kjo ndodhte kur në të njëjtën kohë (1428) dihej se ai, siç thoshte vetë i ati, «ishte bërë turk e mysliman» dhe kishte marrë urdhër prej sulltanit të sulmonte zotërimet e Venedikut dhe të të atit. Më 1430 pas një inkursioni shkatërrimtar, Kastriotët humbën thuajse gjithë zotërimet që iu nënshtruan tani regjimit të timareve, kurse edhe Gjoni vetë u detyrua të përqafonte islamin. Por për të qetësuar qëndresën e fortë që haste në këto zona kufitare Veri-Perëndimore më të largëta të pushtimeve të tyre, Murati II i la Gjon Kastriotit një pjesë të vogël të zotërimeve të dikurshme në formën e një ziameti - Krahinën e Mysjes në Perëndim të Krujës deri në bregdet. Vetë Skënderbeu u emërua po për këtë qëllim qeveritar (subash) i vilajetit të Krujës, ku iu la gjithashtu një feud më vete.

Vala e kryengritjeve popullore që pat përfshirë pas v.1432 viset jugore, u shtri edhe në viset e posanënshtruara në Veri; këto rrethana e nxitën Gjon Kastriotin të vihej përsëri në lëvizje. Në këtë periudhë Kastriotët sulmuan Krujën, por përpjekja nuk pati sukses. Situata në ish zotërimet e tyre mbeti e turbullt; edhe pse vetë Skënderbeu nuk përmendet në këto ngjarje kryengritëse me emër, nuk mund të dyshohet se ai ishte i lidhur me veprimin e të atit. Për këtë flet fakti që Muratit II iu shtuan dyshimet kundrejt Skënderbeu; pas vdekjes së Gjonit (1437) atij iu mohua trashëgimi i ziametit të Mysjes, për të cilin ngriti pretendime, madje iu hoq edhe feudi që kishte pasë mbajtur dhe më në fund u largua më 1438 edhe nga posti i qeveritarit të vilajetit të Krujës. Kësaj situate Kastriotët u përpoqën t'i përgjigjeshin duke kërkuar mbështetje tek Venediku dhe Raguza. Po kësaj kohe i përkasin ndoshta edhe kontaktet e para me mbretërinë e Napolit. Me këto masa Skënderbeu dhe Stanisha që kishin mbetur nga të katër djemtë, përgatiteshin për perspektivën e një aksioni që do të zbatohej më vonë, në kushte më të favorshme. Pas v.1439, emrin e Skënderbeu nuk e gjejmë të përmendet më në tokat shqiptare; sic duket, Murati II që e kishte sjellë për të qetësuar zotërimet e paqeta të Kastriotëve, e largoi tani nga Shqipëria, siç bëri në të njëjtën kohë edhe me një pinjoll të një shtëpie tjetër sunduese, Jakup Bej Muzaka. Ka mundësi që Skënderbeu të ketë qenë dërguar si sanxhakbej në një zonë jo të largët të gadishullit Ballkanik.

Përvoja e 30 vjetëve të parë të shek. XV i kishte treguar Skënderbeu gatishmërinë e masave popullore për të luftuar, po i kishte treguar edhe se lufta e veçantë e zotëruesve të ndryshëm feudalë si edhe kryengritjet popullore në krahinat e ndryshme veçmas, sado të fuqishme që kishin qenë, nuk ishin në gjendje të ndalnin pushtimin osman dhe të çlironin vendin. Po ashtu ishte bërë e qartë për Skënderbeu se sulltani nuk lejonte në asnjë mënyrë që zotërimet e Kastriotëve të mbeteshin të bashkuara qoftë në formën e një ziameti më vete në kuadrin e Sanxhakut shqiptar, që ishte formuar më 1431.

Këto ishin rrethanat në të cilat u zhvillua ajo kthesë vendimtare dhe filloi ajo etapë e re më e lartë në luftën kundër pushtimit osman dhe në gjithë historinë e Shqipërisë që lidhet me emrin dhe veprën e Skënderbeu Kjo kthesë që zhvillohet në vitet 1443-1444, i ka rrënjët në kushtet objektive e subjektive të brendshme, por u favorizua edhe nga disa rrethana të jashtme.

Përparimi osman në viset qendrore të Ballkanit drejt Danubit, pushtimi i serbëve më 1439, goditjet e njëpasnjëshme kundër Mbretërisë Hungareze, e detyruan këtë të kalonte që nga v.1442 në një politikë kundërsulmesh të fuqishme kundër osmanëve. Përfaqësues i kësaj politike u bë Janosh Huniadi , i cili pas Skënderbeu u bë një nga figurat më aktive të luftës antiosmane. Nën udhëheqjen e tij, një ushtri hungareze kaloi në vjeshtë të v.1443 Danubin. Për t'i siguruar asaj mbështetje në këto vise, u zhvillua një veprimtari e gjallë diplomatike, në të cilën u përfshi edhe Shqipëria. Në dritën e të dhënave duhet të mendohet se edhe Skënderbeu ishte në dijeni të asaj që po përgatitej, ndonëse emri i tij nuk përmendet. Qëndrimi i Skënderbeu në betejën e Nishit në ditët e para të nëntorit 1443, ku forcat osmane pësuan disfatë, nuk ishte një veprim i lindur spontanisht, por rezultat i një plani të paramenduar. Në këtë ndeshje në të cilën mori pjesë me repartet e veta si gjithë sanxhakbejlerët e tjerë, Skënderbeu u tërhoq me forcat shqiptare që kishte me vete, ose që mundi të mblidhte. I pajisur me një ferman që ia mori me forcë, siç na thonë shumë burime, sekretarit të vulës së Bejlerbeut, me shpejtësi të rrufeshme Skënderbeu mori rrugën e kthimit për në atdhe, rrugën e kryengritjes së hapur kundër sulltanit.

Gjithçka varej tani nga vendosmëria e shpejtësia e veprimit, për të ngritur në këmbë masat, për të zënë në befasi garnizonet armike në vend, për t'u marrë atyre kalatë, pikëmbështetjet e tyre të fuqishme në të katër anët e vendit. Faktori vendimtar që e lehtësoi planin e Skënderbeu ishte përgjigja që gjeti që në hapat e para ky veprim në tokat shqiptare. Mobilizimi masiv i forcave që filloi së pari në Dibër dhe erdhi duke u zgjeruar prej andej valë-valë në gjithë vendin, ishte prova se këtu ishte fjala për një veprim që u kthye brenda pak kohëve në një kryengritje të përgjithshme. Në këtë gjenin shprehje aspiratat dhe interesat e shtresave më të gjera të shoqërisë shqiptare - të masave fshatare mbi të cilat rëndonte prej kohësh pesha kryesore e sundimit të huaj, por edhe të asaj pjese të klasës feudale që ishte shpronësuar tashmë ose në rrezik të shpronësohej me zgjerimin e mëtejshëm të pushtimit osman. Në muajt e parë të kthimit, Skënderbeu zhvilloi një veprimtari të ethshme, të palodhshme dhe vendimtare deri në skajet më të largëta. Brenda 3 muajsh u morën kalatë e mëdha dhe u çlirua principata e Kastriotëve si dhe pjesa më e madhe e trevave shqiptare prej viseve në Veri të Matit deri në Dibër, Rekë e Polog, deri në Çermenikë e Malet e Mokrës, në krahinat midis luginës së epërme të Devollit e Semanit. Bashkë me viset deri atëherë të papushtuara në verilindje të Drinit si dhe në Kosovë, këto zona përbënin pjesën kryesore të trojeve të banuara prej shqiptarëve.

Se sa lart e çmonte Skënderbeu gatishmërinë luftarake të masave popullore, tregojnë fjalët që ai i tha popullit, sipas Barletit, në çastet solemne kur në kështjellën e Krujës së çliruar, më 28 nëntor 1443 u ngrit përsëri flamuri i Kastriotëve me shqiponjën e zezë dykrenore me fushë të kuqe; që u bë tani e tutje flamuri historik i luftërave për liri i popullit shqiptar: "Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu në mes tuaj... armët nuk jua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë, në ushtat"

Duke nxjerrë mësime nga përvoja e dhjetëra vjetë luftimesh e dështimesh në plan shqiptar dhe ndërkombëtar dhe duke u përgatitur për të ardhmen, Skënderbeu vuri tani në jetë përfundimin e madh, që u bë guri themeltar i gjithë veprimtarisë së tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak në vitet e ardhme, se pa kapërcyer pozitat e vjetruara politike të përçarjes së vendit në një varg zotërimesh të veçanta, pa krijuar një bazë politiko-ushtarake të organizuar e të qëndrueshme, pa bashkërenditur veprimet e brendshme me lëvizjet antiosmane që organizoheshin në plan të jashtëm, lufta nuk do të kishte perspektivën e fitores. Ishte merita e madhe e Skënderbeu që u bë shprehësi dhe zbatuesi më i qartë, më i ndërgjegjshëm dhe i vendosur i kësaj domosdoshmërie që impononte situata objektive.

Pas fitoreve të para të v.1443-44 filluan gjithnjë e më të forta kundërgoditjet e ushtrive osmane, të cilat niseshin nga bazat e tyre të mëdha në portat e trojeve shqiptare, në Ohër, Manastir, Kostur e Shkup me forca gjithnjë e më të mëdha, me ekspedita të organizuara vit për vit me një rregullsi të paramenduar, në kohën e mbjelljeve e të korrave, për të shterur forcat njerëzore dhe mundësitë ekonomike të vendit. Detyrës më urgjente, organizimit sa më efektiv të mbrojtjes së vendit, i shërbeu thirrja e Kuvendit në Lezhë (2.3.1444) dhe themelimi i një besëlidhjeje të sundimtarëve shqiptarë si organ politik dhe krijimi i një arke lufte për të mbajtur ushtrinë e përbashkët të Lidhjes.

Me autoritetin e vet si udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme dhe nismëtar i mbledhjes, si përfaqësues i njërës nga principatat më të rëndësishme të vendit nga pikëpamja politike dhe ushtarake-ekonomike, Skënderbeu mundi t'u imponohej sundimtarëve feudalë dhe përfaqësuesve të krahinave të vetëqeverisura për të kapërcyer divergjencat që kishin midis tyre. Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e Shqipërisë. Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i saj i përgjithshëm. Nën udhëheqjen e Skënderbeu ushtria që ai organizoi, kaliti e komandoi, u bë një armë e fuqishme tejet e shkathët për mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare për më se 25 vjet mundën t'u bënin ballë vërshimeve të njëpasnjëshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve që organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, të mbiquajtur "pushtues të botëve", për të zhdukur këtë vatër qëndrese e front të ri që u hap në brinjën e tyre perëndimore, në një kohë kur vëmendja e osmanëve ishte drejtuar para së gjithash drejt Veriut, Danubit. Në Shqipëri dështoi politika e tyre e frikësimit, e mbështetur në epërsinë numerike dhe të armatimit.

Duke shfrytëzuar veçoritë e terrenit shqiptar, luftën tradicionale popullore dhe duke e kombinuar si mjeshtër i artit luftarak me operacione të mëdha strategjike-taktike dhe ndeshje frontale, Skënderbeu kundërshtarin e lodhur me pusi e kurthe, alarme e shqetësime të vazhdueshme, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe e shkatërronte përfundimisht. Me këtë strategji të mbrojtjes aktive, me parimin "mbrohu duke sulmuar", ai arriti rezultate të shkëlqyera me një ushtri relativisht të vogël, duke vënë në jetë parimin e tij "se kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 10-12000 vetash, nuk do të mund ta bënte këtë as edhe me një ushtri shumëfish më të madhe". Kjo ushtri bashkonte vrullin e një ushtrie popullore me përvojën e reparteve të zgjedhura, të specializuara për detyra të veçanta të një ushtrie të qëndrueshme, të rroguar, me komandantë të dalë nga radhët e popullit që u rritën e u kalitën bashkë me ushtrinë nën komandën e Skënderbeut.

Me këto forca komanda shqiptare arriti të fitonte dhjetëra beteja kundër ushtrive kufitare osmane. Fushat e Pologut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Drinit e Shkumbinit sidomos në vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e Ujit të Bardhë (1457), të Livadit pranë Ohrit (1462), të Vajkalit (1465) etj. u bënë sheh disfatash të ushtrive të rëndësishme osmane.

Me këto koncepte taktike-strategjike Skënderbeu arriti të prapste e thyente edhe forcat kolosale të ushtrive perandorake të llogaritura në mbi 100.000 veta, që erdhën me Muratin në krye për rrethimin e Sfetigradit (1448) dhe të Krujës (1450), si dhe me Mehmetin II për rrethimin e dytë e të tretë të saj më1466-1467.

Taktika e shkatërrimit sistematik të vendit, masakrat masive të zbatuara sidomos nga Mehmeti II (në Çidhnë u vranë më 1467 mëse 10000 pleq, gra e fëmijë), nxitja e lëkundjeve dhe konflikteve midis anëtarëve të Lidhjes Shqiptare nuk mundën të përçanin bashkimin e formuar me Skënderbeu në krye. Këto momente kritike udhëheqësi i luftës mundi t'i përballonte me sukses, sepse kishte mbështetjen masive e të qëndrueshme nga ana e shtresave të gjera sidomos të fshatarësisë, që shihnin në luftën konsekuente të udhëhequr nga Skënderbeu rrugën më të efektshme për të përballuar rrjedhimet shkatërrimtare të luftës. Uniteti politik dhe ai ushtarak kushtëzonin njëri-tjetrin. Kryetari dhe komandanti i Lidhjes së Lezhës, i cili në një fazë të parë nuk kishte qenë veçse «një i parë midis të barabartëve», u detyrua tani të ndërhynte kur qe nevoja, në interes të luftës së përbashkët, në zotërimet e aleatëve të tij, duke cenuar autonominë e tyre, çka çoi, sidomos në vitet 50, në konflikte me Arianitët, Muzakët, Dukagjinët, ndonëse ishin të lidhur me lidhje farefisnie me Kastriotët, madje midis vetë këtyreve, konflikte që shkuan deri në tradhti (M. Golemi 1456, Hamza Kastrioti 1457 etj.). Këto rrethana e detyruan Skënderbeu të merrte masa energjike madje duke vënë dorë mbi tokat e tyre dhe duke marrë masa shtrëngimi, deri edhe dënimi me vdekje.

Me një evolucion të brendshëm, besëlidhja e sundimtarëve shqiptarë filloi të kthehej në një aparat shtetëror, në një shtet të përqendruar, që kishte si bërthamë qendrore zotërimet e Kastriotëve. Në gjirin e klasës sunduese, në këto kushte, pozita kryesore në aparatin politik-shtetëror e ushtarak kaluan kryesisht në duart e feudalëve të vegjël, të cilët qëndronin besnikërisht prapa përfaqësuesit të pushtetit qendror. Që nga fundi i viteve 50, në vartësinë e këtij shteti hynë edhe zotërimet e një vargu sunduesish që ishin përpjekur të ruanin pozitën e vet duke kërkuar mbështetje në forca të jashtme.

Formimi i këtij shteti ishte një hap i rëndësishëm për bashkimin politik të shqiptarëve, edhe pse nuk përfshinte gjithë trojet shqiptare; jashtë tij mbeteshin viset në Jug të vijës Seman-Vjosë ku prapa krahëve të osmanëve gjendeshin një varg zonash të lira që përbënin vatra qëndrese, pjesë të luftës së përgjithshme. Principata e Kastriotëve nën sundimin e Skënderbeu përfshiu kështu në një shtet politikisht të pavarur pjesën më të madhe të trojeve shqiptare të papushtuara nga osmanët. Duke iu referuar historisë Skënderbeu e deklaronte veten si pasardhës e vazhdues i veprës së bashkimit politik, që kishin ndërmarrë në fund të shek. XIV sundimtarët nga dinastia e Balshajve.

Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit të përqendruar shqiptare bëri atë një faktor politik e ushtarak të rëndësishëm aktiv edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lufta që zhvillohej në Shqipëri ishte pjesë e asaj lufte për liri me të cilën popujt e Evropës Juglindore, e midis tyre në radhë të parë shqiptarët, duke gozhduar forca të mëdha në trojet e tyre u bënë një ledh mbrojtës kundër vërshimit shkatërrues të agresionit osman.

Për Skënderbeun ishte e qartë se një nga kushtet ndihmëse për zhvillimin e luftës antiosmane në Shqipëri ishte bashkëpunimi me forcat e jashtme, të interesuara për t'iu kundërvënë vërshimit osman. Që më 1443-44 e më tej më 1448-56 Skënderbeu krijoi lidhje me Huniadin për të arritur një front të përbashkët në Kosovë, dhe për të ndihmuar forcat hungareze që luftonin në Belgrad. Nuk munguan gjithashtu lidhje bashkëpunimi me sundimtarët e fundit ballkanas, mbretin e Bosnjës, despotët e Serbisë dhe të Artës, me kryepeshkopin e Ohrit, të cilët qenë në fakt ata më të interesuar të përfitonin nga lufta që zhvillohej në Shqipëri. Vëmendje u kushtoi Skënderbeu sidomos përpjekjeve për të tërhequr në një bashkëpunim efektiv shtetet perëndimore më të afërta Republikën e Venedikut, Mbretërinë e Napolit, Papatin e Romës, duke llogaritur se ishte vetë interesi i këtyre shteteve që të ndihmonin aktivisht, materialisht e ushtarakisht luftën në Shqipëri për të siguruar krahët nga sulmet osmane prej Ballkanit. Por këto shtete synonin vetëm të përfitonin nga lufta e popujve ballkanas, duke ua lënë atyre gjithë barrën e duke i përcjellë me fjalë të mira e urime. Republika e Venedikut i trembej përforcimit të Lidhjes Shqiptare e të pozitës së Skënderbeut që mund të vinin në rrezik zotërimet e saj në Shqipëri. Ajo bëri kundër Skënderbeu një luftë të fshehtë që synonte vrasjen e tij dhe përçarjen e Lidhjes dhe arriti deri në luftën e hapur në dy fronte, të kombinuar nga osmanët më 1445. Edhe kur Republika hyri në luftë me sulltanët më 1463 dhe u lidh me marrëveshje me Skënderbeun dhe Hungarinë, ajo e konsideronte luftën në Shqipëri vetëm si një aksion për të lehtësuar frontin e saj në Peloponez. Skënderbeu i dënoi ashpër këto qëndrime sidomos në situatën e vështirë të rrethimit II e III të Krujës (1466-67), duke deklaruar se "nuk kishte besuar që mund të ekzistonte një shpirtligësi e tillë siç e treguan këta priftërinj" dhe se "duhej luftuar më tepër kundër këtyre se kundër turqve". Edhe Mbretëria e Napolit ishte e interesuar ti hapte rrugën ekspansionit të saj drejt Mesdheut Lindor, me anë traktatesh të lidhur me një varg sundimtarësh ballkanas, me traktatin e Gaetës të përfunduar më 1451 me Skënderbeun, Alfonsi V i Aragonës i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmën ushtarake financiare kundër osmanëve, ndërsa Skënderbeu po të plotësohej ky kusht do të njihte Alfonsin si kryezot, me cilësinë e vasalit për tokat që do të çliroheshin me forca të përbashkëta. Ky bashkëpunim që nuk cenonte politikën e pavarur të Skënderbeut, mbeti pa u realizuar; lufta që synonte Skënderbeu. kërkonte një angazhim tërësor të forcave që Alfonsi s'kishte ndërmend ta bënte.

Një orvatje të dytë për të angazhuar Napolin dhe aleatët e tij, Milanon, Papatin, në një aksion të përbashkët kundër osmanëve, bëri Skënderbeu në vitet 1460-62 me ekspeditën ushtarake në ndihmë të Ferdinandit kundër baronëve kryengritës në Italinë e Jugut, duke treguar qartë, siç ishte qëllimi i tij, vlerën luftarake të forcave shqiptare për atë aksion. Në mendimin politik të njerëzve më të qartë të kohës po bëhej gjithnjë e më e dukshme rëndësia e Shqipërisë si kryeurë për kalimin e osmanëve drejt Perëndimit. "Invazioni i Europës është i sigurt, shkruante në këtë kohë një ushtarak anglez, sepse s'ka fuqi që mund të bëjë rezistencë po të bjerë kështjella shqiptare". Ndërgjegjja për funksionin evropian të luftës së shqiptarëve gjeti shprehje në planet që u hartuan në konferencën e disa shteteve evropiane në Mantova me 1458 si dhe më vonë më 1464, kur u hodh ideja për një front të gjerë politik e ushtarak antiosman, që do të përfshinte Burgonjën e disa shtete kryesore italiane, Shqipërinë dhe Hungarinë si dhe kundërshtarët e Mehmetit II në Azi. Por politika dritëshkurtër veçanërisht e shteteve italiane bëri që të dështonin këto plane. Për këtë funksion evropian të luftës së shqiptarëve ishte i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu kur i deklaronte një princi italian se "po të mos ishte lufta jonë, ato vende që thoni se janë tuajat, do të kishin rënë prej kohësh në duart e turqve".

Skënderbeu vdiq i sëmurë në Lezhë, ku do të organizohej një kuvend i krerëve shqiptarë, dhe u varros po aty.

Personaliteti i Skënderbeu si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princërit feudalë bashkëkohës të Perëndimit. Luftëtar i thjeshtë midis luftëtarëve, ai luftonte me «mëngë të shpërvjelura», në krye të një kalorësie që vepronte me shpejtësi të jashtëzakonshme në krahasim me ushtritë e rënda feudale, bartës i një emri me famë botërore, ai «Ishte i veshur si një njeri i varfër»; si burrë shteti ai nuk njihte intrigat politike dhe armën e fshehtë të parasë, armët karakteristike të kohës. Mishërues i traditave më të larta të popullit të tij, ai ishte shprehës i asaj force vitale të jashtëzakonshme që ka manifestuar kurdoherë populli shqiptar.

Figura e Skënderbeu sintetizon një epokë të tërë të historisë kombëtare shqiptare; luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (1380-1479), për mbrojtjen e tokës, të lirisë, të pavarësisë së vet. Me këtë luftë iu vunë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e çuan deri në fund - bashkimit të popullit shqiptar në shtetin e tij kombëtar.

Si simbol i një lufte të lavdishme për liri, si strateg i madh e mjeshtër i artit luftarak, figura e Skënderbeu tërhoqi gjatë shekujve vëmendjen e historianëve, ushtarakëve, të burrave të shtetit, të njerëzve të artit dhe të fantazive krijuese të popujve. Këtu e kishte burimin ajo literaturë shumëgjuhëshe që u botua dhe vazhdon të botohet për të në të katër anët e botës. Figura e Skënderbeu dhe lufta që udhëhoqi ai u bë një burim i madh frymëzimi gjatë luftërave çlirimtare dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Si ruajtëse, vazhduese dhe kurorëzuese e thesarit të traditave historike-patriotike e revolucionare, Shqiptarët e mbajtën lart këtë flamur gjatë luftërave dhe e bënë Skënderbeu një figurë të madhe mobilizuese, i dhanë atij vendin e nderit që ai e mban e do ta mbajë kurdoherë.

SKËNDERBEU NË LETËRSINË BOTËRORE

Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të historianëve, por edhe të shkrimtarëve. Prej autorësh të vendeve dhe të epokave të ndryshme historike janë shkruar një mori veprash letrare në gjini dhe lloje të ndryshme. Krijimet e para kushtuar Skënderbeut janë dy vjersha latinisht prej autorësh italianë, miq të M. Barletit, i cili i vuri në krye të botimit të parë të veprës së tij për heroin. Këto u pasuan në shek. XVI nga një radhë krijimesh poetike, ndër të cilat më të njohura janë sonetet e poetëve të Rilindjes, si francezi P. Ronsar (1576), që ngre lart bëmat e Skënderbeut dhe anglezi E. Spenser (1596), i cili e krahason Skënderbeun me njerëzit e mëdhenj të lashtësisë. Në prozën artistike të kësaj kohe Skënderbeu u shfaq në romanin « Tmerri i turqve» (1548) i italianit Antonio Posenti. Kujtimi i luftërave heroike të Skënderbeut vijoi të gjente jehonë në veprat letrare edhe të shek. XVII. E kësaj kohe është poema «Skënderbeida» (botuar në Romë më 1623) e poeteshës së njohur italiane Margerita Sarroki, që e vizatoi Skënderbeun si hero të vërtetë dhe kalorës fisnik. Cilësitë morale të Skënderbeut si luftëtar i pamposhtur i lartësuan në veprat e tyre edhe: gjermani Jakob Kokert («Këngë mburrëse», 1643) dhe francezi Zhan Bysier (poema «Skënderbeu», 1658). Figurës së Skënderbeut në këtë epokë iu sollën edhe dramaturgët. Autori i njohur anglez K. Marlou shkroi veprën «Historia e vërtetë e Gjergj Kastriotit». Rrugën e tij e ndoqën edhe dramaturgë të shumtë nga disa vende të Evropës, si Spanja, Italia, Franca, Suedia, Polonia, Greqia etj., të cilët i tërhoqi jeta plot peripeci e ngjarje të vrullshme e Skënderbeut. U hartuan një varg dramash, tragjedish dhe librete për opera dhe balete. Shkrimtari i madh spanjoll Lopes de Vega shkroi veprën « Princi Skënderbeg», që i takon llojit të «komedive të famshme», të cilin e lëvruan edhe dramaturgë të tjerë. Po në shek. XVII figura e Skënderbeut u dha temën dy prozatorëve: francezit Yrben Shevro («Skënderbeu, 1644) dhe një autori anonim rus («Tregime për Skënderbeun, princin shqiptar»).

Kur kërcënimi otoman ndaj Evropës filloi të pakësohej, vëmendjen e shkrimtarëve qe nga fundi i shek. XVII nisën ta tërheqin ngjarjet dhe episodet intime vetjake. Lindi kështu romani me elemente të letërsisë kalorsiake, gjë që u përgjigjej kërkesave ideore të rretheve të larta shoqërore. E tillë është vepra «Skënderbeu i madh» (Amsterdam, 1688) e një autoreje anonime dhe romani i vëllimshëm «Skënderbeu ose aventurat e princit të Shqipërisë» botuar në Paris më 1732. Po në këtë kohë botohen drama të tjera me temë nga Skënderbeu: në Angli «Skënderbeu ose dashuri dhe liri» (1747) e Tomas Uinkopit, «Skënderbeu» i Uiljam Havardit dhe «Heroi i krishterë» i Xhorxh Lilosë, në të cilat shtrohej problemi i detyrës së individit dhe i udhëheqjes ndaj atdheut. Kësaj kohe i përkasin disa drama hartuar prej autorësh italianë e francezë, si «Trimëritë e princit Skënderbe, mundësit të Sulltan Muratit» (1730) e Anton Xambonit, « Skënderbeu princ i Shqipërisë» (1770) e Mauricio Gerardinit dhe «Skënderbeu» (1786) e Pol Debyjsonit. Vendi i rëndësishëm që fitoi drama në trajtimin e kësaj teme dha dorë që figura e heroit nga skena e teatrove dramatike të kalojë në repertorin e aktorëve shëtitës anglezë dhe gjermanë. Kjo bëri që emri i heroit kombëtar shqiptar të fitonte një popullaritet edhe më të madh.

Me vrullin e lëvizjeve çlirimtare kombëtare që shpërthyen në Evropë në shek. XIX pati një ringjallje të interesimit për personalitetin e Skënderbeut. U botuan një varg veprash artistike: drama « Çlirimi i Greqisë» (1821) e gjermanit Karl Sondershauzen, në qendër të së cilës është figura e Skënderbeut, drama « Skënderbeu» (1835) prej suedezit F. G. Rudbek, «Skënderbeu, poemë heroike» (1824) e poetit romantik gjerman Fridrih fon Nidda. Rreth gjysmëshekulli më pas poeti revolucionar maqedonas Grigor Perliçev shkroi dramën në vargje «Skënderbeu» (1861), në të cilën Skënderbeun e dha si udhëheqës të madh të shkrirë me popullin. Ndër romanet e pakta kushtuar Skënderbeut duhen përmendur romani i Antonio Xonkadës, pjesëmarrës i lëvizjes garibaldine, vepër e cila shquhet nga fryma e theksuar demokratike që duket në pasqyrimin e heroit tonë si udhëheqës thellësisht popullor, «Kapiteni i jeniçerëve» (1887) i anglezit Xh. Ludllou, «Për jetën» i shkrimtarit polak Tomas Jazh. Në Francë Skënderbeu u bë hero i dramave historike të autorit neoklasicist Gijom K. Perlyse dhe të Rogatien Forresë. Por vepra më e goditur për Skënderbeun në letërsinë botërore është poema me të njëjtin titull e Henri Longfellout (1873). Përkthimi mjeshtëror i Fan S. Nolit e bëri atë për shqiptarët veprën më të njohur prej një autori të huaj për Skënderbeun.
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Personalitete Historike-Shqiptare

Mesazh nga Vizioner prej Sun Nov 29, 2009 1:33 pm

Ismail Qemali



QEMALI Ismail (1844-1919).

Udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryeministër i parë i Shqipërisë së pavarur. Hero i Popullit. Lindi në Vlorë në një familje çifligare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.

Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me L. Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare. Vdiq në Itali.
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Personalitete Historike-Shqiptare

Mesazh nga Vizioner prej Sun Nov 29, 2009 1:40 pm

Lekë Dukagjini



DUKAGJINËT.

Familje sunduese feudale e shek. XIV-XV; zotërimet e saj shtriheshin në Shqipërinë e Veriut, nga Zadrima e Sipërme deri në Ndërfandinë dhe në bashkimin e Drinit të Zi me të Bardhin; në këtë trevë u ruajt emri i zotëruesve deri në ditët tona (Krahina e Dukagjinit, Rrafshi i Dukagjinit). Burimet bashkëkohore i përshkruajnë këto vise si një krahinë të gjerë, me burra trima e të fortë, me monumente kulture, fqinjë me zotërimet e Kastriotëve. Stema e Dukagjinit ishte një shqiponjë e bardhë njëkrenore.

I pari pjesëtar i njohur i familjes konsiderohet një "Dukë Gjin Tanushi" i përmendur në fund të shek. XIII. Dukagjinit u përkiste edhe qyteti i Lezhës që e humbi Tanush D. me të vëllanë më 1393. Përfaqësuesit kryesorë të D. në shek. XV ishin vëllezërit Nikollë e Pal D., dhe i biri i këtij të fundit Lekë D. Nikollë D. udhëhoqi më 1431 kryengritjen antiosmane që arriti të çlirojë për një kohë Dejën . Të dy vëllezërit morën pjesë në Kuvendin e Lezhës më 1444 dhe si anëtarë të Lidhjes, në luftën e udhëhequr nga Skënderbeu kundër Venedikut më 1447-48. Pretendimet territoriale të D. u bënë shkak konfliktesh me sundimtarët e tjerë, si më 1445 për Dejën me Lekë Zaharinë, i cili me këtë rast u vra. Përforcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut i largoi D. nga ai dhe i afroi ata herë me Venedikun (më 1456) e herë me osmanët (më 1457). Me ndihmën e këtyre Lekë D. mori kalanë e Satit, çka e detyroi Skënderbeun të ndërhynte kundër Lekës për të mënjanuar këtë pozicion të rrezikshëm prapa krahëve të tij. Paqja e qëndrueshme midis D. dhe Skënderbeut u arrit më 1463 me ndërmjetësimin e Pal Engjëllit, kryepeshkop i Durrësit. Rritja e presionit osman i detyroi D. të merrnin pjesë fuqimisht në luftë, tani që zotërimet e tyre u ndodhën drejtpërsëdrejti nën goditjet osmane. Pas vdekjes së Skënderbeut Lekë D. u bë një nga figurat kryesore udhëheqëse të luftës; ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e forcave shqiptare para Krujës në shtator 1477. Rënia e kalave të fundit më 1478-79 detyroi Nikollë e Lekë D. të linin zotërimet e veta e të mërgonin në Itali, por u kthyen më 1481, pas vdekjes së Mehmetit II, si edhe sundimtarë të tjerë shqiptarë për të vazhduar luftën, ndonëse pa rezultat. Me emrin e Lekës lidhet Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili përmbledh normat juridike që rregullonin marrëdhëniet në shoqërinë malësore.

Pasardhësit e një dege tjetër, që ishin rritur në oborrin e sulltanit bënë atje karrierë, siç qenë Veziri Dukagjinzade Mehmet dhe Dukagjinzade Jahjabej dhe Ali Bej, këta të fundit poetë të rëndësishëm të letërsisë turke që ruajtën në veprat e veta kujtimin e prejardhjes së tyre.

Kush ishte ARBËRESHI LekË Dukagjini

Lekë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skenderbeut, që u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes se Heroit Kombëtar. Per studjuesit, me trashëgiminë e tij te "Kanunit", ai gjykohet si një figurë e plotesuar e Arbërisë Mesjetare, që ka luftuar per identitet
Duhet thënë se, deri me sot, nuk mjaftojnë dokumentat për të treguar fytyrën e vërtetë te Lekë Dukagjinit. Ai ishte bashkëkohës i Skenderbeut dhe si për një koincidence dhe ai u bë i njohur, si Skendërbeu, kur mori në zotërim, principatën, që i la trashëgim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodrës, që sot janë të mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës, dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Referuar autorit të monografisë, Çobani, Leka kishte marre një kulturë të gjithanshme, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humaniste të Rilindjes Evropiane dhe në qytete të tilla si në Venecia, Raguzë apo Shkodër.
Duke iu kthyer kohës se tij, kontakti i parë me Skenderbeun i familjes, ka qenë në Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, të jatin e Lekës. Emri i familjes, qëndron pak në kronika sepse, me vonë historia duket se është e fokusuar vetëm në figurën e Skenderbeut, që në atë kohe, kishte një kontakt shumë të madh, me Oborret më në zë të Evropës dhe emri i tij ishte tepër i lakuar nga të gjithë.

"Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut dhe me më autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikes veneciane (dhe të historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me rezistencën e shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti, venecianët pushuan se përfoluri Lekë Dukagjinin", thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar pak kohë më parë Dukagjinit të Ri.

Por, duhet thënë se kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjen e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare, përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Porten e Lartë (1479). Pas kësaj, historianët heshtin.
Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishte gjallë. Në fund të viteve '50 në shekullin XV, nga kronikat e kohës përmendet se Principata e Dukagjinëve nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara. Lezha u është dorëzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principatës është shkatërruar me themele nga turqit e kështu me rradhë.

"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".
Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

Kronologjia e jetes se tij
Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.
1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.
1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.
1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.
1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.
1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.
1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.
1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.
1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abdyl Frashëri

Mesazh nga Vizioner prej Wed Jan 20, 2010 7:30 pm


FRASHËRI Abdyl (1339-1892).

Patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Lindi në Frashër (Përmet) në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar; vëllai i madh i Naim Frashërit dhe Sami Frashërit. Abdyl Frashëri e kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e Perandorisë Ruse, të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane dështuan gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.

Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri (atëherë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll (Komiteti i Stambollit). Si kryetar i tij ai dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e platformës politike që adoptoi lëvizja kombëtare pas fitores ruse mbi Perandorinë Osmane dhe sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit. Sipas tezës së Abdyl Frashëri. në kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste të Rusisë cariste, nga interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur më këmbë Perandorinë Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinjë për ta copëtuar Shqipërinë, zgjidhja më e përshtatshme (një zgjidhje kjo e përkohshme) ishte krijimi i një shteti autonom shqiptar nën sovranitetin e sulltanit ose të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.

Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të Stambollit, të cilën Abdyl Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl Frashëri. u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit të punëve të jashtme të saj. Ai përfaqësoi Toskërinë në Kuvendin e Parë të Dibrës (1 nëntor 1878), ku u miratua rezoluta me të cilën kërkohej zyrtarisht nga Porta e Lartë krijimi i vilajetit të bashkuar autonom të Shqipërisë. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Në pranverën e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. Abdyl Frashëri ishte promotori i projektit që miratoi Kuvendi i Dytë i Frashërit për të formuar qeverinë e përkohshme. Ai udhëhoqi gjithashtu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës që u shpreh për krijimin e shtetit autonom shqiptar me anën e lëvizjes së armatosur.

Abdyl Frashëri. e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në Kosovë dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet kosovarë, vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vitit 1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm në përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane.

Pas shtypjes së Lidhjes, u arrestua dhe u dënua me vdekje nga gjyqi special osman, por dënimi u kthye në burgim të përjetshëm. Megjithatë, pasi qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj, për arsye shëndetësore u lirua, por me kusht që të, hiqte dorë nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sëmurë dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinë patriotike derisa vdiq në Stamboll më 23 tetor. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978.
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ali Pashë Tepelena

Mesazh nga juna prej Wed Jan 20, 2010 9:58 pm



ALI PASHE TEPELENA
Ali Pashë Tepelena (Ali Pashë Janina, rreth 1740 - 24 janar 1822) sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë (laberi) në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t'u bërë sundimtar i vetëm i vendit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje. Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.


Portret i Ali Pashë TepelenaPolitika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.
avatar
juna
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 51
Reputation : 0
Anmeldedatum : 24/11/2009
Ort : Albania

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dritëro Agolli

Mesazh nga Vizioner prej Wed Jan 27, 2010 11:41 am


Dritëro Agolli.

Poet, prozator dhe publicist, që nga v.1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Lindi më 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit studimet e larta për filologji, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit". Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi.

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll. Poemë malore. Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri.
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Atë Gjergj Fishta

Mesazh nga Vizioner prej Wed Jan 27, 2010 11:44 am


Atë Gjergj Fishta
(1871-1940)


I pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmimin Nobel, prozator, poet, përkthyes. "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombëtar i shqiptarëve" - Eqerem Çabej.

Më 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, më 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", një vëllim prej 17000 vargjesh, që u cilësua si Iliada shqiptare ose Bibla e lëvruesve të shqipes. Ishte kryetar i kongresit të Manastirit dhe propozimi i tij fitoi në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në tetor 1913 nxjerr revistën "Hylli i drites", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Personalitete Historike-Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi