Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 Menyra per te qene te lumtur...

3 posters

Shko poshtë

10 Menyra per te qene te lumtur... Empty 10 Menyra per te qene te lumtur...

Mesazh nga Sennia Wed Mar 10, 2010 5:28 pm

T'i besosh vetvetes. Të vështrosh me optimizëm ngjyrat e jetës. Të reagosh me energji ndaj tatëpjetave të jetës. Me fjalë të tjera të zhvillosh jetën pozitive të karakterit vetjak. Gjithë lumturia qëndron këtu dhe në pjesën më të madhe është në duart tona, mjafton të dish ta presësh.

1. Mos u kap me fatin

Sa herë të ka ndodhur të mendosh: "jam vërtet pa fat, asgjë s'shkon siç duhet". Sigurisht jeta e çdokujt është gatuar me cikle pozitive dhe negative, por beso se nuk ka fat të keq. Mënyra me të cilën përballon problemet e përditshme varet mbi të gjitha nga karakteri ynë. Eshtë më shumë një çështje mendore, duhet të bindësh vetveten që fati varet nga ti dhe askush tjetër. Mos humb kohë duke pyetur veten: "Përse më ndodh mua". Përkundrazi, mënyra më e mirë për të përballur problemet është të shikosh përpara. Pra, të përqendrosh vëmendjen drejt zgjidhjes së problemit.

2. Rreziko gjithmonë, jep maksimumin

Në qoftë se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin që t'i shpëtosh vështirësive dhe të kesh një jetë më komode, atëherë dhe lumturia jote do të jetë e përgjysmuar. Është njësoj si të shmangesh një pjesë të rëndësishme të jetës, nga frika se mund ta humbësh. Eshtë e nevojshme të kesh kurajën për t'i marrë përsipër rreziqet: Sfidat janë kripa e jetës dhe, të fituara ose të humbura, janë të nevojshme për tu rritur dhe për tu bërë më i fortë. Sa më shumë do të kesh kurajën për të përballuar rreziqet, pra të luash "ndeshjen e jetës" si person i parë, aq më shumë do të ndjehesh e lumtur, sepse do të dish se ke dhënë maksimumin.

3. Mbaj mend se kush s'jep, s'merr!

"Pak dhe saktë". Eshtë me të vërtetë më e mira për t'u frymëzuar, kur bëhet fjalë për miq. Si të sigurohesh n.q.s. do t'i kesh pranë për gjithë jetën? Varet vetëm nga ti. Mos prit që të vijë nga qielli dhe të rrijë pranë teje nëse nuk i jep asgjë si shkëmbim. Duhet të jesh e kujdesshme, e pranishme, t'i telefonosh, të shqetësohesh për të, ta dëgjosh, ta mbështesësh në momentet e vështira. Duhet të japësh po deshe të marrësh. Dhe një këshillë se si të shmangesh humbjen e kohës dhe të energjive me personat e gabuar: Pikësëpari besoji intuitës tënde, nëse personi kërkon të krijojë miqësi me ty dhe nuk qesh ose të përgjigjet brutalisht, s'meriton miqësinë tënde.

4. Në gjërat që bën, vër ca më shumë entuziazëm!

Studimi i një materiali që të bezdis, s'bën për ty?! Mos u zhyt në këtë mendim dhe mbushja mendjen vetes që mund t'ia dalësh. Duke u përkushtuar deri në fund mund t'ia dalësh për të arritur qëllimin tënd. E njëjta gjë vlen dhe për punën. Duke bërë me pasion aktivitetet e përditshme, në fund do të kuptosh se si ke bërë diçka edhe për ty edhe për të tjerët. Dembelizmi është një qëndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botës, lumturia i përket atij që angazhohet me ngulm dhe vendosmëri.

5. Zgjedh objektivin dhe përpiqu ta arrish!

Në jetën e përditshme bëhu më shumë luftarake. Mjafton të kesh një synim, ta kesh përherë të frikësuar përballë vetes dhe të bësh gjithçka për ta arritur. Armët tuaja për t'ia dalë mbanë janë përveç ngulimit dhe vendosmërisë edhe frika, tërbimi, ca ndjenja negative, por që mund të të japin forcë.

6. Përballoji problemet në vend që t'i shmangesh!

Nuk duhet t'i nënshtrohesh një situate që nuk të kënaq nga frika se nuk e përballon dot të panjohurën. Të shmangësh problemet të bën të pasigurt dhe humbëse. Sa më shumë t'i shtysh aq më shumë do të shtohet stresi, sa të mos arrish të gjesh fillin pastaj. Në të kundërt arrin të jesh psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi në mendje dhe përballon situatat duke i zgjidhur me qetësi dhe ngulm. Nuk është e vërtetë që lumturia do të thotë mungesë problemesh, të gjithë i kanë, vetëm që duhet të mësosh t'i drejtosh me një qëndrim pozitiv.

7. Herë pas herë... Shtëpi, zyrë, pazari, fëmijët, burri... Angazhimi i rregullt bën mirë, po mos e lër veten të tërhiqesh nga automatizmat e përditshme. Jeta rrezikon të rrjedhë ditë pas dite pa e kuptuar as ti vetë atë që të ndodh rreth. Nganjëherë është e nevojshme të ndalosh dhe të reflektosh. Është e pamundur? Mundohu të bësh këtë ushtrim: mbaj frymëmarrjen dhe ndërgjegjësohu për trupin tënd, për pozicionin që je, për lëvizjet që bën. Eshtë një çast ndërgjegjësimi për të mësuar për veten tënde, për të kuptuar atë që të ndodh deri në imtësi.

8. Mbushu plot me energji!

Për këtë është e nevojshme të mësosh të jesh më e çlodhur. Sot jeta është e furishme dhe kur je i stresuar, rreziku është të shkosh drejt animit. Është e nevojshme të gjendet mënyra për t'iu shpëtuar tensioneve të ditës apo personave që të krijojnë ankth. Si? Duhet krijuar dhe shfrytëzuar të ashtuquajturin "kohën e cilësisë". Pas një dite studimi ose pune, dëgjo muzikën e preferuar, mbështillu me aromat e një banjoje të ngrohtë dhe çlodhe lëkurën, bëj mesazhe shtendosësh, regjistrohu në një palestër dhe eksperimento meditimin.

9. Ndrysho qëndrimin

Të qahesh pa kaluar në aksion nuk të ndihmon për të jetuar më mirë, përkundrazi. Kush vazhdon të shikojë vetëm anët negative të jetës, është i përqendruar mbi atë që e bën më të pakënaqur. Ky është ndryshimi ndërmjet atij që lufton për të qenë i lumtur dhe e atij që është mësuar të mos kënaqet kurrë. Qetësia shpirtërore është një fitore e vërtetë, pra për ta arritur s'duhet hequr kurrë dorë së luftuar. Dhe kujtohuni që lumturia ushqen lumturinë.

10. Bëj sport: i bën mirë edhe mendjes!

Përveçse është i rëndësishëm për mirëqenien fizike, është provuar se kontribuon në një ndjesi qetësie shpirtërore. Kemi dhe një faktor tjetër që është shumë i rëndësishëm: të kesh një fizik të stërvitur, të fortë dhe reagues, shton sigurinë në vetvete. E fundit nga të mirat e sportit, është mundësia që të jep për të bërë shoqëri: të futesh në një palestër, në një kurs vallëzimi, do të thotë të kesh miq të rinj.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 Menyra per te qene te lumtur... Empty Re: 10 Menyra per te qene te lumtur...

Mesazh nga Sennia Fri Mar 19, 2010 2:18 pm

Sennia shkruajti:T'i besosh vetvetes. Të vështrosh me optimizëm ngjyrat e jetës. Të reagosh me energji ndaj tatëpjetave të jetës. Me fjalë të tjera të zhvillosh jetën pozitive të karakterit vetjak. Gjithë lumturia qëndron këtu dhe në pjesën më të madhe është në duart tona, mjafton të dish ta presësh.




4. Në gjërat që bën, vër ca më shumë entuziazëm!

Studimi i një materiali që të bezdis, s'bën për ty?! Mos u zhyt në këtë mendim dhe mbushja mendjen vetes që mund t'ia dalësh. Duke u përkushtuar deri në fund mund t'ia dalësh për të arritur qëllimin tënd. E njëjta gjë vlen dhe për punën. Duke bërë me pasion aktivitetet e përditshme, në fund do të kuptosh se si ke bërë diçka edhe për ty edhe për të tjerët. Dembelizmi është një qëndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botës, lumturia i përket atij që angazhohet me ngulm dhe vendosmëri.


.


Te gjitha jane shume te frytshme, vecanersisth keto qe citova....jane themelore per mendimin tim
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 Menyra per te qene te lumtur... Empty Re: 10 Menyra per te qene te lumtur...

Mesazh nga Lilly Wed May 05, 2010 10:59 pm

Sennia, Bravo shume interesant materiali qe ke sjelle Smile
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 Menyra per te qene te lumtur... Empty Re: 10 Menyra per te qene te lumtur...

Mesazh nga ely Thu May 06, 2010 4:57 pm

shume material i bukur sennia komplimenti-une po sjell nje interviste te dr giuliana proietti:



Lumturia është të ndjenja ne te cilen kuptojme se çfarë është e bukur në jetë. Kjo eshte nje aftësi individuale, jo një rezervë e fatit: të gjithe mund të jenë te lumtur nese mesojme të kuptojmë se si mund ta bejme këtë. Në fakt, për të jetuar një jetë të lumtur ju duhet të jeni në gjendje për të shijuar atë që ju tashmë e keni. Lumturia nuk qëndron në të ardhmen, por në te tashmen, sepse ne nuk duhet të harrojmë se e tashmja eshte hapi drejt te se ardhmes se imagjinuar për ne disa kohë më parë. Shumë nga dëshirat tona janë realizuar, objektivat ambicioze janë arritur ... por ndoshta kjo është arsyeja pse ne jemi te 'lumtur' ? Përgjigjja me siguri është 'jo', apo jo 'jo ende ". Gjithkush ka diçka që ende mungon të jetë i lumtur: martesa, puna,, karrierë në shtëpi, diplomim, pushime ... shpëtuar nga kjo, paaftësia për të marrë vendime, tendenca për të përcaktuar procastinazione 'idealizim të ardhmen e tyre, ndërkohë, bëhet e pranishme dhe historia vazhdon. Lumturia, shtyhet sërish si pasojë, vazhdon të shpëtuar jetën tonë, iluzionin se disa fuqi magjike, mbinatyror ose edhe nga disa rajoni e mistershme të vetë në fund mund të zgjoheni dhe magjike të zgjidhë të gjitha problemet. Ndonjëherë hidhërim rrjedh nga ndjenja e nuk ka apo nuk ka mjaft nga ajo që ju duhet për të jetuar mirë. Shumë shpesh ajo është shkaktuar nga nevoja sociale dhe në veçanti ato 'fshehur persuaders' i cili, me logjikën delikate dhe mashtruese, kërkojnë të ndikojnë ata në zgjedhjet e tyre dhe sidomos të konsumit.

E vërteta është se nëse ne duam të jetë i lumtur, ne mund të jetë kështu menjëherë, sepse lumturia nuk është në të ardhmen, por në këtë moment të pranishëm: pa marrë parasysh se sa kemi, por ajo që ne gëzojmë atë që kemi.

Dhe 'kotë të kalojnë jetën e tyre përpjekje për të kapur suksesin, fama, paratë dhe pushteti: ndërkohë që ne të luftojmë dhe të konkurrojnë për të arritur këtë, ndahemi nga vlerat tona dhe në mënyrë të pashmangshme kemi bërë skllevër të sistemit që ne duam më shumë më të mirë. Vetëm duke u përqendruar në procesin dhe jo si rezultat, që nisen nga konkurrenca dhe iluzionet ajer te riformuar në perfeksion nga e strategjisë së komunikimit, ne gjejmë gëzim në gjëra të vogla të jetës së përditshme dhe të kthehet në jetën tuaj sipas vlerave tona.

Më në fund një pikë e fundit: e vetmja qenie njerëzore për të kuptuar kuptimin e vdekjes, sepse është në paketën e njohurive, pasi ai ishte një fëmijë. Në dijeni të terrorit të sigurt të tyre në fund dhe frika për të harruar këtë përpjekje të largoj një shpirt të keq duke u përpjekur të mos mendojnë për. Kjo është një sjellje të fëmijës, një mekanizëm mbrojtës bazuar në refuzim. Vdekja dhe prandaj nuk mund edhe të marrin këtë parasysh. Nëse jeta të jetë e shkurtër, të paktën e bëjnë atë të lumtur dhe të largohet nga dënimi, dëshprim, konkurse, akumulime, ata që mendojnë se kurrë nuk duhet të vdesin.

Dr Proietti është në dispozicion për të dhënë informacion të mëtejshëm në: gipr@ciaoweb.it

Është autor edhe i librave në vijim:
Phobias, dhe. Milan Xenia, 1997
Ashtu si plakjes, ed. Padova MEB, 1998
Emocionet, ed. Milan Xenia, 1999

me falni por kam perdorur googel per ta perkthyer.
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 Menyra per te qene te lumtur... Empty Re: 10 Menyra per te qene te lumtur...

Mesazh nga Sennia Fri May 07, 2010 9:22 pm

Ska problem ely, eshte e kuptueshme gjithsesi...

Jam dakort me Dr Proiettin, kur thote se lumturia ekziston vetem ne te tashmen, por nuk mendoj se kete e realizojme pikerisht atehere kur mesojme si ta arrijme lumturine. Nuk kemi nevoje ta arrijme lumtrine, ta kerkojme ate, sepse ajo eshte gjithnje ekzistente, thjesht duhet te jemi te vemenshem.
Kjo permban shume kontradita perbrenda..Nese ne themi qe lumturine e arrijme atehere kur gezojme ato qe kemi, Por a e realizojme dot kete???Jo..sepse do te humbte kuptimi i vazhdimesise...nuk do te shihnim me perpare,nderkohe qe koha nuk na e lejon kete privilegj.
Nga ana tjeter, si mund te jemi te lumtur nese nuk kemi shikuar te kunderten e saj? hidherimin , vuajtjen. Pra nese tek e tashmja jone ne shikojme vetem mjetet qe na bejne te lumtur, ne nuk do ta arrijme dot kete sepse do te shmangnim perjetemet e keqija dhe si rezulatat nuk do te kuptonim se si ishte ndenja e te qenurit i lumtur.

Keshtu, kjo bote funksionon ne persosmeri,,asgje nuk eshte rastesi, asgje nuk eshte gabim. Ajo cka duhet te kerkojme nuk eshte lumturia, por ndjenja e te ndjerit mire me veten...
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 Menyra per te qene te lumtur... Empty Re: 10 Menyra per te qene te lumtur...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi