Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pohimet e Jezusit

Shko poshtë

Pohimet e Jezusit Empty Pohimet e Jezusit

Mesazh nga Sennia Fri Mar 12, 2010 5:38 pm

POHIMET E JEZUSIT

Ai pohoi se jetoi një jetë pa mëkat.

Jezusi mund ta shikonte drejt në sy një turmë të inatosur njerëzish prej pohimeve të tij se ai ishte një me Atin, dhe t'i pyeste "Cili prej jush mund të më fajësojë për ndonjë gjë në jetën time?"
Është për t’u mahnitur që askush prej tyre nuk mund të hapte gojën! Nuk ka jetuar ndonjëherë ndonjë njeri një jetë të pastër, pa mëkat, përveç Jezusit.

Gjoni 8:28-29 "Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e Njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar. Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s`më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë``..'"

Gjoni 8:46-47 "Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni? Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë."

Ai pohoi se ishte rruga e VETME për tek Perëndia.

Vini re, jo një prej disa prej rrugëve, por ajo, e vetmja rrugë që ekziston.
Dhe jo për të na mësuar për këtë rrugë, por për t’u bërë rruga për te Perëndia. Askush nuk ka bërë deklarata të tilla si Jezusi, as përpara dhe as pas ardhjes së tij. Por Jezusi i tha këto përmes një jete plot dashuri, të rregullt dhe përmes mrekullive që bëri.

Gjoni 14:6 "Jezusi i tha: ``Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje."

Mateu 11:27 "Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t`ia zbulojë."

Ai pohoi lavdinë që ka me Perëndinë në qiej.

Jezusi deklaroi që kishte ekzistuar përpara njerëzve me të cilët ai foli.
Apostulli Gjon, që kishte ndarë bukën me Jezusin, shkroi se Jezusi ishte me Perëndinë, që nga fillimi, dhe që "Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij, dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë." (Gjoni 1:1-5)

Gjoni 17:5 "Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota."

Ai pohoi që mund të falte mëkatet

Një nga gjërat që i çmendte më shumë udhëheqësit judenj, ishte ajo që Jezusi bënte vazhdimisht, duke u falur njerëzve mëkatet. Ishte kaq e qartë për udhëheqësit fetarë, se përderisa mëkatet ishin rebelim kundër Perëndisë vetë, atëherë vetëm Perëndia vetë mund t'ua falte ato.

Luka 5:20-21 "Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: ``Njeri, mëkatet e tua të janë falur``.Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: ``Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t`i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndisë?``

Luka 7:48-49 "Pastaj i tha asaj: ``Mëkatet e tua të janë falur``.
Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thoshin me vete: ``Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?``

Ai pohoi se ishte një mbret hyjnor

Luka 22:69 "Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë."

Luka 23:1-3 "Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati. Dhe filluan ta paditin duke thënë: ``Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t`i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti``. Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: ``Ti po thua``."

Gjoni 18:36-37 "Jezusi u përgjigj: ``Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej``. Atëherë Pilati i tha: ``Ti, pra, qenke mbret?``. Jezusi u përgjigj: ``Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim.``

Ai pohoi se mund të jepte jetën e përjetshme.

Ai nuk u tregoi njerëzve thjesht si mund të gjenin jetën e përjetshme, apo se si të thellonin eksperiencën e tyre. Në të vërtetë ai deklaroi se ishte dhënësi i jetës.

Gjoni 6:40 "Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit."

Gjoni 6:47 "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme."

Gjoni 10:28-30 "Dhe unë u jap atyre [ndjekësve te mi] jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m`i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t`i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Unë dhe Ati jemi një."

Gjoni 11:25 "Jezusi i tha: ``Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë..."


Ai pohoi se do të vdiste dhe do të kthehej përsëri në jetë.


Gjoni 10:15,17,18 "ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet. Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time-- që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im."

Gjoni 12:32-33 "'Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t`i tërheq të gjithë tek unë``.Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç`lloj vdekje duhet të vdiste."
Gjoni 16:16 "Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati."

Luka 18:31-33 "Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ``Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t`u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë. Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë."

Ai pohoi se do të rikthehej përsëri për të gjykuar botën

Mateu 24:27-30 "Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut. Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat``.
``Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen. Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe."

Mateu 25:31-32 "``Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë."

Marku 14:61-62 "Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ``A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?``. Dhe Jezusi tha: ``Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut
të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit.'"
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi