Forumi Evolucion

Njeriu dhe koncepti i Zotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga Sennia prej Wed Mar 10, 2010 4:22 pm

Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkëndia e dritës së vet." Kështu thuhet në librat e vjetra religjioze. Figurativisht konstatimi i shprehur është plotësisht me vend, sepse njeriu si krijesë fizike racionale është një KOSMOS në miniaturë dhe në përrbërjen e vet ka tërë strukturën substanciale të botës materiale, prandaj, shpeshherë në literaturën ezoterike, ndryshe emërtohet edhe si "MAKROKOSMOS", ndërsa pjesa tjetër irracionale e trupit, ndryshe cilësohet si shkëndi hyjnore, frumë potencial i pastër, dritë...etj.




▪ Nëse pra, e pranojmë se Zoti, kësaj krijese të përsosur, ia dha frymën e vet, atëherë logjikisht AI është në ne dhe askund tjetër. është pjesë e jona si tërësi, edhe pse ne jemi mësuar ta kërkojmë larg e më larg, diku në qiell ose kudo qoftë tjetër. Nëse jemi shkëndija e dritës hyjnore, atëherë,
Jemi pjesë e Zotit?
POO! Dhe s'ka dyshim!


Po, le të më thotë dikush: e urren Zoti pjesën e vet? patjetër jemi edhe pjesë e përsosshmërisë dhe inteligjencës së paskajshme.


A nuk mjafton të besojmë se jemi ata që jemi? Se kemi lindur jorastësisht në këtë botë dhe jemi pjesë e procesit të transformimit të pandërprerë e cila quhet jetë?
Ne ende dyshojmë në vete, a po?
Pse?


Kurrsesiii!


Si qenie e përsosur kemi privilegje të mendojmë dhe të zgjedhim realitetin tonë në mes të vuajtjes që vetë e krijojmë, dhe lumturisë e cila është qëllimi themelor i jetës dhe ekzistencës si proces në vazhdimësi.


Ne zgjedhim vuajtjen. Pse?


Ta zëmë, nëse do të kishim marr një lajm të gëzuar, gjëja e parë në atë moment që do t'i kishim thënë vetes është: "Nuk mund të besoj se është e vërtetë!"


Pse nuk besojmë kur diçka është e mirë, duke dyshuar përherë në lumturinë dhe kënaqësinë që ajo na sjell, ndërsa shumë lehtë i besojmë të keqes dhe vuajtjes?


Ne zgjedhim vuajtjen, sepse aty ndjehemi më të sigurt. Duke vepruar kështu ne krijojmë realitetin tonë të gabuar. Në të vërtetë, ne kërkojmë përherë lumturinë, sepse ajo është qëllimi i ekzistencës sonë, por kur ta arrijmë atë përjetim shpirtëror, dyshojmë në të.


Këtu pra nuk kemi të bëjmë me NE, gjegjësisht UN-in tonë, por me EGO-në, të cilën e kemi krijuar ne vetë dhe personifikohemi me të.


Egoja nuk jemi ne - UN-i jonë, andaj, as nuk do të duhet të identifikohemi me të.


UN-i jonë është potenciali i pastër, është hyjnorja dhe shkëndija e Zotit në ne. EGO-ja është burimi i eksperiencës, edukatës, moralit, nga e cila kemi krijuar ëmbëlsirën tonë si shabllon për veten, ashtu që, çdo veprim, dëshirë dhe synim që kemi, e vlerësojmë kryekëput në përshtatje me shijen e saj.


Un-i, pra, është potencial i pastër dhe shkëndija e Zotit në ne, ndërsa EGO-ja është syri i shpirtit që sheh botën jashtë dhe separon të gjitha ngacmimet që depërtojnë kah uni i pastër.


Pengesa, pra, është EGO-ja e cila filtron çdo informatë.


Si e bënë ajo këtë punë dhe nga kush ushqehet për veprimet e veta?


Nga vetë mendimet tona që i kemi për veten dhe rrethin ku jetojmë.


Nëse EGO-ja ushqehet dhe edukohet nga mendimet tona, atëherë s'ka dyshim se mund ta riedukojmë. Po e përsëris: ta r-i-e-d-u-k-o-j-m-ë, e kurrsesi ta pengojmë në veprimet e veta, sepse edhe ajo është pjesë e qenies sonë si një tërësi e përsosur.


Vetë besimi i thellë se jemi krijesë hyjnore dhe prezenca e përhershme e Zotit në ne, është hapi i parë thelbësor në riedukimin e EGO-s dhe koncepteve të gabuara mbi veten dhe realitetin që e jetojmë.


Për të besuar se jemi frymë e Zotit dhe shkëndija e kësaj pavdekshmërie që quhet përhershmëri, ne duhet ta kemi të qartë vetë konceptin e Zotit. E Zoti...Zoti është jashtë të gjitha koncepteve. AI është eksperiencë. çdo gjë që nuk hyn në konceptin tuaj është ZOT. Në momentin kur ju e formoni një konceptim, intelekti i juaj thotë: "Po tani e di! E Zoti është përhershmja "Unë nuk di". çfarëdo që të dini dhe nuk dini, çfarëdo që të shijoni dhe nuk e shijoni, ju jeni ai përjetim në at moment. Andaj, ju mund të jeni ZOT. Ju mund ta shijoni dhe të jetoni me ZOTIN, por, kurrë nuk do të keni dijeninë për të.


çdo religjion mëson se çka është ZOTI dhe jep konceptin e përgjithësuar për ZOTIN si gjithëpërfshirës. Nëse AI është gjithëpërfshirës, atëherë, nuk duhet të ketë dyshim se është prezent edhe në ne. AI është prezent në të gjitha kohët.


Nëse AI është prezent në të gjitha kohët, a është prezent tani në këtë çast?


POOO!


Kjo është esenca. Të jesh këtu tani. Në këtë moment në kontakt me thellësinë e qenies tonë. Vetëm në këtë gjendje dhe tek atëherë jemi në ZOTIN.


Por, praktikisht, mendja e jonë kurrë nuk është në të tashmen. Ajo gjithnjë hamendet ndërmjet së kaluarës dhe së ardhmes. Përherë jemi të padurueshëm, nga aspekti i së ardhmes, ose brengosemi në lidhje me të kaluarën. Gabimi i ynë më i madh qëndron aty se, të gjitha brengat tona kanë të bëjnë me të kaluarën, e cila ka perënduar dhe nuk ekziston më, dhe i tërë padurimi është për të ardhmen, e cila ende nuk ka arritur.
Ta kesh mendjen në të tashmen është diçka me të vërtetë e thellë. Momenti i së tashmes është:"tani, tani, tani...". Andaj duhet ta kemi të qartë: ZOTI ëSHTë BASHKIMI I PREZENCëS DHE Të TANISHMES. Sa herë që çdo qelizë apo atom i trupit dhe mendjes tonë zhytet në prezencën e së tashmes, ju përjetoni diçka, ta quajmë si ekstazë, diçka që është jashtë këtij realiteti të aktivitetit tonë të zakonshëm.


Mu ai moment i sjelljes së mendjes në të tashme, është ajo që do ta cilësojmë të jemi me ZOTIN. Me pjesën tonë të vërtetë.
Mjafton një minutë, vetëm një minutë në ditë të jesh me veten dhe asgjë tjetër.


Të jesh një minutë në ditë me veten, në qetësi pa mendime, është të jesh një minutë me ZOTIN.
Kjo është me të vërtetë madhështore...!

Adnan Abrashi

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga Sennia prej Wed Mar 10, 2010 4:26 pm

Po ju, si e konceptoni Zotin?
Cvend ze ai ne jeten tuaj apo brenda jush?

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga nasy prej Thu Mar 11, 2010 7:00 pm

Zotin e konceptoj si dicka brenda meje, jo larg ne universin , si qenien qe na krijoi por si nje qenie qe qendron brenda nesh, ose me sakt si nje nevoje tonen te cilen e kemi te domosdoshme.

nasy
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 2
Reputation : 1
Anmeldedatum : 11/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga Sennia prej Sat Apr 17, 2010 9:18 am

nasy shkruajti:Zotin e konceptoj si dicka brenda meje, jo larg ne universin , si qenien qe na krijoi por si nje qenie qe qendron brenda nesh, ose me sakt si nje nevoje tonen te cilen e kemi te domosdoshme.

ke te drejte Nasy

me vjen gjithnje ndermend shprehja e filozofit te madh Kanti:
"Jane dy gjera qe e mbushin vazhdimisht shpirtin e njeriut me cudi te madhe dhe respekt te thelle. Ato jane: Qielli me yje siper meje dhe ligji i moralit brenda meje. Keto jane prova per mua se ka nje Zot mbi mua dhe nje Zot siper brenda meje."

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga ely prej Tue Apr 20, 2010 8:33 pm

nje mik i familjes hebreo ateist po bisedonte me babane tim per qeshtjen e prezences se zotit pas shume ore diskutimi ai thoshte per mua nuk egziston.
vajza e tije kishte probleme shendetesore te renda,dhe ne viziten qe i bem e di cfare i tha tim eti.... sot te kam lakmi qe ti beson ne zot,por mund te te them edhe ky eshte motivi perse e kemi krijuar kete figure thjeshte per te patur dicka me te madhe se ne ku besojme ,shpresojme ,dhe dime qe na shikon..na mbron..


pak me ka kondicionuar ,por besoj ne zot dhe e mendoj siq thoshte sennia me siper eshte ne mua....askund sdi ta kerkoj as ne mes yjesh dhe as ne toke thjesht ne brendesin time....dhe kam nje parim ose me sakt une mendoj se jam ne rregull me zotin nese nuk i bej asnjeriu ate qe sdua te ma bejne mua!!

ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga Sennia prej Tue Apr 20, 2010 8:40 pm

po ely me vjen mire qe me kupton,dhe vertet lum ai qe beson ne Zot. Jo ne ate zot qe predikohet, por ne ate Zot qe ti ndjen brenda vetes, qe luan rolin e ndergjegjes tende, apo nje fuqie e cila eshte me e madhe se ty per te cilen ti ke nevoje te besosh.

Eshte nje shprehje e nje filozofi qe thote: Po te mos ishte i domosdoshem, Zotin nuk do ta shpiknim
Smile

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga ely prej Tue Apr 20, 2010 8:42 pm

Eshte nje shprehje e nje filozofi qe thote: Po te mos ishte i domosdoshem, Zotin nuk do ta shpiknim
e mrekullueshme kush e ka thene???

ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga Sennia prej Tue Apr 20, 2010 9:00 pm

Ely , shprehjen e Volterit e paskam komentuar me fjalet e mija Smile

Shprehja eshte ekzaktesisht keshtu: NE QOFTE SE ZOTI NUK DO TE EGZISTONTE, DO TE DUHEJ TA SHPIKNIM- Volter

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu dhe koncepti i Zotit

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:54 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi