Forumi Evolucion

Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Sennia prej Fri Mar 12, 2010 3:36 pm

Cili eshte programi qe ndiqni me teper ne televizonet shqipetare?

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Eria prej Fri Mar 12, 2010 4:21 pm

Ne Shqiperi,nuk kam asnje emision te preferuar..Sepse jam shume rralle aty,po e keqja as ketu ku jam nuk shikoj ndonje gje,qe ta ndjek cdo jave,me friken se mos humbas ndonje pjese..Jam armike e Tv..

_________________
Nje dite qe bosh vjen dhe une nuk jam me ty..nje dite qe koha s kthen...dhe une te dua ty....per mua je ti.....nuk ka me tjeter veeend...jooooo

Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Sennia prej Fri Mar 12, 2010 10:03 pm

Edhe une nuk jam e dhene shume pas tv por shoh shpesh disa programe si: dancing with the stars , "deja vu", kam pare 2-3 pjese te "apartamenti2XL ....edhe ndonjehere" top show" kur kam kohe..

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Lilly prej Sat Mar 13, 2010 12:07 am

Nuk para shoh shume tv sepse edhe nuk kam shume kohe,nqs rastis te shoh tv do kete ose emisione per femije qe shikon vajza ose sport qe shikon burri.Ne internet shoh Portokalline,dhe zakonisht filma ose komedi shiptare.Te djelen ketu transmetohet nje serial''Brothers&Sisters" qe me pelqen shume edhe ate ndjek me kenaqesi sepse trajton problemet qe ndeshen cdo familje ne jeten e perditshme , te henen shof "Gossip Girl'' ,nje serial qe me pelqen shume te shof gjithmone menyren si vishen aktoret kryesore dhe accesories qe perdorin.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga shpirti binjak prej Mon Mar 15, 2010 12:42 am

Futboll dhe degjoj muzike ose ndonje film asgje tjeter emisionet e tjere nuk me terheqin ...

shpirti binjak
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 60
Reputation : 0
Anmeldedatum : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Nela prej Mon Mar 15, 2010 5:55 am

Ne TV vetem filma (njiher ne muaj mbase) ,ndonji program qe me le pershtypje per ta par-ndjekur cdo jave nuk kam Sad ...por e keqja eshte se cdo dite e meteper po largohem nga TV....eshte e vertet skam kohe... se dhe kohen e lire qe kam e shfrytzoj ne Komputer...(me vjen keqe per TV ...>shaka< haha ) Smile mbase nuk jame e dhen mbas TV sdi cte them. :oops:

Nela
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 538
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Lilly prej Fri May 14, 2010 7:57 pm

Keto kohet e fundit me terheq pa mase ''Criminal Minds'' nje serial qe transmetohet tek cbs.Jo vetem i shof pjeset e reja tek ky kanal televiziv por edhe kudo tjeter qe mund te gjej pjeset e vjetra.Eshte nej serial qe flet per nje grup te specjalizuar te FBI te cilet pasi marrin nje ceshtje ne dore bejne profilizimin e kriminelit dhe arrijen te kapin keqberesit.Kujtdo i pelqen psikologjia do te j'a keshiloja(nqs mundeshin )t'a ndiqnin kete serial.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Sennia prej Fri May 14, 2010 10:13 pm

asgje nuk po shoh tani , vetem filma kam pare en tv kohet e fundit

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Vizioner prej Sun Aug 01, 2010 11:31 am

Ne dhe F..TV !

Fashion TV dhe njeriu i Neandertalit

Në vitin 1997, në Francë themelohej Fashion TV, televizioni më i madh i modës që njohim ne, këtej, në periferinë e botës.
Në të njëjtin vit që u themeluar FTV ne ishim të zënë duke u kthyer te shpellat, për të vërtetuar para botës teorinë e evolucionit të Darvinit.
Kanë kaluar 13 vjet. Ne po përpiqemi të harrojmë 97-ën tonë, ndërsa FTV e kujtoi me pompozitet 13 vjetorin e vet.
Pas 13 vjetësh, Perëndimi na ka imponuar ne të shohim FTV, ndërsa ne nuk arritëm ta bindnim Perëndimin të rrëmbente kallashët. Pra, perëndimi, e ka fituar luftën.
Nuk e di a ka një vend në botë ku në lokale të mbahet kaq shumë ekrani i zënë me FTV. Në palestër, në bar, në club, madje dhe në byrektore do të shohësh FTV. Dhe ti që mendoje se ai kanal është armiku i ushqimit.
"Ky kanali të hiqka oreksin" i thashë shitësit të byrekëve. Ai ktheu kokën nga ekrani i FTV dhe me gojën hapur u fiksua duke parë sfilatën aq sa harroi të më merrte dhe kusurin.

Altamoda në Koplik

Pasioni i shqiptarëve për FTV është versioni modern i pasionit të hershëm për Electric Blue, apo i pasionit pak më të vonshëm i baballarëve të marrosur pas Ambra Angiolinit.
Midnight Hot, është një program erotik i FTV që tek ne i bie të transmetohet në mes të ditës, në vende më se publike, dhe askush nuk duket i shqetësuar.
Shqiptarët, që vrasin vajzat pse kthehen vonë natën nuk kanë asnjë kundërshtim që të shohin femra të zhveshura non-stop, në prani të tërë familjes, duke ngrënë akullore. FTV çan malet. FTV mbërrin edhe atje ku nuk ka mbërritur akoma dushi me korrent.
FTV, në të vërtetë është një ekran pornografik. Soft-porn nuk ka asgjë më pak sesa ajo që shfaqet non-stop FTV. I vetmi ndryshim është që për pornon ka një kod në platfromën satelitore, ndërsa FTV është e lirë. FTV e shohin edhe adoleshentet 12 vjeçare dhe fëmijët 5 vjeçarë.
Dhe pastaj habitemi pse minorenet tona sajohen si prosituta që në 10 paradite, me veshje që në perëndim do ishin të sikletshme dhe të shtunën mbrëma. Dhe pastaj qeshim, kur shohim në Pukë një grua të re të veshur me fustan mbrëmjeje atllasi të kuq në 1 të drekës.
Janë vajzat tona, që imitojnë FTV me bekimin tonë.
Ndërsa në shtëpitë tona uji vjen me orar, paratë nuk dalin në fund të muajit, dhëndri i ardhur nga Belgjika nuk e dimë kurrë se ku do na e çojë gocën. Po ne nuk e kemi mendjen. Jemi shumë të zënë duke parë TV. Duke parë MODË në TV.

F*** TV

Në Fashion TV mund të shohësh vazhdimisht imazhe nga anija ku zhvillohen Party-t luksoze të MishelAdamsit. Ajo që bie në sy në imazhe është një numër i pafund femrash që zhvillojnë festa non-stop, dhe ti pyet veten, po ku janë meshkujt? Ç'janë këto festa ku ka vetëm modele?
Në fakt, aty nuk ka meshkuj. Ka vetëm blerës. Partyt e FTV janë marka e një prostitucioni të legalizuar si "festa mode". Aty nuk ka modele, por vetëm prostituta high class.

FTV është ndaluar në disa vende, herë pas here, për përmbajtje të papërshtatshme për mosha të caktuara në orë të caktuara. Në perëndim përgjithësisht e injorojnë. Në lindjen e varfër, e adhurojnë. Herë pas here, e kanë ndaluar në vende të caktuara për pamje lakuriqësie në orë të papërshtatshme, për thyerje të kodeve të etikës e të kulturës së popujve të ndryshëm, etj.
FTV është një kanal që në Angli kishte 0.0 share të audiencës (të dhënat e 2008), në Amerikën e Veriut nuk ka arritur akoma të bëhet pjesë e platformave kabllore serioze, por që ka një shtrirje të gjerë e shikueshmëri në vendet më të varfëra të globit: në Amerikën Latine(ku përdhunimi i femrave është një nga fenomenet më të shpeshta sociale), në Indi (ku femrat vriten me gurë, pse dashurojnë një djalë të një kaste tjetër), në Indonezi (ku ekziston akoma Policia e Moralit), në Ballkan (ku.... - këtu vini vetë ç'të doni).

Në Zyrat e UNHCR, ditët e para pas cunamit të Indonezisë televizori rrinte tërë ditën te FTV, më tregonte një miku im, vullnetar i organizatave ndërkombëtare. Ndërsa jashtë kalbeshin pirgjet e kufomave, e vetmja mënyrë për të hequr mendjen ishte kanali me femra të zhveshura që ekspozohen tërë kohën.
Por, e vërteta është që FTV u ofron shoqërive të pazhvilluara një imazh të rrejshëm për botën e për femrën.
Në fakt, lufta mes civilizimeve nuk zhvillohet në Irak apo Afganistan. Lufta e vërtetë është mes FTV dhe shoqërive të pazhvilluara, dhe këtë luftë kanali pornografik i modës po e fiton.

First we take Manhattan, than we take Berlin

Një nga të paktat gjëra që gjuha ime më bën krenar, është që nuk ka një fjalë për "pasarelë". As për "sfilatë". Shqipja nuk e ka pasur kurrë të nevojshme, sepse kultura e FTV është thellësisht jo shqiptare, sikurse, është thellësisht jo njerëzore.
Femrat anoreksike, anijet ku zhvillohen party-t e prostitucionit, haute couture-a, nuk kanë asgjë për të ofruar për ne. Përveçse të joshin vajzat tona të vogla, drejt një bote ku bëhet pazari i gjësë së gjallë. Zinxhirë prej floriri ty kanë për të ofruar..., etj.


Tirana Fashion Week

Nuk dua të gjykoj modën, sepse nuk kam asgjë më shumë për të thënë se sa Oscar Wilde, "Moda duhet të jetë një gjë shumë e shëmtuar, përderisa detyrohemi ta ndërrojmë kaq shpesh."
Ajo çfarë më shqetëson është kompleksi i majmunit brenda nesh. Mënyra sesi ne, edhe sot, pas 13 vitesh i vërtetojmë botës teorinë e evolucionit të Darvinit.
Shoqëria jonë, nga më të kompleksuarat e më inferioret në dizajn, tekstile e shërbime, tenton të shesë tangërllëk në modë. Në rrugë, në Bllok, në plazh por dhe në TV. Ne kemi "stilistë" pa fund. Ne kemi "Tirana Fashion Week" që janë diçka e tipit TVSH-ja në 91-shin: një këngë, një valle, një.. sfilatë.

Ne nuk kemi industri mode, nuk kemi elitë që sheh një sfilatë (edhe këtë fjalë, shqipja e injoron) dhe vendos të blejë një fustan ekstra të shtrenjtë. Ama, 9 në 10 adoleshente ëndërron të bëhet topmodele (jo modele e thjeshtë, po top-), ndërsa çdo person që mendon se ka gusto për të zgjedhur pllakat e banjës, e quan veten stilist.
Ideja e "Tirana Fashion Week" është një absurditet që mbijeton vetëm falë një publiciteti fals. Moda në Tiranë as ekziston as ka për të ekzistuar. Industria që e mbështet modën nuk ekziston as ka për të ekzistuar. "Stilistët" që të ndikojnë në shijet e veshjet e sezonit që vjen, nuk ekzistojnë e as kanë për të ekzistuar.
Vetë FTV nuk është një kanal mode për ne, por thjesht një kanal femrash të zhveshura.
E vetmja pasarelë e vërtetë mode janë rrobat Te Çamët. Pardon! Made In Çamët.


-Shekulli online-
nga:Koloreto Cukali

_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Lilly prej Sun Aug 01, 2010 4:36 pm

Artikull interesant dhe i shkruar shume bukur. Hera pare qe po degjoj per Fashion Tv.Problematika qe ka ngritur per Shqiperine ,me se e vertete dhe e duhur.
Per Usa-n ,mund te jem edhe gabim,por sdi te kem Fashion Tv ne kanalet televizive qe ofron rrjeti im kabllor.Por ka edhe me keq se Fashoin Tv,ben emision Paris Hillton,ku per nje moment qe rastesiht e kam cuar tek ai kanal kam pare se Paris ne nje grup vajzash qe kish mbledhur duhet te zgjidhte disa nga ato,ne mos gaboj,qe te benin pjese ne shoqerine e saj.Kriteri ishte:-Kush eshet K...a me e madhe. affraid ,keshtu u shpreh ajo.Gjithashtu ka plot emisione te tjera ku mund te behesh pjese dhe te tregosh historine tende,ne qofte se ke shkuar me te dashurin e shoqes,te nenes,nqs nuk e ke femijen me burrin tend etj etj.Ne nje pjese te ketij emisioni mbaj mend se numri i meshkujve qe u testuan per te qene babai i nje femije shkoj 17 dhe ende nuk ishte gjetur e verteta.Keto perbejne materiale interesante per syrin e nje shoqerie te degraduar ne maksimum.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Diskutim-Programi televizim qe shikoni me shpesh?

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:57 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi