Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme te dites -nga Shqiperia-

5 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Korriku, bilanc lufte

Mesazh nga Lilly Sun Aug 01, 2010 4:58 pm

Vetëm për një muaj, përkatësisht për korrikun 27 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore vetëm dhe 50 të të tjerë janë plagosur dhe janë nën trajtim nëpër spitale të ndryshme.
Këtij bilanci tragjik dhe të frikshëm i shtohen edhe shifrat e larta të 19 shtetasve të cilët janë vrarë me armë zjarri, ekzekutuar për larje hesapesh, apo në debat e sipër për motive banale prej të cilëve gjashtë janë viktima të krimit në familje.

Vrasjet që kanë ndodhur këtë korrik të përgjakshem dhe që policia i ka arkivuar tashmë me termin aq shumë të dëgjuar « për motive të dobta » kanë ndodhur për motive nga sherre mes adoleshentësh për mëri të nisura nga Facebook-u deri tek vrasje për shkak të humbjes së një celulari siç është ajo e një biznesmeni në Durrës.

Por sikur çdo verë tjetër e cila tashmë është kthyer e parashikueshme për policinë, ekzekutimet mafioze për larje hesapesh apo çështjesh të mbetura pezull, korriku ka qenë i ngarkuar me krime të këtij lloji.

Franc Konomi u vra sipas një modeli tashmë të njohur në Shqipëri, në një orar të mbipopulluar me njerëz në çastet që viktima do merrte makinën dy persona me motoçikletë kryen vrasjen dhe lanë policinë në kërkim të gjurmëve.

Pa kaluar shumë ditë prej kësaj, një ekzekutim mafioz ndodhi në Lushnjë ku një 27 vjeçar i njohur me nofkën « Iriqi », person i shoqëruar në komisariat për llogari të hetimeve mbi bandën e Lushnjës u gjet i vrarë.

Gerti Lala ishte qëlluar fillimisht me thikë dhe mandej edhe me armë zjarri.

Edhe biznesmeni Kaçandon Shehaj u ekzekutua në Vlorë në momentin që po parkonte makinën sërish sipas të njëjtave proçedura të kriminalitetit.

Por akoma më i rëndë ka qenë krimi në familje, më tronditësi prej të cilëve ai i ndodhur ne fshatin Samrish të Shkodrës.

Dy gra, nënë e bijë u ekzekutuan nga kryefamiljari pas një grindjeje që mendohet se kishte lidhje me xhelozinë e autorit të krimit. Pjetër Pejolli qëlloi bashkëshorten dhe të bijën 17 vjeçe me armë e mandej i masakroi ato edhe me mjete të ftohta.

Muaji korrik mbyllet kështu me një bilanc të tmerrshëm prej 50 persona të vdekur, me një ditë zie kombëtare sikurse është ajo pas aksidentit fatkeq të Fushë-Arrëzit nga i cili 15 persona nuk i shpëtuan dot vdekjes dhe 20 të tjerë dolën të plagosur.

Por më shumë se këto të dhëna korriku mbyllet me një analizë të munguar prej të cilit do të duhej të reflektohej për të parandaluar krimet, për të ulur shifrat alarmante të aksidenteve vdekjeprurëse në mënyre që kushdo të bëhet pjesë e atyre masave që lënë të kuptosh se jeta e gjithsecilit vlen.



Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Aksidente

Mesazh nga Lilly Sun Aug 01, 2010 5:09 pm

Aksident në Fier-Vlorë, 6 të plagosur
Gjashte persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi mëngjesin e së dielës në aksin kombëtar Fier-Vlorë.

Dy automjete tip Mercedes-Benz, njëra me targë Vl 2392 A dhe tjetra FR 5051 B, janë përplasur në afërsi të fshatit Ferras, rreth ores 04.30 minuta.

Një çift bashkëshortësh, Trifon dhe Marigo Nushi, përkatësisht 70 dhe 67 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit me targa të Vlorës kanë marrë plagë të rënda. Gjithashtu edhe tre shtetasit, mes tyre edhe një 16 vjeçare, që udhetonin me mjetin me targa të Fierit janë plagosur rëndë.

Gjashtë të plagosurit janë dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit. Ndonëse në gjendje të rëndë, 6 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, shkak për këtë aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ishte përgjumja e drejtuesit të mjetit me targa të Vlorës.

Aksident në Elbasan-Peqin, 5 të plagosur
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku pas përplasjes së dy mjeteve me njëra-tjetrën kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Dy mjete, njëra tip Skoda dhe tjetra tip Mercedes-Benz janë përplasur me njëra-tjetrën dhe shkak i përplasjes që ka lënë 5 persona të plagosur është parakalimi i gabuar i makinës tip Benz, e drejtuar nga shtetasi Arben Gjevori, 35 vjeç i cili është prangosur nga policia.

Mësohet së të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Shkon në 11 numri i personave të lënduar vetëm në dy aksidentet e ditës së sotme. I pari që la të plagosur 6 persona ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin kombëtar Fier-Vlorë.




Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Mon Oct 25, 2010 11:16 am

Dasma e Linda dhe Edi Ramës

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Edi20l10

Rose
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Fri Oct 29, 2010 9:34 pm

Griset emri i Berishës nga parulla për vitin e Nënë Terezës, te Muzeu Kombëtar

Parulla e madhe në mes të Tiranës e vendosur disa muaj më parë dhe e shumëdiskutuar për shkak të përmasave të emrit të Sali Berishës në raport me emrin e Nënë Terezës është grisur gjatë orëve të natës midis të mërkurës dhe të enjtes.

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Griset10

Dje, në orët e para të mëngjesit, është vënë re se dikush ka grisur emrin e Sali Berishës nga bezja e madhe që zinte gati të gjithë fasadën e Muzeut Kombëtar prej muajsh.
50 metra larg vendit, ku 20 vjet më parë u hoq zvarre statuja e Enver Hoxhës, dikush ka menduar për të zhdukur një tjetër simbol të madhështisë së rreme. Bezja ishte grisur vetëm në pjesën ku gjendej emri i S. Berishës.

Bravo Bravo Bravo
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Fri Dec 03, 2010 3:54 pm

Shkodër,zgjerohet harta e përmbytjes

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Xhabij10

Situata sa vjen e perkeqesohet ne Shkoder, nderkohe qe rreziku ka perfshire edhe Lezhen, per shkak te problemit me argjinaturen e Torovices.

Niveli i ujit ka shenuar rritje, nderkohe qe harta e tokave te zhytura ne uje eshte zgjeruar.
Te dhenat e fundit nga Shtabi i Emergjencave bejne me dije jane 11 mijë ha të përmbytura, ndërsa mbrëmjen e djeshme u raportuan 10 mijë ha tokë e përmbytur.

Nderkohe 1000 shtëpi jane te përmbytura dhe 1500 shtëpi të tjera të rrethuara nga uji.
Numri i personave te evakuuar eshte shtuar, duke mberritur ne 7000 vete.

Shkodra drejt izolimit per shkak te vershimit te ujit ne lagjet e qytetit. Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Shkoder ka deklaruar se fjala kyce ne nje moment te tille eshte vetem evakuimi.

Ne zonen e Shkodres nderkohe vazhdon me intensitet evakuimi i banoreve, nderkohe qe qarkullimi ne zone behet ose me kamione te ushtrise, ose me varka. Rruga Shkoder-Tirane vazhdon te jete shume problematike per te levizur.

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Wed Dec 08, 2010 11:55 am

'Azil politik sapo të hiqen vizat'

100 ish-të persekutuar paralajmërojnë nisjen kolektive dhe veprimin ekstrem pas heqjes së vizave. Protestë me zinxhirë te Parlamenti Europian. Udhetimin e pazakonte e paguan biznesmeni Beqir Caushi.

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Te20pe10

Thonë se u ka sosur durimi. Deri në atë pikë sa, sapo të hiqen vizat do të nisen ta kërkojnë shpëtimin dhe fatin drejt Brukselit. E jo thjesht me ndonjë takim protokollar me krerët më të lartë drejtues të Europës së ëndërruar edhe kur shumë shqiptarë të tjerë e përbuznin. Por do të shpërthejnë shpirtin që iu vlon kaherë pa shpëtim në vendin e tyre, ku as dikur, as tash nuk po e gjejnë veten. Dhe do shprehen vërtetësisht, ashtu siç ndiejnë. Me një grevë të paqtë e njëkohësisht tronditëse urie, mu përpara Parlamentit Europian. Duke kërkuar deri azil politik, e jo në kohët e Shqipërisë komuniste, por paradoksalisht të asaj postkomuniste.

"Do të kërkojmë azil politik, do të futemi në grevë urie, që ta dijë Europa se në ç'gjendje i ka katandisur ish-të burgosurit politikë shqiptarë atdheu i tyre, në të cilin as ka pasur, as ka demokraci dhe drejtësi. Një vend ku fitojnë e janë ende në pushtet ata që na vranë e persektuan. Një vend ku ndihesh i huaj, pasi fitojnë vetëm hajdutët, imoralët, kontrabandistët, servilët, spiunët", shprehet Gjergj Ndreca, sekretar i Shoqatës së Rehabilitimit për Drejtësi dhe Dinjitet të ish-të persekutuarve politikë, e cila numëron 450 anëtarë. Dhe jo thjesht me fjalë, por me vepra për këtë qëllim janë mbledhur 100 ish-të burgosur të komunizmit, të cilët fill pas 16 dhjetorit, ditës kur s'do të ketë më viza, do ta kenë të afërt ditën e nisjes për rrugë drejt Brukselit.

Ndërkohë që në kryeqendrën e institucioneve europiane, Bruksel, i presin edhe 50 ish-të burgosur të tjerë, të cilët do të mblidhen aty posaçërisht nga diaspora. "Shpenzimet e rrugëtimit tonë kolektiv do t'i marrë përsipër biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, Beqir Çaushi, nipi i Hysen Haxhisë, i cili ka bërë 16 vjet nëpër burgjet komuniste", thotë Ndreca.
Dhe jo vetëm grevë urie. Si simbolikë të protestës në Bruksel janë blerë edhe 220 metra vargonj hekuri, nga ai që përdoret për të lidhur makinat në dëborë, dhe me të do të rrethojnë simbolikisht Parlamentin Europian.

"Disa njerëz të qeverisë, të cilët e kanë marrë vesh gjithë sa u tha më sipër, për të na zmbrapsur na pëshpërisin se po të shkojmë atje do na rrahin policët e BE-së. Por ne do kërkojmë të drejtat tona paqësisht. Edhe po na rrahën, neve na kanë rrahur komunistët në Qafë të Barit, Spaç, Burrel. Na e kanë thyer kurrizin, kështu që nuk kemi frikë.

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Thu Dec 16, 2010 10:51 am

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Bore_610

Kur ka rene dhe ne Elbasan bore bobobobobo surprize
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Sondazhi: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të inteligjencës.

Mesazh nga Lilly Tue Dec 28, 2010 10:20 pm

Shqiptarët kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës, duke u dalluar kështu midis popujve të tjerë. Në një sondazh të zhvilluar nga Unioni Europian, Shqipëria është në krye të listës, duke lënë pas plot 46 vende të tjera. Ndërkohë që në këtë faqe interneti, ku duket se inteligjenca e shqiptarëve ka triumfuar, të gjithë mund të bëni on-line edhe testin, i cili duket se ka marrë përgjigjet më të sakta dhe më të shpejta nga shqiptarët.
Më të mirët
Shqiptarët nuk përbëjnë vetëm lajme 'kronike të zezë', por edhe lajme soft siç ky që është publikuar pak kohë më parë në sondazhin e realizuar nga Unioni Europian, ku janë testuar mendjet e 47 popujve. Në krye të listës është renditur Shqipëria, e cila ka kapur një nivel inteligjence 114.95, e ndjekur nga Spanja me një koenficient inteligjence (IQ) 111.79, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Hong Kongu me një IQ mesatare 111.69.
Lista vazhdon me Gjermaninë, Qipron, Zvicrën, Kandan, SHBA, ndërsa në vend të fundit renditet Bullgaria me një koeficient inteligjence 101.99. Sondazhet kryhen on-line, në dy seksione të ndryshme. I pari është seksioni i inteligjencës së lindur ku testi përbëhet nga ushtrime për të gjetur aftësitë tuaja të mendimit në mënyrë llogjike në sferën e simboleve gjeometrike, ka ushtrime me mbledhje dhe zbritje gjeometrike, deformim, rotim, etj. Ushtrime të ngjajshme shpesh herë janë pjesë përbërëse e provimeve të pranimit, psikotesteve dhe konkurseve të ndryshme për disa pozicione. Detyrat për lidhjet e simboleve gjeometrike i përket midis atyre fushave të aftësive, të cilat janë pak të influencuara me bërjen e ushtrimeve, por jo nga edukimi dhe ambjenti social. Ndërsa faza e dytë ka të bëjë me inteligjencën numerike ku testet fokusohen tek llogaritjet/shikimi i njohurive të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, puna me rradhët matematikore. Inteligjenca numerike i përket atyre sfera aftësish, të cilat influencohen nga edukimi, ambienti social dhe mosha. Formulën bazë të IQ e ka krijuar në vitin 1912 psikologu gjerman William Stern, kur ka përcaktuar shkallën e inteligjencës si lidhje të "moshës mendore" të parashikuar dhe moshës kalendarike. Nëse për shëmbull një djalë dhjetë vjeçar ka aftësitë intelektuale në shkallën e 13 vjeçarit, atëherë IQ e tij është e barabartë me 130 (100x13/10). Gjatë testimit përdoren ushtrime të ndara sipas faktit, se si mesatarisht personat e mëdhenj në moshë janë të aftë ti kryejnë ato. Mosha mendore përcaktohet sipas ushtrimeve më të vështira, të cilat ishte i aftë t'i zgjidhte personi i testuar. Si IQ mesatare quhet IQ nga 90-110. Ndërkohë që edhe ju vetë mund të bëni një provë të këtij testi në http://mt.iq-test.eu/iq-test.

(Gazeta Shqiptare/balkanWeb)
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Fri Aug 05, 2011 7:26 am

Shkrumbohet teatri “Skampa


Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Elbasa10

Shkrumbohet teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit dhe një godinë ngjitur saj, shpëtojnë vetëm zyrat përreth. Kanë mjaftuar 30 minuta që skena, salla me 292 vende, lozhat e gjithçka tjetër të përfshiheshin nga flakët dhe të bëheshin shkrumb e hi.

Zjarri mendohet të ketë rënë në pjesën e çatisë dhe është përhapur me shpejtësi më pas duke përfshirë pjesën e brendshme dhe sidomos sallën e teatrit. Për shkak të përbërjes me dru dhe veshje cope ka mjaftuar një shkëndijë që zjarri të përfshirë me shpejtësi fillimisht skenën, më pas vendet e qëndrimit të spektatorëve, lozhat dhe gjithçka në brendësi duke përfshirë pajisjet, fonitë sistemin e kondicionimit të vendosur vetëm një vit më parë.

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Skampa10

Sipas dëshmitarëve zjarri ka rënë rreth orës 16:00 dhe sipas të njëjtave burime zjarrfikësit kanë mbërritur rreth orës 16:25, që kanë qenë dy mjete fillimisht.

Nga zjarri janë kërcënuar arkiva, studio televizive, zyrat e administratës si dhe një librari e një lokal në holl. Të rinjtë kanë nxituar të nxjerrin nga holli të gjithë librat që rrezikoheshin të digjeshin si dhe kanë mbushur kovat me ujë për të evituar përhapjen më tej të flakëve.

Vetëm dy orë më pas zjarri është vënë nën kontroll. Dëmet janë të pallogaritshme si për teatrin “Skampa” që u shkrumbua në total, ashtu edhe për godinën ngjitur.

Teatri i ngritur si kinema Nacional në vitin 1938, ishte monument i rëndësishëm kulturor me një histori të papërsëritshme dhe të parikuperueshme.

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Dscf7810

Kreu i bashkisë, Qazim Sejdini: Teatri mund të ishte shpëtuar

Ka qenë një aksident. Nuk mund të flas kush është fajtori para se ekspertët të japin një përgjigje për zjarrin, sepse ka disa hipoteza nga ndërtimet që bëhen rreth teatrit. Mund të them që në momentin që ra zjarri në teatri, 10 minua më parë kishte rënë zjarr në Krastë ku po digjej një sipërfaqe me pisha dhe një pjesë e zjarrfikësve ishte atje. Në momentin që ra zjarri, një pjesë e tyre erdhën. Me gjithë përpjekjet që bënë, nuk arritën ta mbajnë në kontroll. Pati disa dobësi në drejtim të profesionalizmit dhe në mungesë të ujit. Kryesore ishte se pjesa më e mirë e zjarrfikësve ishte në pjesën tjetër të vatrës së zjarrit. U lajmëruan zjarrfikësit e Peqinit, Librazhdit, Gramshit të cilat na u përgjigjen me shpejtësi. Bëmë aq sa mund të bëhej. Mund të them që është një dëm shumë i konsiderueshëm për qytetin, sepse teatri ishte monument shumë i rëndësishëm, por presim ekspertët të thonë fjalën e tyre se ndofta dëmet nuk janë të pariparueshmme.

Drejtori i teatrit, Ilir Sulkja: Dhuratë nga zjarrfikësit

Teatri si godinë është ndërtuar në vitin 1938. Është vënë dorë në periudhën komuniste që është bërë pjesa shtesë. Është një nga sallat me perfeksion skenik dhe akustik të pakrahasueshëm, ku janë ngjitur në skenë Robert Ndrenika, Astrit Çerma, Demir Hyskja, Shpëtim Shmili, Veronika Papa etj. Me dhjetëra artistë e vizitojnë çdo vit.

Falënderoj zjarrfikësit që i bënë këtë "dhuratë" Elbasanit para festimit të 60-vjetorit. Rreth orës 16:00 ra zjarri dhe ndërhyrja e tyre ka ndodhur gjysmë ore më vonë, sipas dëshmive.
I bëj thirrje të gjithë komunitetit shqiptar të biznesit të bëjë të mundur që kjo godinë të rindërtohet edhe një herë nga e para.



-Historia

Godina e Kinema “Nacional” (teatri “Skampa”) ishte dhurata që Xhavit Bej Biçakçiu i bëri qytetit të Elbasanit. Me dëshirën dhe me paratë e Xhavit Biçakçiut, arkitekti Halit Narazani realizoi ëndrrën për të pasur një skenë të tillë në qytet. Objekti i parë i këtyre përmasave në Elbasan është ndërtuar në vitin 1938 dhe kishte një kapacitet prej 292 vendesh. Duke marrë funksionet e teatrit te qytetit, Kinema Nacional mori emrin Teatri Skampa menjëherë pas çlirimit të vendit. Akustika e këtij teatri është vlerësuar nga më të mirat në Shqipëri. Teatri “Skampa”, dikur Kinema Nacional, përfaqëson objektin me të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit.








Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Fri Aug 19, 2011 5:30 pm

Letër Berishës nga djemtë e posterave

Kuvendi Civil, ashtu si edhe forumi “Rinia Aktive (pjesë e Kuvendit Civil), mësoi nëpërmjet mediave se kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e drejtuesve dhe aktivistëve të saj, pasi vendosën postera antiqeveritarë. Madje, kryeministri i ka kërkuar policisë lirimin tonë, (dy ditë pas arrestimit dhe 8 pas lirimit) duke dalë njëherazi në konkluzionin se autorë nuk ishim ne, po Edi Rama.


Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Poster11


Zoti kryeministërLajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 28341610

Ashtu siç edhe e ke zakon prej mburraveci bajat, nxiton të bësh “bamirësin” e të marrësh merita që nuk të takojnë. Ti “zemërgjeri” kërkon lirimin tonë. D.m.th., ti (pikërisht ti!) rrekesh të na thuash që nuk je kundër fjalës së lirë dhe shoqërisë civile. Pastaj zë e flet sërish për kundërshtarin tënd politik, na bashkon me atë dhe atë me ne, nëpër ca fjali të përçartura që duhet t’i lexosh nga katër herë për t’u marrë vesh rendin gjuhësor.

E para, ne, zoti kryeministër, kemi lidhje me zotin Rama, po aq sa kemi lidhje me ju. Por nuk është kjo çështja më e rëndësishme, megjithëse ju me dashje, tentoni ta fokusoni debatin këtu. Meqë paske pasur ndërmend të flisje për ato postera, atëherë mos u merr më ata që i kanë vënë, as me ata që nuk i kanë vënë. Përgjigju për ato që shkruheshin aty.

Ke ndonjë gjë për të thënë lidhur me akuzat që të bënim në atë poster? Janë akuza që ti bën sot, me zë apo pa zë, e gjithë Shqipëria. Ne të kërkonim në poster llogari për bëmat, me të cilat ke nxirë e përgjakur Shqipërinë vitet e fundit. Ti nuk reagon për to, siç nuk reagoni sot as për minatorët, as për varfërinë, e as për kasaphanën e krimeve të përditshme,

Është fyerje për popullin tënd të reagosh vetëm për luftën tënde politike zoti kryeministër dhe të heshtësh për hallet e popullit që pretendon se të ka votuar. Por duket se përgjigja qëndron te fakti se populli nuk të ka votuar. Ia keni zhvatur votën, përderisa silleni kështu me të.

Nuk na nxore ti nga qelitë. Ishte organi i akuzës që nuk gjeti arsye për të na arrestuar. Dhe meqë thua se njeh ligjet dhe tund shpesh gishtin duke thënë “ligji dhe vetëm ligji”, a nuk të bën përshtypje se qëndrimi për më shumë se 30 orë në paraburgim pa pasur arsye për të shkuar në gjykatë tregon se “diçka” nuk ka funksionuar siç duhet në organin e policisë, pra që ishin në kundravajtje ligjore?

Mos i hidhni më hi syve popullit dhe mos nxito të marrësh atë që nuk të takon. Mos i jep as merita ndokujt tjetër për këtë akt, sepse atë e bëri “Kuvendi Civil” në emër të qytetarëve të prekur nga keqpërdorimi dhe keqfunksionimi i ligjeve dhe i institucioneve të vendosura nën tutelë.

Ti e kupton ashtu sikurse ne dhe gjithë populli shqiptar, se në postera nuk bëhej fjalë për vdekje reale, por për braktisjen që i ke bërë Shqipërisë. Sepse ti nuk flet më prej kohësh me Shqipërinë, por vetëm me veten tënde. Ti dhe të tjerët e këtyre 20 viteve të fundit na e keni kthyer këtë vend në një gropë të mbushur me gjarpërinj. Duke na mirëdëgjuar, shpresojmë dhe që të na drejtkuptoni.

Ju faleminderit

Kuvendi Civil







Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Inw3fc11
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- - Faqe 2 Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi