Forumi Evolucion

Te parandalojme depresionin.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Te parandalojme depresionin.

Mesazh nga Sennia prej Wed Mar 10, 2010 5:33 pm

A dëshiron qe te mos bëhesh pre e depresionit?

Fillo menjëherë te mendosh për diçka tjetër qe ty te pëlqen duke u nisur thjesht edhe nga një detaj i vogël si për shembull se çfarë do te te pëlqente te haje ne ato çaste. Çfarë do te vishje ne një rast special ku ti ishe e ftuar? Fillo te shfletosh revista, shih video qe te bëjnë te qeshesh, bej shëtitje te gjata duke ecur kështu do te fillosh te hysh ne kontakt me njerëzit dhe do te maresh ajër.

Nëse mundesh bëji këto shëtitje ne natyre sepse ngjyra e gjelbër te qetëson. Fillo ti thuash vetes: -Jam e forte! dhe nuk është gabim qe ti te vendosesh te maresh frerët e jetës tende ne dore. Ok nëse nuk do te dëgjosh moralin qe te bëjnë te tjerët por mos harro se ata janë miqtë e tu dhe kështu qe nuk ke pse i mënjanon. Fillo te rivendosesh kontaktet me ata, dhe mundohu qe sa me shume ta shmangesh gjendjen qe ti je duke kaluar. Është e sigurt qe ata do te pyesin se si je por ti nuk ke pse ndihesh si i/e detyruar për ti dhënë një përgjigje te sakte. Kaloje muhabetin ne një teme tjetër me mjeshtëri dhe folu atyre vetëm për planet e se ardhmes.

Ky është vetëm fillimi….

Te mos mendojmë se depresioni do te largohet kaq kollaj, kujtojmë një shembull qe shume shpesh mund ta kemi dëgjuar ne jetën e përditshme. Një ish i alkoolizuar e ka shume te vështirë te ulet ne një tavoline me dike qe është duke pire alkool sepse do shume mund qe ti rezistoje tundimit qe ta ktheje dhe ai nje gote. Por nëse ai kthen vetëm një gote është shume e sigurt qe ia do te rifilloje te verdalliset serish neper bare si i alkoolizuar ne ditët ne vijim.

Ç’duhet të bëni?

Rrini larg gjerave qe ju trishtojnë! Nëse jeni ne shkolle dhe jeni te anëtarësuar ne ndonjë institucion qe ju sjell stress te tepërt shqyrtojini me kujdes mundësitë dhe vendosni te largoheni prej aty apo jo?

Kjo vlen edhe per punën, ndonjëherë është me mire ta leme pak mënjane ambicien kur behet fjale për shëndetin tone, le te pranojmë te bëjmë me pak ne pune dhe te kalojmë me shume kohe me veten tone. Një vrap shoqëruar me muzike ose ne palestër, një dush i ngrohte, një kafe ne kafenenë e lagjes duke lexuar diçka ndërkohe te lejojnë vetëm te mendosh gjera te bukura dhe pas kësaj mund te flini edhe një gjumë te qete dhe kështu një tjetër dite e jetës tuaj do te nise shume ndryshe….e qete.
avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Te parandalojme depresionin.

Mesazh nga e panjohura prej Fri Aug 13, 2010 12:57 am

Si te sherohemi nga depresioni

Vetem forca e vullnetit nuk eshte e mjaftueshme. Edhe pse depresioni eshte me te vertet nje patologji e cila te krijon probleme psikologjike, eshte e mundur te dalesh nga kjo me nje karakter te fort dhe te formuar. E rendesishme eshte te njohesh dhe te pranosh kete patologji, qe shpesh nenvleresohet nga njerez qe vuajne prej saj, duke e kthyer ne nje lodhje te thjeshte, duke akumuluar stres dhe humor te keq.

Depresioni mund te jete ne tipe te ndryshme, i rende ose me pak. E rendesishme eshte ti drejtohesh specialistit kur fillojne shenjat e para. Ja disa simptoma te patologjise:

Trishtim, qe e kemi prezent gjate gjithe dites, munges interesimi ne aktivitetet e dites, lodhje, munges oreksi, pagjumesi, munges vetevleresimi dhe energjie. Depresioni behet i rende kur fillon te mendosh per vdekjen dhe per vetevrasjen.Per tu sheruar nga depresioni psikoterapia dhe medikamentet jane efikas. Duhet te dini qe antidepresivet keshillohen kur vuani nga depresion shume i rende dhe jo ne raste te lehta. Eshte e rendesishme te dini se antidepresivet minimizojne sipmtomat e depresionit, nuk na ndihmojne te kemi besim tek vetja. Me teper prej tyre krijon varesi: pasi njerezit e semur krijojne pershtypjen se vetem ato mund ti japin qetesi dhe kenaqesi. Mos harroni se antidepresivet jepen vetem nga psikologu vetem ne raste me depresion te rende, dhe gjithashtu nuk duhet te nderprisni kurat menjeher por gradualisht dhe vetem me keshillimin e mjekut.
avatar
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi