Forumi Evolucion

Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Mesazh nga Sennia prej Sun Mar 14, 2010 3:53 pm

Pak histori....

Ne fillim tangoja eshte vetem nje muzike per te shoqeruar kercimin , dhe instrumentet muzikore jane, pianoja, kitara dhe flauti te cilat, ne kombinim te traditave muzikore te ndryshme te emigranteve, çuan drejt nje forme paraardhese te tangos se njohur gjeresisht sot, qe eshte Milonga . Orkestra tipike eshte nje trio flauti , harpe dhe violine ( harpa karakteristike e indios-ve te Paraguay-it) ose flaut, kitare violine ose dhe klarinete, kitare, violine. Instrumentet jane te pershtatshme per tu transportuar qofte ne feste qofte ne improvizime ne rruge ose oborr. Muzikantet luajne me vesh muzike dhe shpesh improviziojne, dhe per kete arsye shume prej arieve te periudhave te para nuk jane te hedhura ne leter dhe as te regjistruara ne disk, ne pjesen e tyre me te madhe jane humbur.

Muzika u jepte emigranteve mundesine te linin veten ne nostalgjine e nje te shkuare te lumtur, te provonin nje moment kenaqesie ne te tashmen dhe te enderronin nje te ardhme me te mire. Me pas, muzika e gezueshme dhe gjalleria ritmike e milonges mbartnin me vete ne ate moment arratisjeje te perkohshme, mundesine per te harruar, ndjesiper tu shijuar. Kur kercimi mbaronte dhe kercimtaret ktheheshin ne shtepite e tyre te varfera dhe patetike, ath detyroheshin te kendonin ndryshe!

Midis njerezve te “llumit” , pianoja ishte e zevendesuar nga Bandoneon, nje lloj fizarmonike. Shume e dashur per italianet, por me origjine nga Gjermania (ku nuk pati shume sukses) - instrumenti u ndertua nga Heinrich Band (nga rrjedh dhe emri)- , ku lindi dhe fabrika e pare ne 1843. Bandoneoni u krijua si instrument per te zevendesuar pianon ne liturgjite kishtare , ne ato kisha qe ishin te varfera dhe s’mund te shpenzonin per nje organo. Ne janar te 1868 nje anije suedeze, Landskrona ankoroi ne portin e Buenos Aires-it. Legjenda thote qe pjese nga ekuipazhi u ftuan te marrin pjese ne nje feste ku vera derdhej lume , qe zgjaste tre dite, ne lokalet afer portit dhe se nje marinar la bandeonin e vete aty meqe kishte shpenzuar gjithshka dhe s’kishte me se te paguante nje shishe pije.(mendohet te kete qene bandoneoni i pare ne gjithe Ameriken e Jugut).

Me njohjen e ketij instrumenti te ri, timbrit te ndryshem muzikor, Tangoja le pajmen e vete gazmore, per te mare tashme nje tingull me te plote dhe te pershtatshem per te pershkruar emocionet qe kenga donte te shprehte.
avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Mesazh nga Sennia prej Sun Mar 14, 2010 3:54 pm

Termi “tango” filloi te perhapet ne Buenos Aires ne vitin 1820, dhe i referohej nje objekti ritmik te perdorur nga afroamerikanet. Mund te duket e sforcuar ti bashkengjitet ky kuptim nje kercimi qe, megjithese ka te njejtin emer , u perhap rreth 60 vjete me vone.

Ne vitet ‘800 Buenos Airesi ishte qyteti ku “ishte fati”. Pavaresisht fakti qe te vetmet pune te mundshme ishin mjaft te renda, duke pasur ne dispozicion krahe pune ne mase, pagat ishin te uleta. Familje italianesh , francezesh, hungarezesh, çifute dhe sllave, te cileve shume shpejt iu bashkuan sklleverit e liruar dhe argjentinas te brezave te dyte dhe te trete, te ardhur nga pampas, bashkejetonin ne lagje te ndertuara prej hiçit, te quajtura “Orilla”, duke krijuar nje miks unik dhe te paperseritshem traditash etnike dhe kulturore qe me pas u be perberesi magjik i nje procesi krijues.

Ne rrugicat e Orillave, argjentinasit e rinj ndanin nje fat zhgenjimi dhe deshperimi, nga i cili shume shpejt buroi nje shprese e perbashket e perfaqesuar nga nje vullnet per t’ju larguar, qofte dhe vetem momentalisht shtypjes, ndjesi e forte e shprehur ne kenget te kenduara ne “Lunfardo”, dialekti i te rebeluarve, nje lloj gjuhe e perbashket e ndikuar fortesisht nga italishtja dhe frengjishtja.

Kenget i kendonin trishtimit te njerezve, por dhe lumturise se tyre, gezimeve. I kendohej nostalgjise , distances, por dhe shpresave dhe deshirave. I kendohej vetmise, por dhe besnikerise dhe vellazerise ne veshtiresi. Kenga, si ne vende te tjera te botes, u be ngushellimi muzikor i njeriut. Dhe kenga kerkon kercimin, per te kompletuar formen shprehese te saj, keshtu ne rrugicat e Buenos Aires, lindi tangoja.

Njerezit qe vinin nga pampa, Gauchos, sollen Payada, nje forme poezie popullore karakteristike ne festat e fshatrave: Payadori improvizon 6 vargje njembedhjeterrokeshe, qe vijohen nga nje akord karakteristik kitare. Rreth 1870-es payada evoloi dhe asaj i bashkengjitet kercimi: Habanera, valle spanjolle e perhapur ne Kube dhe e sjelle prej marinareve deri ne dy anet e Rio de la Plata, qe perhapet por dhe transformohet menjehere, duke mare formen e nje ecjeje ku mashkulli shkon perpara ndersa femra hedh hapat pas. Keshtu lind Milonga (qe ne spanjisht do te thote feste) , dhe milonguear do te thote te kalosh naten duke kercyer dhe kenduar.

Prej portit te Buenos Aires vjen dhe Candombè, kercim karakteristik i te zinjve (qe banonin ne nje lagje te vogel ne pjesen e vjeter para se te shfaroseshin pothuajse nga semundjet), ne te cilen çiftet vallezonin shume afer po te ndare, duke kryer levizje sensuale te vithjeve.

Keta perberes do te shkrihen me pas ne tango.
avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Mesazh nga Sennia prej Sun Mar 14, 2010 3:55 pm

avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te mesojme Tango

Mesazh nga Sennia prej Sun Mar 14, 2010 3:56 pm

avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Mesazh nga Sennia prej Sun Mar 14, 2010 3:57 pm

avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Mesazh nga Sennia prej Sun Mar 14, 2010 3:57 pm

avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Mesazh nga Sennia prej Sun Mar 14, 2010 3:58 pm

avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tango-ky kercim i mbrekullueshem

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi