Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjyrat

3 posters

Shko poshtë

Ngjyrat Empty Ngjyrat

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 1:15 pm

Po ju paraqes disa kuptime qe i jane dhene ngjyrave, me pas mund te diskutojme rreth tyre.

Përveç astrologjisë, urtësia e lashtë çifute Kaballeja, manipulon shumë me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrës së caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalëkalimit adekuat verbal, arrihet në gjendje transi, gjatë së cilës mund të kontaktohet me nivele të lartësuara hyjnore. Edhe urtësitë tjera të lashta, sikurse janë: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., të gjitha ritualet e veta i mbështesin në veprimin e domethënies së simbolikës së ngjyrave. Ndikimet e ngjyrave në hapësira të caktuara dhe në gjendjen e përgjithshme emocionale të njeriut, ata kanë përpiluar tabela të veçanta të klasifikimit të tyre, të cilat i ruanin si fshehtësi. Në përgjithësi, popujt e lashtë ngjyrat e i kanë klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato që kanë ndikim negative.

Ngjyrat me ndikim pozitiv:

Ngjyra vjollcë simbolizon inteligjencën, dijen dhe triumfin;
Ngjyra e kaltër simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut;
Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, besimin dhe fitoren;
Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, gëzimin dhe të vërtetën;
Ngjyra e kuqe simbolizon vlerën, fuqinë dhe shëndetin;
Ngjyra e verdha e artë simbolizon suksesin.

Ngjyrat me ndikim negativ:

Ngjyra e zezë simbolizon vdekjen, kobin dhe vajtimin;
Ngjyra e verdhë e mbylltë simbolizon tradhtinë, ambiciet dhe dyfytyrësinë;
Ngjyra hirtë simbolizon gabimet dhe pendimin;
E purpurt simbolizon shkatërrimin dhe disfatën;
Ngjyra e portokalltë simbolizon lakminë;

NGJYRA E BARDHë - Edhe pse në Kinë dhe Japoni ngjyra e bardhë simbolizon zinë dhe vdekjen, ajo në besimet e popujve tjerë të botës, ka domethënien ngjyrës së dritës. është ngjyrë që simbolizon pastërtinë dhe kthjelltësinë, gjendje humori, festën, gëzimin dhe harenë, pafajësinë dhe virgjërinë femërore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besëtytnia që prania e disa llojeve të luleve të bardha në shtëpi nuk sjellin fat.

NGJYRA E ZEZë - Zakonisht është negative dhe ka të bëjë me: terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin... Ngjyra e zezë është ngjyra e sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve.



Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keqes. Në letrat e fatit Tarot, ka domethënien e vdekjes.



Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathonë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifët egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simboli i femrës, e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve. Ndërsa, Kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), tregohet se kalëron në kali të zezë. Edhe te ne shqiptarët besohet se, nëse ju prehet rruga nga macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e "pafat" e kanë shënjuar me gur të zi. Në Bibël thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me të zezë. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ. Ta zëmë, nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kurrë nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është përdorur për largimin e zënies së frymës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

NGJYRA E KUQE - Ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetëm kaq!



Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libidosë), e zrmës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Ademit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.



Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite të patricëve.



Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes - pjellshmërisë.

Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjyrat Empty Re: Ngjyrat

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 1:20 pm

Si ju duket ky shpegim?

Po ju cilat ngjyra preferoni me teper dhe ne c'raste?
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjyrat Empty Re: Ngjyrat

Mesazh nga Vizioner Sun Mar 14, 2010 1:26 pm

Une pelqej keto ngjyra:

Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, besimin dhe fitoren;
Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, gëzimin dhe të vërtetën;
Ngjyra e kuqe simbolizon vlerën, fuqinë dhe shëndetin;
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjyrat Empty Re: Ngjyrat

Mesazh nga Eria Sun Mar 14, 2010 1:30 pm

Une adhuroj te kuqen,jo vetem per faktin qe me shkon shume...Sa keq qe svishem dot me te kuqe ne jeten e perditshme,se bie ne sy me kilometra larg..
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjyrat Empty Re: Ngjyrat

Mesazh nga Sennia Sun Mar 14, 2010 1:36 pm

kurse une pa e lexuar kete material gjithnje verores sime keto ngjyra i kam vene:
e bardhe dhe e kuqe -sic vihet gjithnje
si dhe jeshile e vjollce

kurse ne te veshur me pelqen e bardha e zeza vjollce dhe blu
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjyrat Empty Re: Ngjyrat

Mesazh nga Vizioner Sun Mar 14, 2010 1:40 pm

[quote="Eria"]Une adhuroj te kuqen,quote]

Si shpirt ishe me ate bluzen e kuqe....te shkon shume! hahaha
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjyrat Empty Re: Ngjyrat

Mesazh nga Eria Sun Mar 14, 2010 2:05 pm

hhmm Sdi per ca e ke fjalen :P...
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjyrat Empty Re: Ngjyrat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi