Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S'ka asnjë gjë më të shpejtë se drita

Shko poshtë

S'ka asnjë gjë më të shpejtë se drita Empty S'ka asnjë gjë më të shpejtë se drita

Mesazh nga Sennia Tue Mar 09, 2010 11:37 pm

ëse i vihemi zbulimit të hapësirës kozmike do të na duhet të mbështetemi në valët elektromagnetike, të cilat bien në Tokë. Kjo sepse me teknikën e sotme astronautike nuk shkojmë dot përtej kufijve të sistemit tonë planetar.
Nëse do të përpiqeshim të përdornim raketat dhe anijet e tanishme kozmike do të na duheshin 30 vjet për të shkuar deri në vijën e kufirit të sistemit tonë planetar.



Disa sonda pa njerëz brenda ia kanë arritur kësaj, por njeriu zor se do t''''ia dilte mbanë.
Kështu burimi më i rëndësishëm informativ për ne janë grimcat e dritës të cilat çlirohen me lindjen dhe shuarjen e yjeve. Ato përshkojnë Gjithësinë përgjatë miliona vjetësh me një shpejtësi të papërfytyrueshme. Ne në Tokë nuk vëzhgojmë gjendjen e tanishme të Universit, por atë, që ka ndodhur shumë kohë më parë. Ne marrim një pasqyrë të përgjithshme ngjarjesh nga historia e Gjithësisë sonë.


Asnjëri prej sinjaleve nga kozmosi nuk e kalon shpejtësinë e dritës prej 300 000 kilometrash për sekondë. Edhe sikur burimi i dritës të lëvizë me shpejtësi të furishme ose të shpërthejë, drita ruan, kudo në zbrazëti dhe nën çdo lloj kushti, të njëjtën shpejtësi. Ajo është konstante e natyrës.


Një dëshmi mbi këtë na jep p.sh. sistemi dy-yjor: Dy yje rrotullohen në një yllësi si dy anët e shtangës së dorës rreth njëra-tjetrës, tek njëri yll tërheq lëndën e tjetrit.

Nëse shpejtësia e dritës do të varej nga lëvizja e burimit të dritës atëherë ne në Tokë duhej të vëzhgonim një ndryshim midis pamjeve të marra nga ky yll i dyfishtë, pasiqë gjatë rrotullimit yjet lëvizin herë drejt nesh e herë larg nesh. Por ama përmes teleskopëve të fuqishëm ne shohim çdo herë të njëjtën pamje po aq qartë.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi