Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme te dites -nga Shqiperia-

5 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Sat Nov 28, 2009 8:16 pm

Exclamation Question
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Mon Dec 07, 2009 11:42 pm

PS: Dhjetëra denoncime, njerëzit po detyrohen të dalin nesër në shesh


'Sot, një ditë para organizimit shtetëror të mitingut të 8 dhjetorit në Tiranë, me dhjetëra e qindra shtetas po denoncojnë pranë PS dhunën dhe terrorin që po ushtrohet ndaj tyre për të marrë pjesë me detyrim në këtë manifestim, i ngjashëm për nga organizimi dhe pjesëmarrja me ato që bëheshin në kohën e diktaturës me rastin e 1 Majit dhe fesave të tjera kombëtare e partiake, - thuhet ne nje deklarate te leshuar per media nga selia e PS

Deklarata me tej vijon:
'Me qindra ankesa, kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë, jo vetëm nga punonjës të administratës shtetërore, por edhe nga nxënësit e prindërit e tyre, gjyshërit e të afërmit, për pezullimin e mësimit në ditën e nesërme dhe detyrimin që nxënësit e shkollave të mesme të bëjnë "ekskursion" në Tiranë, duke u kërkuar familjeve të tyre nga 1.000 lekë të reja për të paguar transportin.

Nesër nuk është një festë kombëtare dhe as një ditë pushimi në kalendarin e festave zyrtare. Askush nuk ka të drejtë të pezullojë veprimtarinë zyrtare të një dite pune normale, në ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore, aq me tepër pezullimin e mësimeve në shkollat e gjithë vendit.

Me shpenzime të pallogaritshme nga buxheti i shtetit, Tirana është e veshur e gjitha me blu, si në një ditë zije dhe jo me ngjyrat e simbolet kombëtare, për një datë që pretendohet që i përket të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm militantëve të Partisë Demokratike.

Në një kohë kur prej disa muajsh nga ky buxhet nuk paguhen më pensionet e invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuar, nuk paguhen firmat që kanë fituar tenderët për ndërtimin e infrastrukturës së vendit para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve, nuk financohen projektet e paraqitura nga pushteti vendor, sidomos në ato bashki e komuna ku drejtojnë socialistët etj., hapet arka e shtetit dhe bëhen shpenzime pa kursim për të organizuar një manifestim, si kundërvënie ndaj opozitës së vendit, për të treguar forcën e një shteti diktatorial, që i sjell njerëzit me urdhër e me presion psikologjik nga çdo skaj i vendit, duke ushtruar një dhunë e terror të paparë në asnjë vend tjetër demokratik, në një shoqëri të hapur e të lirë.

- I kërkojmë ministrit të Arsimit dhe Shkencës që të parandalojë përdorimin e nxënësve, studentëve dhe trupës pedagogjike në manifestime të tilla partiake, ashtu siç është vepruar në mënyrë antiligjore në shumë raste edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Raste që janë denoncuar në kohë nga Partia Socialiste, mediat e ndryshme, familjet dhe shoqëria shqiptare;

- Mos helmoni shpirtin e njomë të fëmijëve tanë dhe mos deformoni formimin e tyre me helmin që politika e urrejtjes dhe konfliktit po hedh çdo ditë!

- U bëjmë thirrje drejtuesve të Drejtorive Arsimore në të gjitha Qarqet e Shqipërisë: të mos lejojnë pezullimin e mësimit me pretekstin e një feste rinore kombëtare dhe, aq më tepër, të mos u bëjnë presion dhe të mos i detyrojnë nxënësit të bëjnë "ekskursione" më dhunë në Tiranë në një ditë ku pritet vetëm shfaqja e egërsisë së shtetarëve dhe shtetit ndaj zhvillimeve demokratike në vend dhe për të hedhur baltë mbi opozitën.

- I bëjmë thirrje kësaj qeverie që të shtrëngojë dorën kur është fjala për shpenzime pa kuptim dhe jo në interes të shqiptarëve, për t'i përdorur ato për shtresat e popullsisë në nevojë, listat e të cilëve në njësitë e blerjeve për nevoja utilitare shtohen çdo ditë dhe do të jenë një dëshmi e hidhur për qeverinë më të papërgjegjshme gjatë 20 vjetëve të fundit, - perfundon deklarata e PS.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Thirrje për evakuimin e banorëve, 2080 banesa nën ujë në Shkodër

Mesazh nga Vizioner Thu Jan 07, 2010 10:44 pm

Lajme te dites -nga Shqiperia- 18340_10

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty BE-Grup ekspertesh per permbytjet ne Shqiperi

Mesazh nga Lilly Sat Jan 09, 2010 4:34 pm

Bashkimi Europian i përgjigjet apelit të qeverisë shqiptare për ndihmë në përballimin e situatës së krijuar.
Në një njoftim për shtyp, Ambasada Gjermane në Tiranë deklaroi se “për shkak të përmbytjeve të rënda në veri të vendit, dje, më 7 janar 2010 Shqipëria bëri kërkesë për ndihmë ndërkombëtare”. Në përgjigje të kësaj kërkese, vijon deklarata, këto ditë, Bashkimi Europian do të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh. “Pjesë e këtij grupi është dhe një ekspert gjerman nga Organizata për Asistencë Teknike”, theksohet në njoftimin e ambasadës.
Autoritetet gjermane janë në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që koordinojnë asistencën dhe mbështetjen për Shqipërinë. Qeveria italiane po ndjek me vëmendje situatën e emergjencës të krijuar në Shqipëri për shkak të përmbytjeve.

Lajmi u dha sot në edicionin e lajmeve TG1, si edhe në deklaratën në faqen zyrtare të internetit të qeverisë italiane sipas të cilës: “Presidenti i Këshillit të Ministrave, Berluskoni po ndjek me vëmendje zhvillimet e emergjencës së përmbytjeve në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë rrezikun në zonat në jug të Shkodrës në të cilën banojnë qindra mijëra vetë”.

Në njoftim thuhet se qeveria italiane ka dërguar në Shqipëri komisarin e Jashtëzakonshëm për emergjencat e digave, Prof Roberto Guerco, i cili në një takim me Kryeministrin Berisha, zv.kryeministrin Meta dhe ekspertë të tjerë shqiptarë kanë hartuar strategjinë e ndërhyrjes. “Presidenti Berluskoni, i cili ka marrë nga autoritetet shqiptare falënderimet më të thella, ka konfirmuar gatishmërinë e qeverisë italiane për të dhënë ndihma për popullsinë e prekur nga moti i keq”, përfundon deklarata.

Një ditë më parë zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, zhvilluan një takim informativ dhe konsultativ me përfaqësues të Trupit Diplomatik në lidhje me gjendjen e rënduar në zonat e përmbytura në veri të vendit si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujit.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty 9 dite seks dhe ende e virgjer

Mesazh nga Lilly Wed Jan 27, 2010 8:45 pm

Historia e rrallë e një studenteje fizike dhe një çifti nga Bathorja që nuk bënin fëmijë

As vetë nuk e dinte si do t’i shkonte fati, kur një studente 21-vjeçare është paraqitur në polici për të denoncuar se është përdhunuar nga një 43-vjeçar. Por, nga e gjithë kjo është zbuluar një histori rrëqethëse, që kishte filluar pas sherrit të një çifti, të cilët nuk bënin fëmijë. E pikërisht studentja është përdorur nga çifti me qëllim për të vërtetuar se kush ishte “fajtor” për këtë fatkeqësi. Në përfundim të “historisë”, pasi çifti është zënë me vajzën “e pajtuar”, ajo ka denoncuar se është përdhunuar. E megjithëse është vërtetuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale për nëntë ditë rresht me 43-vjeçarin, ka rezultuar nga ekspertiza mjekoligjore, se një nga gjërat më të rralla që jepen vetëm njëherë nga femra, virgjërinë, ajo e posedon akoma...
Zanafilla e historisë

Gjithçka ka nisur disa muaj më parë, kur një çift nga Bathorja, (A.M. dhe K.H.) ka shkuar për vizitë mjekësore në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ata kishin shprehur një shqetësim shumë të madh, pasi nuk mund të bënin fëmijë dhe kërkonin ndihmën e mjekëve për të parë se cili prej partnerëve kishte në të vërtetë probleme. Duke kërkuar ndihmën e mjekëve, atyre u është dashur të shkojnë disa herë për vizita dhe kjo i detyronte që shpeshherë të uleshin në lokalet pranë maternitetit për të pritur radhën. Në një nga këto ditë, çifti është njohur me një studente fizike, 21-vjeçare. Gjatë bisedave me të, ata i janë hapur vajzës së re për problemin që kishin dhe duket se halli i ka miqësuar shumë të dyja palët. Historia e njohjes me ta ka vazhduar edhe më tej, derisa burrë e grua e kanë ftuar vajzën e re në shtëpinë e tyre. Gjatë kohës që ajo kalonte me ta, është miqësuar edhe më shumë e sidomos me burrin 43-vjeçar.
Aventura e çiftit

Në një nga ditët e njohjes, mes çiftit ka plasur sherri dhe burri ka akuzuar bashkëshorten se ajo e kishte fajin se nuk bënin fëmijë. Sherri është ashpërsuar më shumë në ditët në vazhdim dhe pikërisht pas kësaj, burri ka përfituar të miqësohet më shumë me vajzën 21-vjeçare, duke i bërë edhe propozim të lidhet me të. Edhe ashtu ka ndodhur. Më pas, A.M. i ka treguar të shoqes për veprimin që kishte kryer, duke u justifikuar se e kishte bërë atë hap që të shikonte nëse mikja studente do të ngelej shtatzënë apo jo. E gjitha kjo për të vërtetuar që nuk e kishte fajin ai, por edhe vetë mos të kishte më dyshime për aftësinë pjellore. Rreth një muaj më parë, 43-vjeçari e ka marrë studenten e fizikës në banesë, ku ndodhej edhe e shoqja, e në prani të saj ka kryer marrëdhënie seksuale. Vajza e re, pas disa ditësh u është shprehur se nuk kishte mbetur shtatzënë. Kështu, para fundit të vitit 2009, vajza e re ka shkuar sërish në banesën e çiftit pa fëmijë dhe aty ka qëndruar nëntë ditë. Për nëntë ditë rresht, sikur të ishte veprimi më normal që kryente, 21-vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçarin, madje disa herë brenda një dite. Në përfundim, vajza e re sërish nuk ka mbetur shtatzënë dhe kjo e ka acaruar 43-vjeçarin, të cilit i janë shtuar dyshimet mbi veten, për faktin që nuk bënte fëmijë me bashkëshorten. Në këto kushte, studenten e ka përzënë nga shtëpia, duke e kërcënuar se edhe ajo është shterpë...
Denoncimi në polici

Vajza e re, e fyer nga e gjithë kjo situatë, për të cilën dyshohet se do të shpërblehej me para, i është drejtuar Policisë së Tiranës. Rreth dy javë më parë, ajo është paraqitur në seksionin e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe ka deklaruar se e kanë përdhunuar. Ajo ka deklaruar për oficerin e policisë gjyqësore, se 43-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet, e ka përdhunuar duke shfrytëzuar miqësinë mes tyre. Fillimisht dëshmia ka qenë tejet bindëse, pasi vajza ka deklaruar se e kanë përdhunuar në banesë, ku edhe ka përshkruar gjithë ambientin. Më pas, ajo është dërguar tek ekspertët e mjekësisë ligjore, për të kryer aktet procedurale dhe për të vërtetuar shkencërisht përdhunimin.
Zbardhja e filmimit

Teksa pritej ekspertiza mjekoligjore për përdhunimin, oficerët e policisë kanë shoqëruar për të marrë në pyetje çiftin nga Bathorja. Ata janë shoqëruar në ambientet policore dhe në ambiente të veçanta janë marrë në pyetje veç e veç në lidhje me këtë denoncim. Burri nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij për përdhunim, duke u mbrojtur se nuk kishte kryer veprime të dhunshme ndaj vajzës. Nga ana tjetër, gruaja e tij nuk ka duruar më dhe ka konfirmuar historinë e seksit mes burrit të saj dhe studentes në mënyrë të vullnetshme. Për të vërtetuar këtë, ajo ka nxjerrë celularin, ku mbante disa filmime gjatë aktit seksual mes burrit të saj dhe studentes së fizikës. E pyetur si kishte arritur të kryente këto filmime, gruaja ka treguar se ata kishin pranuar me vullnet të plotë, ashtu siç ajo kishte pranuar tradhtinë për të zgjidhur të vërtetën për problemin e shtatzënisë.
Seks me dëshirë

Policia ka sekuestruar pamjet me filmime të celularit dhe ua ka dhënë ekspertëve për vlerësim. Nga ato ka rezultuar se vajza e re nuk është përdhunuar, por ajo e ka kryer këtë akt me pasion dhe dëshirë. Nga ana tjetër ka ardhur edhe ekspertiza e parë e mjekësisë ligjore. Por pikërisht kjo ka shtangur hetuesit. Në ekspertizë ka rezultuar se studentja është e virgjër. Dyshime të shumta u kanë ardhur në kokë oficerëve të policisë, por kur kanë parë filmimin disa herë janë bindur se vajza e re kishte kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçarin. Në këto kushte është kërkuar edhe një herë ekspertimi, por sërish ka rezultuar i njëjti konkluzion. Mjekët kanë shpjeguar se kjo mund të ndodhë në raste shumë të rralla, për shkak të cipës elastike. Megjithatë, për të mos lënduar edhe vajzën e re, në bashkëpunim me prokurorinë, çështja është pushuar dhe nuk është dërguar për hetime të mëtejshme, pasi nuk ka rezultuar se ka përdhunim. Ndërkohë as 21-vjeçarja nuk po hetohet për kallëzim të rremë.
•gazetashqip•
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Lilly Wed Jan 27, 2010 8:53 pm

koment
..nuk e di histori e vertete apo e trilluar por nqs eshte e vertete ..paskan rrjedhur keq dynjaja.
burri akuzon gruan se sben femije dhe do t'a vertetoje"burrerine"duke kapur dashnore dhe te beje seks ne sy te gruas se vet????? affraid
mbasi bejne seks per 9 dite ,disa here ne dite,vajza prap e virgjer hahaahhahaahahhahah
oh i shkreti 43 vjecar,duhet te kishte ditur nga eksperienca e jetes se 'nuk mbushet pusi me gjilpera"keshtu dhe puna e kesaj"cupes".

mentaliteti shqipetar...per te ardhur keq.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Nela Sat Jan 30, 2010 1:34 am

Lilly shkruajti:koment
..nuk e di histori e vertete apo e trilluar por nqs eshte e vertete ..paskan rrjedhur keq dynjaja.
burri akuzon gruan se sben femije dhe do t'a vertetoje"burrerine"duke kapur dashnore dhe te beje seks ne sy te gruas se vet????? affraid
mbasi bejne seks per 9 dite ,disa here ne dite,vajza prap e virgjer hahaahhahaahahhahah
oh i shkreti 43 vjecar,duhet te kishte ditur nga eksperienca e jetes se 'nuk mbushet pusi me gjilpera"keshtu dhe puna e kesaj"cupes".

mentaliteti shqipetar...per te ardhur keq.

affraid haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha haha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha
u po vdes nga e qeshura ter diten skam qeshe pa dashje hyra te lexoje ndonji lajme te trishtueshem shiko qe gjeta ... po ku e ke degjuare moje te marte me e mira e kesaj bote ty he...
me kenaqe....
rrusho shiko sa te trashe jane meshkujte... dhe nga ta fusine sdin... e bejne gjoksine grope me fjalen UNE UNE UNE si perfundime jami ne perseri hahaha.
Nela
Nela
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 538
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Wed Feb 17, 2010 10:33 am

Faqe në Facebook: Berluskoni, kërko falje! Rreth 3 mijë anëtarë brenda pak orësh




Një faqe në Facebook e titulluar "Berluskoni t'u kërkojë falje grave shqiptare" (Berlusconi chieda scusa alle donne albanesi) ka mbledhur brenda pak orësh dje pasdite rreth 3 mijë anëtarë, shqiptarë dhe italianë, kryesisht femra, të cilët i janë bashkuar nismës dhe kanë vendosur aty komentet e tyre reaguese.


Faqja është klikuar në mënyrë të veçantë pas reagimit të kryeministrit S. Berisha në Tiranë, i cili batutat e Berluskonit, i ka cilësuar si vlerësime për vajzat plot sharm e plot hire.
Një nga anëtaret e forumit Alona Eltari, duke risjellë në kujtesë, goditjen ndaj Berluskonit, pak javë më parë me një statujëz guri, shprehet: "Nuk i mjaftoi Berluskonit që italiani i vet ia çau gojën dhe ka gojë me fol ky karagjoz... Po fajin e ka ky i joni që jo vetëm nuk flet për dinjitetin e femrave shqiptare që hiqet sikur e mbron me patos, por del edhe e mbron... Turp..."


Reagimet janë nga më të ndryshmet. Në forum ka edhe shtetase italiane. Një prej tyre, Enrica Sergi shkruan për kryeministrin e vet: "...Stupido nano! Indecente, maleducato e disumano...che schifo.." (Xhuxhmaxhuxh idiot, i paedukatë dhe jonjerëzor... Ndjej neveri...".
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Sat Mar 20, 2010 10:52 am

Terror në qendër të Tiranës, 25 vjeçari grabit bankën dhe merr peng studenten

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Vizat do te hiqen gjate veres

Mesazh nga Lilly Sat Mar 20, 2010 6:46 pm

Fule: Shqipëria është në rrugën e duhur për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave ka filluar të lëvizë në drejtimin e duhur"

"Më lejoni të theksoj katër çeshtje: E para do të ishte përgëzimi ndaj vendit tuaj për arritjet në përmbushjen e aspiratave evropiane. Fakti që jemi në procesin e përgatitjes së opinionit dhe se presim përgjigje për shumë prej pyetjeve që kemi dërguar, mendoj se është prova më e mirë për progresin tashmë të arritur nga vendi juaj në një detyrë jo dhe aq të lehtë. Së dyti, në diskutimin tonë, i theksova Kryeministrit dhe delegacionit të tij, rëndësinë e pjesës politike të Kritereve të Kopenhagenit. Në qendër të përpjekjeve tona dhe në fokus të Shqipërisë do të jetë fakti se si Shqipëria po trajton Kriteret e Kopenhagenit, konkretisht: Liritë Themelore, Shtetin Ligjor dhe Forcimin e Demokracisë. Në këtë kontekst e vlerësoj angazhimin personal të Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare për tolerancën zero kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar. Por, i shpreha gjithashtu se ne do të vlerësojmë në atë opinion, jo vetëm angazhimin, por gjithashtu edhe zbatimin dhe veprat konkrete. Së treti, dua të theksoj se për sa i përket veprave, liberalizimi ka filluar të lëvizë në drejtimin e duhur. Kohët e fundit, Shqipëria ka bërë shumë progres në implementimin e udhërrëfyesit. Kolegët e mi në Komision po punojnë për të prezantuar muajin tjetër një vlerësim, dhe bazuar në të, një propozim se si duhet të veprojë më tej, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian. Çështja e katërt, do të ishte sigurisht situata e tanishme politike dhe në veçanti debati i sotëm në Parlament. Më lejoni të përdor këtë mundësi, gjithashtu edhe faktin që z. Kryeministër iu referua asaj deklarate, ta lexoj edhe njëherë: Një parlament thellësisht funksional është thelbësor për një funksionim të plotë të demokracisë. Nëse ngërçi politik vazhdon, kjo me të vërtetë mund ta pengojë Shqipërinë në arritjen e standardeve politike të pritshme nga një vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE. Parlamenti është vendi për dialog dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në politikën demokratike, në mënyrën se si zbatohet në Bashkimin Evropian. Rruga në vazhdim duhet të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike: respekti për Kushtetutën dhe transparenca. Në interes të vendit të tyre dhe të perspektivës së integrimit evropian, liderët politikë të Shqipërisë duhet të përballen tani me këtë sfidë në mënyrë konstruktive dhe në frymën e Bashkimit Evropian".

Lajme te dites -nga Shqiperia- 25131394183902416128253
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Sun Mar 28, 2010 11:48 am

Thirrjet ksenofobe greke: Gjakun tënd do derdhim more derr shqiptar

Forcat ushtarake greke thërriten në paradën e festës së tyre kombëtare: Do pimë gjak shqiptar.


Marinaret greke qe parakalonin ne sheshin qendror te Athines kane hedhur thirrje fyese dhe raciste ndaj shqiptareve."Grek lind, dhe nuk behesh dot, o shqiptar derr, gjakun do te derdhim". Më tej ata kërcënojne ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t'i bëjnë t'i perulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohet të thonë: "I shikoni ata, janë nga Shkupi" dhe "Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë".


Këtë thirrje e kane perdorur forcat e marines greke kur ne parlamentin shqiptar miratohej ligji per ngritjen e varrezave greke ne Kelcyre dhe Permet.


Kreret me te larte te shtetit grek e kane denuar kete akt si fyes dhe te padenje qe nuk perfaqëson qytetarët grekë të ndershem qe i kane hapur dyert dhe po ndihmojne cdo dite ne integrimin e gjithe atyre emigranteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin helen.


"Keto akte jane nje turp per shoqerine greke dhe ata qe e kane kryer do te pergjigjen perpara drejtesise", eshte shprehur ministri grek i mbrojtjes Mihalis Kristohoidhis.


Nuk eshte hera e pare qe nga ushtaret greke hidhen parrulla te tilla kunder emigranteve dhe ne vecanti kunder atyre shqiptare.Megjithese nga ana e qeverise greke gjithmone "merren masa" per te denuar fajtoret,duket se denimi i tyre "simbolik" nuk perben nje pengese per ushtaret greke qe raste festash shprehin anen e tyre me te erret, ate te urrejtjes dhe ksonofobise.


Videot amatore janë regjistruar gjatë paradës së 25 marsit, festës kombëtare greke qe perkujton revolucionin antiosman te 1821 dhe më pas janë transmetuar në thuajse gjithe mediat e shtetit fqinj.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Sennia Sat Apr 03, 2010 6:07 pm

Vizioner shkruajti:Thirrjet ksenofobe greke: Gjakun tënd do derdhim more derr shqiptar

Forcat ushtarake greke thërriten në paradën e festës së tyre kombëtare: Do pimë gjak shqiptar.


Marinaret greke qe parakalonin ne sheshin qendror te Athines kane hedhur thirrje fyese dhe raciste ndaj shqiptareve."Grek lind, dhe nuk behesh dot, o shqiptar derr, gjakun do te derdhim". Më tej ata kërcënojne ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t'i bëjnë t'i perulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohet të thonë: "I shikoni ata, janë nga Shkupi" dhe "Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë".


Këtë thirrje e kane perdorur forcat e marines greke kur ne parlamentin shqiptar miratohej ligji per ngritjen e varrezave greke ne Kelcyre dhe Permet.


Kreret me te larte te shtetit grek e kane denuar kete akt si fyes dhe te padenje qe nuk perfaqëson qytetarët grekë të ndershem qe i kane hapur dyert dhe po ndihmojne cdo dite ne integrimin e gjithe atyre emigranteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin helen.


"Keto akte jane nje turp per shoqerine greke dhe ata qe e kane kryer do te pergjigjen perpara drejtesise", eshte shprehur ministri grek i mbrojtjes Mihalis Kristohoidhis.


Nuk eshte hera e pare qe nga ushtaret greke hidhen parrulla te tilla kunder emigranteve dhe ne vecanti kunder atyre shqiptare.Megjithese nga ana e qeverise greke gjithmone "merren masa" per te denuar fajtoret,duket se denimi i tyre "simbolik" nuk perben nje pengese per ushtaret greke qe raste festash shprehin anen e tyre me te erret, ate te urrejtjes dhe ksonofobise.


Videot amatore janë regjistruar gjatë paradës së 25 marsit, festës kombëtare greke qe perkujton revolucionin antiosman te 1821 dhe më pas janë transmetuar në thuajse gjithe mediat e shtetit fqinj.

Te mendosh se keto nuk jane fjale nga njerez cfaredo, por nga ushtarake-perfaqesues te shtetit...
Ky eshte fati tradicional i te dobeteve..te neperkemben nga te tjere jo sepse i pelqen kjo situate..por smund te veprojne ndryshe sepse jane te varur prej te tjereve-nuk jane zot te vetvetes!
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Mon May 10, 2010 11:25 pm

Fier, rreth 100 vetë shtrohen në spital, dyshohet helmim nga uji.

FIER- Rreth 100 persona nga Ballshi janë shtruar me urgjencë në spital, nderkohe qe disa prej tyre jane derguar per mjekim ne spiitalin e Fierit. Lajmi mësohet nga burimet spitalore, sipas të cilave dyshimi i parë është për një helmim nga uji i pijshëm.


Nuk dihet ende saktësisht se cfarë ka ndodhur, por flitet se pacientet jane paraqitur me simptoma te helmimit. Nisur nga shenjat dhe permasat e perhapjes, mjeket mendojne se helmimi mund te jete shkaktuar nga uji.


Për lajmin mësohet se është vënë në dijeni edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se ka ngritur një grup për hetimin e situatës. Gjate nje prononcimi televiziv, drejtori i ISHP-se, Alban Ylli ka njoftuar se Ministria e Shendetesise ka urdheruar bllokimin e ujit te pijshem ne gjithe zonen, per te mundesuar lokalizimin e vatres.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga zeshkane Thu May 13, 2010 9:38 am

11 Maj


Një ngjarje shokuese ka ndodhur sot paradite në qytetin e Elbasanit, kur dy të rinj mbeten të vrarë. Një 19 vjeçar ka hyrë në shkollën e mesme "Mahir Domi" dhe ka qëlluarpër vdekje një nxënëse të vitit të katërt. Më pas është larguar me shpejtësi dhe i ndjekur nga forcat e policisë ai i ka drejtuar armën vetes, duke mbetur i vdekur në vend.


Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:15 në pushimin mes orëve të mësimit, në korridorin e shkollës.
Endri Llambraj nga qyteti i Vlorës, 19 vjeç ka hyrë me pistoletë në brez në ambientet e shkollës së mesme "Mahir Domi" të qytetit të Elbasanit dhe ka vrarë nxënësen Gerta Baja, 19 vjeç.


Sipas deshmive te para, ai e ka thirrur vajzën në korridor për t'u sqaruar dhe pas një bisede pak minuteshe e ka qëlluar me pistoletë në kokë. Më pas djali ka ikur me vrap në drejtim të daljes së qytetit dhe ka arritur të shkojë deri tek unaza e qytetit, pranë shinave të trenit ku është rrethuar nga policia e cila po e ndiqte. Ai ka qëlluar një herë në drejtim të policisë, por plumbat nuk i kanë kapur efektivat, dhe më pas ka vrarë veten.


Nga të dhënat e para mësohet se mes dy të rinjve ka pasur një lidhje, por më pas janë ndarë. Kjo me sa duket ka ngjallur edhe irritimin e djalit nga Vlora i cili ka udhëtuar me armë në brez drejt Elbasanit për të ekzekutuar ish-të dashurën.



Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj është nisur me urgjencë drejt qytetit të Elbasanit, pas ngjarjes së rëndë. "Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës dhe nxënësit e shkollës. Ky eshte nje rast sporadik", u shpreh Tafaj.
zeshkane
zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Lilly Thu May 13, 2010 2:29 pm

O Zot sa keq,e lexova edhe une kete lajm.Dy adoleshente te vdekur,sa gjynah Sad Sad
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Opozita mbyll grevën e urisë.Berisha dhe Rama nesër në Strasburg.

Mesazh nga Lilly Wed May 19, 2010 10:10 pm

TIRANE- Në ditën e 19-të të grevës së urisë deputeti Namik Dokle deklaron se i gjithë Grupi PS dhe mbi 2000 mbëshetës janë të gatshëm ti bashkohen grevës në plotësimin e kauzës për transparencë të zgjedhjeve. Familjarët protestojnë para selisë së KE-së. Sot 5 greviste kane nderprere greven per arsye shendetesore. Gjithsej nga 30 Prilli, 66 greviste jane larguar keto dite nga greva pasi gjendja e tyre shendetesore u rendua se tepermi.

ORA: 20:46- RAMA: MIRËNJOHJE PËR GREVISTËT
“Ju shpreh të gjithëve mirënjohjen e thellë, për mbështetjen kurajon këmbënguljen dhe pasjonin me të cilin jeni bërë pjesë e kësaj greve. Mirënjohje për të gjithë grevistët, dua ti duartrokas bashkë me ju” kështu e nisi fjalimin e tij kreu socialist Edi Rama në protestën e pasdites së sotme.

Sipas informacioneve konfidenciale kreu socialist pritet të komunikojë vendimin e opozitës për të ndalur grevën e urisë , pas negociatave me ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që lideri i opozitës dhe kreu i qeverisë të udhëtojnë nesër drejt Strasburgut me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik.
Pak orë më parë edhe vetë kryeministri Berisha u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me qëllimin hapjen e rrugës së zgjidhjes.

ORA 19:30- BERISHA: TË HAPUR PËR OPSIONET E OPOZITËS
Kryeministri Berisha ka folur për grevën e opozitës, sot në ditën e 19- të të saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë nga qyteti i Durrësit. Sipas tij kjo grevë është dëshmi e demokracisë, ndërsa shton se qeveria është e hapur për cdo kërkesë të opozitës.
“Cdo forcë politike bën zgjedhjet e veta, unë absolutisht mbetem i hapur për respekt të plotë ndaj opozitës. Mbetem i hapur në respekt të opsioneve që opozita i gjykon më të përshtatshme për veten e saj”,- deklaroi kryeministri pa përmendur kutitë e votimit.

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se detyra e qeverisë është krijimi i hapsirave, ndërsa theksoi se cdo forcë politike bën zgjedhjen më të përshtatshme, duke marrë edhe përgjegjësitë përkatëse.
“Një gjë është e sigurtë, që qeveria ka për detyrë të krijojë hapësira pastaj secila forcë politike ështe e lirë të marrë vendimet që do”, theksoi ndër të tjera Berisha.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Berisha dhe Rama, sot tryeza finale ne Strasburg

Mesazh nga Lilly Thu May 20, 2010 4:55 pm

Sot ne mbremje te dy lideret e politikes shqiptare Sali Berisha dhe Edi Rama do te jene se bashku ne nje tryeze, por jo ne seline e presidences, si me pare, por ne Strasburg, ne seline e Parlamentiti Europian.

Nje darke kjo e therritur nga drejtuesit e Partive Popullore Europiane dhe shefi i Aleances Progresive te Socialisteve dhe Demokrateve Europiane dhe me pranine edhe te Komisionerit per Zgjerimin ne Bashkimin Europian Shtefan Fyle. Zoti Rama eshte nisur ne mengjes heret drejt Strasburgut, ndersa kryeministri Berisha pas mesdites.

Te dy protagonistet e politikes shqiptare udhetojne drejt Strasburgut, per t’u ulur ne nje tryeze ku pritet arritja e nje marreveshjeje qe do t’i jape fund konklifiti politik qe prej afro nje viti ne Tirane. Nuk dihet ende nese ka ndonje draft paraprak mbi te cilin do te hapen diskutimet, apo lideret e politikes shqiptare do te vihen para ndonje drafti te perfunduar me pare dhe do te shtrengohen ta firmosin.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Perfundon takimi i Strasburgut, asnje rezultat

Mesazh nga Lilly Fri May 21, 2010 3:27 am

Pas 5 ore bisedimesh ka perfunduar pa rezultat konkret takimi i lidereve politike shqiptare, kryeministrit Sali Berisha, kreut te opozites Edi Rama dhe perfaqesuesve nderkombetare ne Strasburg.
Fillimisht nga takimi ka dale Berisha me pas eshte shfaqur ne dyert e jashtme te restorantit "Crocodile" Rama. Asnjeri prej tyre nuk ka dhene ndonje sinjal per hapjen e drites jeshile per gjetjen e kompromisit. Megjithate , duke iu referuar burimeve diplomatike mund te kete nje takim te ri pas dy javesh, por nuk dihet vendi dhe koha e sakte.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Flota turke në Shqiperi, "alarm" tek pala greke

Mesazh nga Lilly Mon May 31, 2010 6:42 pm

Gazeta Shqiptare bën të ditur sot se vendimi i parlamentit për të lejuar qëndrimin e përkohshëm në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë të 5 prej luftanijeve më moderne të ushtrisë turke, ka vënë në lëvizje sistemin e sigurisë kombëtare të Greqisë. Sic pohon sot Gazeta Shqiptare , lajmi raportohet nga pothuajse të gjitha mediat kryesore greke, sikundër janë televizioni shtetëror ERT, të përditshmet "Eleftherotipia", "Kathimerini", "To Vima", "Ta Nea" si edhe revista prestigjioze "Stratiki". Në numrin e saj të djeshëm, "Eleftherotipia" duke iu referuar burimeve zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, raportonte se kjo vizitë e 5 anijeve turke në Shqipëri do të vëzhgohej nga afër, duke nënkuptuar kësisoj shërbimet inteligjente. Sipas kësaj gazete, ky "vëzhgim" bëhej për shkak të misterit që mbart kjo vizitë, si edhe për shkakun se ajo nuk realizohet në kuadër të operacioneve të NATO-s. "Ministria e Jashtme është duke e mbajtur një profil të ulët dhe thotë se ky është një ushtrim i planifikuar, i miratuar me vendim të parlamentit shqiptar. Turqia ka investuar në këtë marrëdhënie (me Shqipërinë) dhe është interesante se gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka dhuruar pajisje ushtarake me vlerë më shumë se njëqind milionë dollarë amerikanë.
Megjithatë, burime zyrtare diplomatike konfirmuan se çdo aktivitet ushtarak në vendet fqinje është i vëzhguar nga afër, aq më shumë për rastin konkret kur kemi të bëjmë me një bashkëpunim të përhershëm, që po karakterizohet me një lëvizshmëri të veçantë në vitet e fundit", - shkruante dje "Eleftherotipia". Në artikullin e saj me titullin "Flota turke në Jon", pretendohet mes të tjerash edhe se "Turqia është e qartë që po përfiton nga kriza politike që ka ekzistuar për muaj në Shqipëri, ndërmjet partisë në pushtet të Sali Berishës dhe opozitës socialiste të Edi Ramës, për të promovuar zgjerimin e planeve të saj të veprimit në Adriatik dhe Mesdhe". Ndërsa vihet gjithashtu në dukje fakti se ky vendim i Kuvendit shqiptar vjen vetëm katër muaj pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar. Kurse agjencia e lajmeve greke për çështjet e sigurisë "Defencenet.gr", e komentonte qëndrimin treditor në ujërat territoriale të Shqipërisë të 5 luftanijeve turke si "përshkallëzim të ri kërcënues për Greqinë në pjesën veriore të detin Jon, që po bëjnë forcat detare turke me ndihmën e parlamentit shqiptar". Ndërkohë që revista "Stratiki" e cilëson këtë si "rrethim strategjik të Greqisë nga ana e Turqisë".
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Prishja e ndërtimeve pa leje, përleshje në Hamallaj

Mesazh nga Lilly Fri Jul 02, 2010 1:52 am

Disa policë të forcave speciale dhe 7 banorë të zonës së Hamallajt në Durrës janë plagosur gjatë një përleshjeje të dhunshme që ndodhi në mëngjes.Dhjetra forca policie te cilat mbeshtesnin Inspektoriatin Ndertimor shkuan rreth ores 5:00 te mengjesit ne zonen ku planifikohej te shkaterroheshin qindra ndertime pa leje. Banoret e lajmeruar per shkaterrimet bllokuan rruget. Pas negociatave mes banoreve dhe inspektoreve te ndertimit ,policet nisin levizjen per te larguar banoret.

Plagosjet kane ndodhur nga perdorimi i gureve shkopinjve dhe bombave molotov. Perleshja zgjati rreth 15 minuta dhe jane degjuar edhe krisma armesh. Policia tentoi te nderhynte nga nje tjeter rruge por serish pati perleshje.

Policia eshte terhequr se bashku me disa prej efektivave te plagosur. Gjithashtu edhe disa banore qe kane marre plage te ndryshme dhe fraktura kane marre ndihmen mjekesore nga disa infermiere te zones dhe me pas jane larguar. Banoret kane qendruar mbi uren ku u perplasen me policine per te penguar levizjen.

Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Thu Jul 08, 2010 8:52 pm

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Zgjidhni urgjent krizën

Lajme te dites -nga Shqiperia- Europe10

-Nje shuplake prej Parlamentit Europian, me shume, per Diktatorin Sali Berisha-

Partamenti Europian ka miratuar me shumice votash rezoluten per vendin tone dhe i ben apel Shqiperise te zgjidhe sa me shpejt krizen politike.

Deputetët e PE miratuan rezolutën me 567 vota pro, 47 kundër dhe 19 abstenim

Pas shume debatesh te majtët e të djathtet në PE kanë arritur konsensus dhe i kanë dhënë votën Rezolutës, por kanë lënë një varg detyrash për Shqipërine.

"Funksionimi i plotë i institucioneve, sidomos e Parlamentit që është shtylla e konsolidimit të sistemit të demokracisë si një kriter i rëndësishëm politik për integrimin në BE"- thuhet ne Rezolute, ku shtohet me tej se dialogu eshte element thelbesor per te tejkaluar situaten aktuale.

Probleme të tjera për Shqipërinë mbeten lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e shtypit dhe gjakmarrja.

Stefan Füle, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin vuri në pah në fjalën e tij progresin e Shqipërisë në drejtim të procesit për liberalizimin e vizave, por sipas tij duhet të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


-vazhdon me poshte-


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Thu Jul 08, 2010 8:56 pm

Debatet e djeshme

Rezoluta mbi perspektivën europiane të Shqipërisë i është nënshtruar sërish dje diskutimeve dhe ndryshimeve, ku janë përfshirë amendamentet e europarlamentarëve të majtë dhe të djathtë, ndërsa do të miratohet ditën e sotme në seancë plenare. Në amendamentet e përfshira të socialdemokratëve dhe të radikalëve të djathtë, vihet në dukje se pavarësisht arritjes së plotësimit të kritereve teknike për liberalizimin e vizave, Parlamenti Europian nuk mendon se është momenti për heqjen e vizave me Shqipërinë. Lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, amendamentet saktësojnë se Shqipëria duhet të vendosë stabilitetin politik dhe të përmbushë plotësisht kriteret e Kopenhagenit.

Në rezolutën e hartuar nga raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikolas Kuntis, janë përfshirë 6 amendamente shtesë nga eurodeputetët socialdemokratë dhe 5 të tjera nga ekstremistët e djathtë. Në amendamentin e tyre numër 4, socialdemokratët i bëjnë thirrje qeverisë dhe opozitës shqiptare që të gjejnë një kompromis të qëndrueshëm për të bërë të mundur funksionimin e plotë të Kuvendit dhe garancinë për zgjedhjet e ardhshme. "I bëhet thirrje qeverisë dhe opozitës për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm, në mënyrë që të garantojë respektimin e plotë të vullnetit demokratik të qytetarëve shqiptarë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme, ndërsa siguron aktivitet të plotë e të pandërprerë të Kuvendit", - thuhet në këtë amendament. Ndërsa në amendamentet e tyre, ekstremistët e djathtë, Gerard Batten dhe Barry Madlener, rekomandohet ndërprerja e procesit integrues të Shqipërisë dhe nxisin Komisionin e Këshillin që të mos nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. "Rekomandohet pezullimi i procesit të integrimit për Shqipërinë", - shkruhet në amendament.

Po ashtu edhe në diskutimet e europarlamentarëve ditën e djeshme u kërkua zgjidhja e krizës politike dhe rikthimi i dialogut politik midis mazhorancës dhe opozitës, ku më i ashpër në apelin e tij ka qenë Viktor Boshtinaru. Ai i ka kërkuar kryeministrit Berisha që të mos përmendë emrin e tij në Parlamentin shqiptar në një kohë kur integrimi europian i Shqipërisë vihet në rrezik. "Zoti Kryeministër Berisha, në vend që të përpiqesh të përmendësh emrin tim në Parlament, duhet të kuptosh se integrimi europian është në rrezik, liberalizimi i vizave mund të jetë një hap përpara, por duhen plotësuar kriteret e Kopenhagenit", - tha dje Boshtinaru.

Europarlamentari ka kërkuar që mazhoranca dhe opozita të zhvillojnë më tej dialogun midis tyre në mënyrë që të garantohen zgjedhjet e ardhshme. "Parlamenti duhet të ketë një pozicion të qëndrueshëm për Shqipërinë. Unë jam shumë i shqetësuar për krizën politike në Shqipëri. Unë jam i shqetësuar për krizën institucionale që Shqipëria po përballet prej një viti dhe për qëndrimin e mazhorancës për ta mbajtur vendin në destabilitet. Unë e nxis mazhorancën që të vazhdojë dialogun me opozitën, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje politike e pozitive për vendin, në mënyrë që të garantohen zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri", - u shpreh ai. Në po të njëjtën linjë ka qenë edhe europarlamentari tjetër Libor Rouçek, duke thënë se Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe tashmë nevojitet që politika të marrë përgjegjësitë e saj, ndërsa akuzoi qeverinë shqiptare se nuk ka dhënë konsensusin për çështjet jetike të vendit. "Shqipëria ka shpenzuar shumë energji dhe shumë kohë, sepse qeveria nuk ka arritur dot konsensusin për të bashkëpunuar për çështje që janë jetike për vendin", - nënvizoi ai. Midis europarlamentarëve ka pasur edhe polemika kur eurodeputeti socialdemokrat Kristian Vigenin i është drejtuar eurodeputetes Doris Pak që të mos vazhduar me mënyrat dhe deklaratat e saj në mbështetje të Kryeministrit Berisha.


-vazhdon poshte-
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Vizioner Thu Jul 08, 2010 9:05 pm

Debatet në Parlamentin Europian

Stefan Fyle: Duhet të merren parasysh rekomandimet e OSBE - ODIHR-it. Mirëpres thirrjet e PE për një konsensus ndërpartiak. Shqipëria ka bërë progres, propozimet e Komisionit e tregojnë qartë këtë. Më shumë përpjekje duhen bërë për sistemin gjyqësor në Shqipëri, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në aspektin e lirisë së medias duhet bërë me shumë, intimidimi dhe ndikimi mbi gazetarët është shqetësim i madh. Politika duhet të ndajë përgjegjësinë, do të na lejojnë të vendosim një rrugë përpara të qartë.


Marietje Schaake: Ne u dekurajuam sesi e shpërdoruan forcat politike shqiptare kohën e tyre duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Takimi i përbashkët i Parlamentit e vuri theksin që polarizimi nuk e zgjidh situatën politike. Demokracia kërkon përgjegjshmëri dhe jo fitimtari të marrë gjithçka, por me pjesëmarrje dhe bashkëpunim të mazhorancës dhe opozitës. Çështja e zgjedhjeve duhet marrë parasysh në mënyrë që në zgjedhjet e tjera situata të përmirësohet.


Nikolas Chountis: Procesi i pranimit duhet të bëhet. Në kushtet paraprake duhet që të japë sigurinë që t'i ndihmojmë për t'i kaluar problemet që Shqipëria ka. Kjo çështje do t'i bënte gjërat më të lehta. Problemi është sesi mund t'i inkurajojmë politikanët dhe shoqërinë shqiptare që t'i zgjidhë këto çështje. Hapa janë bërë gjatë këtyre kohëve të vështira dhe jo gjithmonë janë zbatuar në mënyrë të suksesshme, veçanërisht me nivelin e korrupsionit. Përfundimi im është që ne nuk duhet të iniciojmë ndërhyrje nga jashtë, sepse zgjidhja e problemit duhet të vijë nga vetë politika shqiptare, në mënyrë që të plotësohen edhe kriteret e Kopenhagenit.


Bastiaan Belder: Numri i vrasjeve në Shqipëri është rritur. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë. Shqipëria duhet t'i luftojë këto fenomene që janë vërtet të rënda.


Hannes Svoboda: Nuk bëhet fjalë thjesht për një mosmarrëveshje politike. Është një çështje për të gjetur një zgjidhje që institucionet shqiptare të funksionojnë në mënyrë efektive. Një komision hetimor duhet të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen për të hetuar zgjedhjet, në mënyrë që zgjedhjet e tjera të mos kontestohen nga opozita.


Lorenco Fontana: Ne përpiqemi që t'i afrojmë këto vende në Europë. Shqipëria po dështon për sa i përket anëtarësimit në Bashkimit Europian. Keni probleme me ekonominë. Për sa i përket çështjes së vizave, keni më shumë njerëz që vijnë të punojnë në tregun e zi. Kjo është diçka e keqe. Ne duhet të mendojmë me keq për insistimin që do të kishim dhe do të ishte jo normale të sillnim në Europë një vend me shumicë myslimane që është anëtare e Konferencës Islamike.


Doris Pak: Unë i citova më parë këtu kolegët socialistë. Një komision hetimor është ngritur. Socialistët kanë shumicën në këtë komision. Ligji për zgjedhjet duhet të reformohet.


Kristian Vigenin - Doris Pakut: Vazhdoni të inkurajoni Berishën me mënyrat tuaja.


Amendamenti 3
Mbështetja e Parlamentit Europian ndaj perspektivës europiane të vendit në të ardhmen. Por, vendi duhet të arrijë një nivel të stabilitetit politik e sigurisë dhe të përmbushen plotësisht kriteret e Kopenhagenit".

Në amendamentin 4
"I bëhet thirrje qeverisë dhe opozitës për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm, në mënyrë që të garantojë respektimin e plotë të vullnetit demokratik të qytetarëve shqiptarë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme, ndërsa siguron aktivitet të plotë e të pandërprerë të Kuvendit".

Amendamenti 5
"Përkeqësimi i krizës politike në Shqipëri, si dhe qëndrimi i blloqeve politike në takimin e parë ndërparlamentar të Stabilizimi-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri, që dështoi për miratimin e një deklarate të përbashkët, mund të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave. Ndaj nxiten të dy palët politike për të negociuar në funksion të një rezultati pozitiv dhe të qëndrueshëm të krizës, duke nënvizuar se, nëse nuk gjendet një kompromis, Komisioni Europian duhet të vëre në pritje të gjithë procesin.

Amendamenti 6, paragrafi 8:
"Reforma e sistemit gjyqësor dhe garantimi i dënimit janë parakushtet kryesore për procesin integrues të Shqipërisë në BE". Në paragrafin e 10 të të njëjtit amendament thuhet: Shqipëria nuk është gati për liberalizimin e vizave".

Në amendamentet e tjera shtesë, dy radikalët Batten dhe Badlener theksojnë: Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në Europë. Vërehet se Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike, një organizatë e cila ndalon të drejtat e njeriut dhe nuk përputhet me principet e BE-së.

Amendamenti 7, paragrafi 15:
Gerard Llajsna dhe Barry Madlener Grupi politik PEL
"Vë në dukje se në bazë të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009 Indeksi i hartuar nga Transparenca Ndërkombëtare, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuar në Evropë"

Amendamenti 9
Gerard Llajsna dhe Barry Madlener në emër të Grupit PEL
Paragrafi 24 b: "Vë në dukje se Shqipëria është anëtare e Organizatës së Konferencës Islamike, një organizatë e cila e kufizon të drejtat e njeriut dhe është në kundërshtim me parimet themelore mbështetje të BE-së"

Amendamenti 10
Gerard Llajsna dhe Barry Madlener në emër të Grupit PEL. Paragrafi 43: "Rekomandon pezullimin e procesit të integrimit europian për Shqipërinë;

Amendamenti 11
Gerard Llajsna dhe emër të Grupit PEL. Barry Madlener, Paragrafi 43 b "I bën thirrje Komisionit dhe Këshillit të mos fillojë negociatat e pranimit të Shqipërisë"



Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty GJND: Pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare

Mesazh nga Lilly Thu Jul 22, 2010 8:01 pm

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vlerësuar si plotësisht të ligjshme shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i gjykatës ka deklaruar se e drejta ndërkombëtare nuk pengon shpalljen e pavarësisë nga një vend që ka qenë i nënshtruar nga regjimi i një vendi tjetër.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk pengon shpalljen e pavarësisë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme”, ka deklaruar presidenti.

Para dhënies së vendimit përfundimtar ai është shprehur se popullsia e Kosovës ka të drejtë të krijojë një shtet të pavarur për vetëvendosje.

Presidenti ka theksuar gjithashtu se OKB mbështet plotësisht parimin e integritetit territorial, por ka nënvizuar se ky parim është i kufizuar në bazë të raporteve mes shteteve.

Ai ka shtuar më tej se pavarësinë nuk e pengon as rezoluta 1244, e cila kishte si qëllim të merrej më situatën që ishte në Kosovë.

“Konkludojmë se rezoluta 1244 përcakton një qëndrim të përkohshëm të ndërkombëtarëve. Ajo e kishte mandatuar UNMIK-un që të lehtësonte procesin e zgjidhjes së cështjes së Kosovës”, ka shtuar presidenti.

Legjitimiteti i pavarësisë mori nga trupi gjykues 10 vota pro dhe 4 kundër. I njëjti trup vendosi gjithashtu se shpallja e pavarësisë nuk ka shkelur as kornizën kushtetuese.

Bravo happy
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga zeshkane Fri Jul 23, 2010 9:01 am

Bravo Bravo Bravo Bravo Bravo Bravo Bravo Bravo
zeshkane
zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme te dites -nga Shqiperia- Empty Re: Lajme te dites -nga Shqiperia-

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi