Forumi Evolucion

Lajme te dites -nga Bota-

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lajme te dites -nga Bota-

Mesazh nga Vizioner prej Sat Nov 28, 2009 8:15 pm


Sulm terrorist ne Rusi

Aksidenti i madh i trenit në veriperëndim të Rusisë, me deri në 39 vdekje për të gjurmuar mbrapa vlerësim hetuesit 'e një sulmi terrorist. Agjencia e lajmeve Interfax njoftoi, duke cituar Prokurori i Përgjithshëm. Zënë plotësisht Nevskit Express po udhëtonte në mbrëmje e premte mes Moskës dhe Shën Petersburg, kur thuhet se ai kishte dalë prej një shpërthimi nga shinat.

Nga Shinat, sipas Ministrisë Mbrendshme, katër nga 14 vagonë kanë zënë me se gati 660 pasagjerë te Nevskit Express. Ai është treni të shpejtë midis dy qyteteteve te Rusisë.

Komisioni i hetimit të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm tha se pranë fshatit Uglowka "pjesë u gjet një paisje shpërthyese. Prokuroria i ka identifikuar dhe dyshohen terroristë qe posedim lendë eksplozivëve. Sipas informacionit të dhënë nga Kremlini, presidenti rus Dimitri Medvedev udhëzoi gjithashtu FSB për të filluar hetimet. Në Moskë, eshte mbledhur grup pune.


Agjencia e lajmeve ITAR-TASS ka raportuar, duke cituar Ministrinë, një total prej 39 vetë u vranë. Ministri i Shëndetësisë Tatjana Golikova tha, 95 vetë u plagosën e janë derguar ne spital. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për të vdekurit dhe të mbijetuarit. Sipas kompanisë ruse të hekurudhave janë mes viktimave dhe tre të huaj.

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme te dites -nga Bota-

Mesazh nga Vizioner prej Sun Dec 13, 2009 10:13 pm

Gazeta "London Times" ka percaktuar "Njerzit e Dhjetvjecarit".
Me poshte jane disa nga keto.

Ju, mund te diskutoni dhe te jepni mendimin tuaj per secilin.
A mendoni se hyn ai/ajo person ne "Njerzit e Dhjetvjecarit" ?



Vendi 20 - Angela Merkel
Kancelare e gjermanise. Eshte cilesuar dhe si "Gruja e hekurt"


Vendi 16 -Tiger Woods
Eshte sportisti me i suksesshem ne Bote per Golf


Vendi 10 -David Beckham
Eshte i sukseshmem si Futbollist por jo vetem, edhe per Mode etj.


Vendi 9 -Mark Zuckerberg
Eshte krijuesi i "Facebook-ut".


Vendi 8 -Lerry Page dhe Sergej Brin
Jane krijuesit e "Google"


Vendi 7 -Osama Bin Laden
Eshte quajtur "Udheheqesi i te keqes".


Vendi 6 -J.K.Rowling
Autorja e "Harry Potter"


Vendi 3 -Tony Blair
Ish Kryeminister i Anglise


Vendi Pare -Barack Obama
Presidenti i USA

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme te dites -nga Bota-

Mesazh nga juna prej Mon Dec 14, 2009 10:35 pm

Dyshime kam per Angela Merkel. Duhet te ishte pjese e" Njerezve te dhjetevjecarit " neqoftese do kishte realizuar reforma te thella ne politiken gjermane. Mendoj se vleresohet thjesht per faktin qe eshte femer ne angazhime politike.

juna
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 51
Reputation : 0
Anmeldedatum : 24/11/2009
Ort : Albania

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulm Terrorist

Mesazh nga Vizioner prej Sat Dec 26, 2009 3:09 pm



Synon të hedhë në erë avionin me 278 vetë. Autori, pjesë e Al Kaedës

Autoritetet amerikane kanë ndaluar një qytetar nigerian me akuzën se synonte të hidhte në erë një aeroplan pasagjerësh që udhëtonte në Shtetet e Bashkuara nga Evropa.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një komplot terrorist në ditën e Krishtlindjeve.

Dëshmitarët thonë se i dyshuari u bllokua nga pasagjerët e tjerë, derisa përpiqej t'i vinte flakën një materiali shpërthyes. Incidenti ka ndodhur në kohën që aeroplani i afrohej Detroitit.

I dyshuari ka marrë plagë të rënda nga djegja. Pas ngjarjes, Presidenti Obama ka urdhëruar rritjen e masave të sigurisë për kompanitë ajrore amerikane. Kongresmeni Peter King tha se i dyshuari është një nigerian 23 vjeçar me lidhje me Al Kaidën.

Në aeroplanin, që fluturonte nga Amsterdami drejt Detroitit, gjendeshin 278 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 11 personash.

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qiejt e Europës “të hapur”, por kaosi vazhdon

Mesazh nga Lilly prej Thu Apr 22, 2010 4:17 pm

Një javë pas kaosit së shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, hapësira ajrore europiane është rihapur e gjitha për fluturime me përjashtim të disa aeroporteve në Suedi dhe Norvegji. Por shumë pasagjerë vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar nëpër aeroporte për shkak të mungesës së biletave. Ekspertët thonë se do të duhen edhe të paktën dy ditë që gjithçka t’i kthehet normalitetit.


_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme te dites -nga Bota-

Mesazh nga Vizioner prej Sun May 16, 2010 8:53 pm

Rinumërohen votat në Bagdad, nuk ndryshon rezultati



Komisioni i Zgjedhjeve në Irak thotë se rinumërimi i votave në Bagdad nga zgjedhjet në mars ka rezultuar në mosndryshim të numrit të vëndeve në parlament.

Rinumërimi me dorë i 2 milionë e gjysëm fletëve të votimit, u bë pas akuzave nga kryeministri në largim, Nuri al Maliki për shkelje të vëna re në qëndrat e votimit.

Korrespondenti i BBC, në Bagdad thotë se shumë tashmë shpresojnë se rinumërimi do të çojë në fillimin e përpjekjeve serioze për formimin e një qeverie të re koalicioni.

Ai thotë se më shumë se 100 vetë janë vrarë gjatë javës së kaluar, pasi kryengritësit e shfrytëzuan impasin politik në vënd.

...dhe Iraku eshte me lart se Shqiperia.....TURP per nje vend antar i NATO-s dhe aplikues per ne BE!!!!!

_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lady Diana është vrarë?

Mesazh nga Lilly prej Tue Jun 01, 2010 11:00 pm

Princesha e Uellsit Lady Diana mund të jetë vrarë pasi ajo planifikonte të publikonte fakte se disa zyrtarë të lartë britanikë ishin të përfshirë në tregëtinë e minave.

Kjo pistë e re rreth vrasjes së saj është hedhur nga njëri prej juristëve më me emër në Britaninë e Madhe i quajtuar Michael Mansfield QC. Avokati Mansfield i cili mbrojti Mohamed al-Fayed, babain e të dashurit të princeshës, Dodi al-Fayed, gjatë hetimit për vrasjen ka deklaruar për herë të parë se Diana kishte një ditar në të cilin ishin shkruar të dhëna për njerëz të përfshirë në prodhimin e minave tokësore.

“Të gjithë e kujtojnë Dianën për shqetësimin e saj rreth minave. Po ashtu të gjithë ne e dimë rolin e Britanisë në tregtinë e armëve, në vecanti atë të minave. Për këtë cështje princesha kishte planifikuar një udhëtim në Kamboxhia pas atij në Angola dhe ngritjen e një instituti për këtë cështje”, ka deklaruar Michael Mansfield. Duke treguar detaje te reja të panjohura deri më tani, Michael Mansfield thotë se një numër i madh minash prodhohen në Britani dhe se një person shumë afër Dianës i ka treguar atij se ajo po përgatitej t’i ekspozonte ata të cilët ishin të përfshirë në këtë tregëti.

Gjithashtu ai deklaroi gjatë një festivali në Uells se një kuti me dokumenta që përmbante informacione të rëndësishme është zhdukur. Sipas avokatit Mansfield ai nuk e di se cfarë kishte në atë kuti, por i është treguar se brenda saj ndodhej ditari me të dhëna rreth tregëtisë së armëve apo korrespondenca mes saj dhe familjes mbretërore. Duke përfunduar deklaratën e tij, Mansfield tha se ai besonte që aksidenti i Parisit ku mbetën të vdekur Pirncesha Diana dhe Dodi al Fayed ishe më shumë se një aksident i thjeshtë.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjendet i vdekur Bekim Fehmiu

Mesazh nga Lilly prej Tue Jun 15, 2010 8:20 pm

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Beograd aktori i njohur shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu.
Sipas mediave lokale, dyshohet që ai të ketë vrarë veten, por policia nuk jep detaje për shkaqet e vdekjes.

Aktori sapo kishte mbushur 74 vjeç më 1 qershor.

Fehmiu njihet për rolet e tij në filmin “Odisea” dhe “Përgjithmonë Xhulia”.

p.s Ju prehte shpirti ne paqe,i paharruar qofte kujtimi i tij Sad

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme te dites -nga Bota-

Mesazh nga zeshkane prej Wed Jun 16, 2010 4:24 pm

Aktori shqiptar është vetëvrarë në shtëpinë e tij në Beograd. Legjenda e yllit të kinemasë dhe teatrit në ish Jugosllavi që nisi me Borën dhe kapërceu kufijtë me Odisenë


Lajmi i vdekjes së Bekim Fehmiut është dhënë dje pasdite nga mediat serbe on line. Aktori me origjinë shqiptare jetonte në Beograd dhe ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij dje pasdite, në zonën e quajtur Zvezdara në periferi të kryeqytetit serb.


Mediat citojnë ministrin e brendshëm Ivica Daçiç, sipas të cilit, Fehmiu 74-vjeçar, aktor shumë popullor në epokën e republikave të bashkuara jugosllave, të ketë kryer vetëvrasje me armën e regjistruar në emrin e tij. Deri dje në mbrëmje nuk është dhënë ndonjë motiv për vdekjen tragjike të këtij portreti të dashur për krenarinë shqiptare sidomos në rolin e Odiseut në vitin 1970.


Thuhet vetëm se kohët e fundit ai ka qenë i sëmurë. Që kur hoqi dorë nga aktrimi gjendja e tij është komentuar depresive. Në intervistën e vitit 2001, që ndoshta duhet të jetë intervista e tij e fundit, dhënë të përditshmes serbe "Danas" ai pyetet: "Keni lindur në Sarajevë më 1936.


Keni pasur fat në jetë? Do provoni të luani përsëri, së shpejti?" Dhe Fehmiu përgjigjet "Një proverb shqiptar thotë: "Puno pak se Zoti të ndihmon shumë". Duket se, përveç sakrificave dhe punës së palodhur, kam pasur dhe fat në jetë, për vete dhe për familjen.


Megjithëse jeta e njerëzve që jetojnë në këtë rajon, dhe në Kosovë sidomos, vetëm e lehtë që s'është. U bënë vite që refuzoj të luaj dhe mendoj se do të vazhdoj të refuzoj. Për shkak të gjithë këtij ferri kam humbur kuptimin e profesionit, dhe përderisa aktrimi për mua nuk ka kuptim, nuk kam dëshirë të luaj kurrë më."


Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviç.
Ka interpretuar në filma dhe gjuhë të ndryshme me aktorë dhe regjisorë të rëndësishëm të ish-Jugosllavisë, evropianë dhe amerikanë.
Nisi të bëhej i njohur në vitet gjashtëdhjetë falë interpretimit të Halil Beut në filmin "Tufa" (1966), për të cilin vlerësohet në Festivalin Jugosllav "Igranog Filma".


Një vit më pas ai shfaqet në një film të shkëlqyer për romët, "Mbledhësi i puplave", i Aleksandar Petrovic-it me një interpretim po aq të shkëlqyer në rolin e ciganit Bora. Ky ishte roli që e bëri popullor Bekim Fehmiun 31-vjeçar. Ndërsa filmi fitoi atë vit "Palmën e Artë" në Kanë dhe u emërua për Çmimin "Oscar" më 1968. Këto vitet e fundit m"Mbledhësi i puplave" është shfaqur dy herë në Tiranë.


Fama ndërkombëtare vjen dy vjet më vonë me hedhjen në qarkullim të prodhimit italo-gjermano-jugosllav, telefilmi "Aventurat e Uliksit" të Franco Rossi (1969), ekranizim i "Odisesë". Fehmiu është në rolin e Uliksit. Njërin nga dy djemtë që pati me artisten serbe Branka Petriç e quan Uliks.


Të kësaj kohe janë interpretimet në "Aventurieri", "Rruga" etj., përkrah artistëve Xhon Hjuston, Olivia dë Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Klaudia Kardinale etj.


Ekziston një kujtim i rrallë prej Fehmiut në Shqipëri. Është i vitit 1972 kur aktori vizitoi për herë të parë vendin. Ruhet një dokumentar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë për këtë vizitë. Është 10 minuta filmim, prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re". Dokumentari nis me fjalët: "Përfytyrimet për të ishin më konkrete te njerëzit e artit dhe kinematografisë.


Ai nuk paraqitet si aktor jugosllav, por si shqiptar i Kosovës".
Aktori u prit me festë në Shqipëri nga artistët dhe njerëzit e kulturës. I organizohet një pritje në Lidhjen e Shkrimtarëve që drejtohej nga Dhimitër Shuteriqi. Pas kësaj vizite pritet në Ministrinë e Kulturës.


Viziton Krujën dhe Durrësin, amfiteatrin dhe muzeun arkeologjik, Gjirokastrën, Sarandën dhe Butrintin dhe në fund Shkodrën ku familja e tij ka jetuar për njëfarë kohe. Në video shfaqet aktori që ndalet një çast para shtëpisë së dikurshme të familjes Fehmiu.


Dokumentari përfundon me fjalët: "Bekim Fehmiu është një aktor realist, i talentuar dhe me kulturë. Duke u larguar nga vendi ynë, kineastët dhe artistët shqiptarë e urojnë atë për një perfeksionizëm të mëtejshëm si aktor i teatrit dhe kinematografisë."
Asnjë intervistë me të.


Vizita e dytë e tij në Shqipëri ishte në vitet 2000 i ftuar nga regjisorja Vera Grabocka në spektaklin "Duam më shumë Shqipërinë".
E kishte mbyllur tashmë karrierën në teatër dhe kinema.


Rolet e fundit janë në "Një fëmijë me emrin Jezus" një tjetër bashkëpunim me Franco Rossin me 1989, ku interpreton një figurë biblike, Jozefin. Shfaqet te "E diela e zezë" e John Frankenheimer përkrah Bruce Dern dhe te "Baladë për një mbret" i Abdelhafidh Bouassida më 1991.


Kishte dhënë një intervistë lamtumire më 14 prill 1987 për gazetën serbe "Politika" ku jepte arsyet e braktisjes së shfaqjes "Madame Colontein" të Agnette Pleyal. Siç tregon vetë Fehmiu, arsyeja e këtij largimi "kishte të bënte vetëm me zgjerimin e propagandës dhe shtrirjen e urrejtjes antishqiptare, kudo në ish-Jugosllavi".


Në vitin 2001 ai botoi autobiografinë "Shkëlqim dhe frikë" ku përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

Nisi të bëhej i njohur në vitet gjashtëdhjetë falë interpretimit të Halil Beut në filmin "Tufa" (1966), për të cilin vlerësohet në Festivalin Jugosllav "Igranog Filma".


Edituar për herë të fundit nga Lilly në Thu Jun 17, 2010 10:33 pm, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : Perseritja e fragmenteve te njejte.)

zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Obama: Reforma e emigracionit, themelore

Mesazh nga Lilly prej Fri Jul 02, 2010 1:48 am

Pas reformës shëndetësore dhe asaj financiare, tani sfida është një reformë komplekse e emigracionit.
Kështu është shprehur presidenti amerikan Barack Obama.

“Kjo është një nga temat themelore të kësaj gjeneratë, SHBA-ja nuk duhet të harrojë se është një vend emigrantësh”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo administratë refuzon të injorojë sfidat themelore të kohës sonë”, është shprehur Obama, duke ftuar Kongresin “të ketë kurajo në përballimin e temave me karakter ekonomik dhe moral.


_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme te dites -nga Bota-

Mesazh nga Eria prej Sun Aug 01, 2010 12:19 pm

Zbardhje te plote posi posi...I jane hedhur te gjithe kryetarit te bashkise se Duisburgut...a thua eshte vetem ai fajtori...po do gjejne nje koketurku....Pastaj me e tmerrshmja eshte ishin marre masat vetem per ardhjen e 250 000 vetave nderkohe qe ne parade ishin 1,4 milion....Lexo ke Bild historite e viktimave...mu mbushen syte me lot..te gjithe aq te rinj...

_________________
Nje dite qe bosh vjen dhe une nuk jam me ty..nje dite qe koha s kthen...dhe une te dua ty....per mua je ti.....nuk ka me tjeter veeend...jooooo

Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme te dites -nga Bota-

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:53 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi