Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kerceni Salsa

Shko poshtë

Kerceni Salsa Empty Kerceni Salsa

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 4:03 pm

Salsa eshte nje kercim Latin qe ushqehet nga muzika Afro-Europiane, muzika Kubane dhe ritmet Latino Amerikane. Salsa eshte nje kercim pasionant dhe vibrues. Eshte e njohur per levizjet specifike te kembeve si dhe per levizjet Sexy dhe intime. Fjala Salsa, vjen Spanjishtja dhe do te thote Salce(!!!) Pikerisht! Salca Kubane me te njejtin emer, perdor perberes dhe krijon perzierje me nje shije pikante dhe plot aroma. Muzika dhe kercimi i ngjan shume asaj:perdor elemente nga kercime te tjera dhe i bashkon ne nje kercim te vetem. Ky kercim i gjalle dhe “me kripe” pelqehet shume jo vetem ne vendet Ameriko-Latine por edhe ne qytetet e Amerikes se Veriut, New York dhe Los Angeles.


Ka shume arsye PSE duhet filluar te mesohet Salsa. Ja disa prej tyre:

1. Kercimi Salsa eshte nje menyre fantastike fitnesi. Eshte nje zevendesuese fantastike e punes ne palestra veglash. Te kercesh Salsa eshte njekohesisht fitnes dhe Fun. Eshte aerobi qe perfshin njekohesisht kembet dhe kraharorin. Kercimi Salsa gjithashtu rrit fleksibilitetin dhe nivelin e sekretimit te Endorfines(hormoni pergjegjes i humorit te mire), nderkohe qe ju kerceni.

2. Te mesosh Kercimin Salsa ndihmon ne rritjen e vetbesimit dhe vetvlersimit. Salsa eshte kercim kompleks dhe dritherues. Te mesosh kete kercim ndihmon ne njohjen e trupit tuaj si dhe menyres se si mund ta levizni ate, njekohesisht edhe si te levizesh ne nje salle kercimi. Kjo te ndihmon te kesh nje vetbesim dhe vetvlersim edhe kur rreth teje ka njerez te tjere perfshire ata te seksit te kundert.

3. Kercimi Salsa gjithashtu permireson ritmin si dhe reflekset. Per shkak te koordinimitdhe zhdervjelltesise qe kerkohet per levizjet e kembeve, reflekset tuaja si dhe ritmi ne pergjithesi permiresohen kur mesoni Salsa.

4. Kercimi Salsa eshte nje kombinim i shume kercimeve te tjera. Ai ben te mundur perzjerjen e shume prej tyre duke qene njekohesisht i hapur per improvizim. Te mesuarit e Salses te ndihmon duke vendosur themelet edhe per kercime te tjera si Rumba, Pechanga dhe Mambo. Keto kercime ndajne te njejtat parime dhe levizje baze si Salsa dhe perdorin te njejten muzike dhe ritem.

5. Te mesosh Salsa te ndihmon gjithashtu ne mardhenjet me seksin e kundert. Duke permiresuar vetvlersimin dhe besimin ne vetvehte, te mesusrit e kercimit te meson ne te njejten kohe si te perfshihesh natyrshem fizikisht me seksin e kundert. Arrin te dallosh dallimet midis femres dhe mashkullit si dhe si duhet levizur trupi me dhe perballe partnerit tuaj te kercimit. Pastaj MOS HARRO-ekziston edhe ai Miti qe thote se kercimtaret e mire jane edhe Dashnore te mire!

6. Salsa te ndihmon ne jeten tende sociale. Kercimi eshte nje aktivitet social dhe nuk mund te behet vetem. Kur shkon te kercesh, shkon njekohesisht te takosh njerez. Ndervepron dhe shoqerohesh me te tjeret qe kercejne rreth teje me te cilet ndan nje faktor te perbashket qe eshte Kercimi Salsa.

7. Se fundi, arsyeja me e madhe dhe me e rendesishme per te filluar mesimin e kercimit Salsa eshte se ky kercim eshte i thjeshte, i qarte dhe kaq shume qejf. Salsa eshte kercim kaq energjik dhe vibrant sa nuk mund te rezistosh pa u perfshire ne te dhe pa u bere pjese e turmes qe kenaqet.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kerceni Salsa Empty Re: Kerceni Salsa

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 4:04 pm

Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kerceni Salsa Empty Re: Kerceni Salsa

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 4:05 pm

Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kerceni Salsa Empty Re: Kerceni Salsa

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 4:05 pm

Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kerceni Salsa Empty Re: Kerceni Salsa

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 4:12 pm

Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kerceni Salsa Empty Re: Kerceni Salsa

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi