Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'fare duan grate?

Shko poshtë

C'fare duan grate? Empty C'fare duan grate?

Mesazh nga Lilly Mon Mar 15, 2010 9:00 pm

Respekti dhe ndershmëria janë dy vlerat kryesore që e bëjnë më të fortë një lidhje. Pastaj vijnë gjërat e tjera që klasifikohen në listën para se një femër të krijojë një lidhje me një mashkull. Ja disa nga gjërat prej të cilave nuk mund të hiqni dorë.
Çdo grua ka shijet e saj lidhur me partnerin që dëshiron. Ka nga ato që e duan bukurosh si Xhorxh Kluni, të tjera e preferojnë sportiv, ose refraktar ndaj biondeve, që të jetë indiferent ndaj duhanit, të preferojnë më shumë verën se birrën. Por nëse në një lidhje ndershmëria, komunikimi i mirë dhe respekti janë vlerat kryesore, është e sigurt se shumë femra do t’i vinin në listën e tyre para se të zhyteshin në një lidhje dashurie.


Jemi dy të rritur
Duket e kundërta, por në fakt nuk është kështu. Le të supozojmë se një lidhje e shëndoshë fillon me takimin mes dy personave të rritur. Lidhja do të bëhej më e vështirë nëse një femër do të guxonte të lidhej me një adoleshent, sepse ky i fundit do të vuante nga sindroma e Piter Panit. Tanimë janë të largëta ditët kur femra mendonte që ta ndryshonte partnerin e saj. Karakterin e njeriut e njeh me kalimin e viteve, por ta ndryshosh është një mision sa i pamundur aq edhe i dëmshëm. Mashkulli duhet të shërohet nga “plagët” e së kaluarës dhe më pas të jetë në gjendje të përballojë me guxim dhe besim sfidat e të tashmes.

Të qeshësh të bën mirë
Natyrisht që nuk mund të kërkoni dikë, të lindur komik, megjithatë një dozë e mirë humori mund t’ju ndihmojë në ato ditë që e keni moralin e rënë. Dhe nëse jeta juaj nuk ka qenë e lehtë, do të jetë ai që do t’ua ndriçojë me diellin e tij, duke ju bërë për të qeshur. Dihet se e qeshura është e dobishme për jetën në çift, përveç faktit që i bën mirë shëndetit.

“Je e parezistueshme”
Nuk ka rëndësi nëse s’je gjithmonë e bukur, e rëndësishme është që partneri të të bëjë gjithmonë të ndihesh e parezistueshme, kur përpiqesh që të jesh gjithnjë me moral të ngritur, kur ndryshon ngjyrën e flokëve ose lukun. Partneri i duhur është ai që e vëren gjithmonë dhe menjëherë ndryshimin, ai që të bën të kuptosh me një kompliment që të dëshiron jashtëzakonisht, gjithmonë dhe kudo.

Në shtrat mëson
S’ka shumë rëndësi nëse partneri juaj nuk ka eksperiencë në shtrat. Ajo që vlen është ngrohtësia dhe pasioni i intimitetit, pastaj në fund të fundit asgjë nuk është e vështirë për t’u mësuar. Në këtë pikë mund ta ndihmoni ju, duke i treguar dëshirat tuaja. Nuk duhet harruar që një lidhje e fortë dashurie fillon nga pasioni seksual. Mos u shqetësoni nëse ai nuk quhet Roki Balboa. Por nëse partneri juaj nuk bën asnjë sforco për të eksperimentuar dhe kuptuar se çfarë ju pëlqen dhe ju eksiton, atëherë gjërat ndryshojnë: më mirë mos u ngatërroni me të.

Dobia e zënkave
Çfarë ndodh kur ritakoheni me të dashurin tuaj pas një periudhe ndarjeje? Nuk ka rëndësi se kjo gjë ka ndodhur një orë apo një javë më parë. Të jeni të bindur se ky është testi më i mirë për të kuptuar temperaturën e lidhjes suaj. Nëse partneri ju jep dhjetëra puthje, njëqind përkëdhelje dhe ju kushton shumë vëmendje, do të thotë se personi që keni përballë bën të gjitha sforcot e mundshme për të mbajtur në lidhje atë përbërës magjik romanticizmi që ëndërrojnë të gjitha femrat.

Shumë liri
Të rrini bashkë nuk do të thotë të kaloni 24 orë të ditës ngjitur me njëri-tjetrin. Në fakt liria është një provë e vërtetë besimi që partneri ka karshi jush. Një liri që ka mijëra mënyra për t’u shprehur: nga fundjavat e kaluara vetëm me mikeshat, tek eksplorimi i horizonteve të reja profesionale, ose thjesht te qëndrimi vetëm për të qartësuar mendimet. Çdonjëri prej nesh ka shijet e veta dhe nëse partneri juaj pranon hapësirat tuaja jetësore, do të thotë që është një person i pjekur, i kujdesshëm ndaj nevojave tuaja dhe rritjes suaj personale.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi