Forumi Evolucion

"Deshmitaret" tregojne!

Shko poshtë

"Deshmitaret" tregojne!

Mesazh nga Vizioner prej Sun Feb 21, 2010 3:47 pm

Sajmir Maloku: Muho Asllani më ka treguar se ishte dhënë urdhëri për të qëlluar mbi protestuesit në afërsi të komitetit qëndror.




Një nga nismëtarët e rrëzimit të busit të Enver Hoxhës rikujton mgjarjen ku ëndërrapër liri triumfonte edhe mbi frikën e regjimit




Ka pritur gjithë ditëtën se mos do të ishtje pjesëmarrës I ndodnjë veprimtarie shtetëore në kujtimit të triumfit të lirisë. Kjo për faktin se këtë vit, më shumë se çdo herë tjetër, është folur gjatë për 20 shkurtin. Pikërisht këtë ditë, që shënon dhe erën e demokracisë në këtë vend opozita është përpjekur ta "privatizojë" duke e shpallur edhe ditën e përkujtimit të viktimave të regjimit komunist. Ndaj dhe Sajmir Maloku ndihet disi I zhgënjyer. Gjithë dita e djeshme ka kaluar në një heshtje të plotë. Asksund nuk ka parë qoftë dhe një pankartë në nderim të ditës që përfundimisht ndau Shqipërinë nga regjimi komunistë. Megjithatë kjo nuk ka penguar aspak ish nismëtarin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës për të rikujtuar atë ditë. Mjafton ta pyesësh dhe sikur kjo ngjarje të kishte ndodhur dje, Sajmir Maloku rrëfen çdo detaj të asaj dite. Të thotë se nuk ka kërkuar rrëzimin e një busti për tu shpallur hero dhe as për t'u mburrur se bënte pjesë ndër njerëzit që sollën erën elirisë në vend. Jo. Ka vepruar me mish e me shpirt pasi prej vitesh liria ishte pikërisht ajo që I kishte munguar dhe në emër të saj, ia vlente çdo saktificë. Sot pas 19 vjetësh, Sajmir Maloku ndjek udhën e jetës së tij, dhe për kurojon e tij, I vetmi vlerësim është I presidentit të Republikës një vit me pare, duke e dekoruar me "Medaljen e Artë të Shqiponjës". Ndërsa për gazetën "Shekulli", Sajmir Maloku rrëfen se gjithçka ka nisur një natë më parë ku mes miqve është marrë vendimi rrëzimi I busitit të dikatorit të fundit në Europë.



Z. Sajmir, ju jeni ndër nismëtarët e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. A mund të kujtoni, u ndodhët rastësisht aty apo gjithçka ishte pjesë e një plani të përgatitur?
Në fatk ideja për rrëzimin e bustit të enver Hoxhës është hedhur që më 19 shkurt 1991. Ato ditë vijonte greva e urisë së studentëve dhe dukej se gjithë fatit I vëndit varej aty ndërkohë që dhe pse regjimi komunist ishte në ditët e fundit të jetës simbolet e tij sfidonin dukshëm kryeqytetit. Kështu që unë sëbashku me disa anëtarë të shoqatës së të përndjekurve poltikë vendosëm që të nesermen të merreshim pikërisht me këtë punë. Për këtë qëllim gjithë natën kemi trokitur nëpër familjet e ish të persekutuarve ku I u treguam qëllimin tonë kërkuam mbështetjen e tyre. Gjithçka që duhet të bënim ishte të oriontonin protestuesit që dilnin çdo ditë tek qyteti sdudentit drejtë sheshit Skënderbej me synimin e qartë rrëzimin e monumentit, shkatërrimin e parrullës mbi pallatin e kulturës dhe diegien e veprave të Enver Hoxhës. Duhet të keni parasyshë që ato ditë gjithçka veprohej në bazë të thirrjeve, mjaftonte njeri të fliste dhe të gjithë protestuesit e mbështesnin.



Dhe atë ditë çfarë ndodhi?
Sindikatat e Pavaruara kishin bërrë thirrje të gjithë popullit të Tiranës të mbështeste studentët grevistë dhe kishte paralajmëruar fillimin e grevës së përgjithshme. Që në orët e para të mengjesit rrugët e tiranës u mbyshën me qindra njerëz që merrnin drejtimin për nga qyteti studenti. Aty floën shumë arator dhe ka qënë Rajmonda Bulku ajo që bëri thirrje të shpënguleshimin në sheshin Skëndërbej. Në fakt protestuesit u ndanë në tre drejtime. Një pjesë e tyre mori udhën nga Telelevizioni Shtetororë kur u bënë dhe përleshjet e para me policinë. Aty një sjarrfiksë qëllonte mbi protestuesit me gaz ndotsjellës dhe ujë ngjyrë të kuqe. Ndëra një grup tjetër, që ishinm dhe familjarë të sudentëve grevistë u nisën nga Presidenca ku do të zhvillohej takimi me ish presidentitn Alia. Ndërsa grupi I tretë që ishte më I madhe mori rrugën nga blloku me idenë për të protestuar në sy të ish anëtarëve të komitetit qendror. Pikërisht këtu ka kosnistuar edhe ndërhyrja ime që sot mund të them se ka rezultuar e sukseshme se ndoshta u parandalua një gjakderdhje ndërmjet shqiptarëve.


Pse çfarë ndodhi?
Policia kishte krijuar një kordon shumë të fortë dhe sapo protestuesit u afruan afër kryeministrisë fillojnë të qëllojnë në ajër. Disa miqtë e mi më thonë se në afërsi të bllokut ndodhesh mbi 20 tanke dhe autoblinda si dhe 500 ushtar të paisur me armatim të rëndë. Suipas këtyrë informacioneve thuhej se ushtarët kishin marrë urdhër të qëllonin mbi protestuesit në mbrotje të bllokut dhe prezidencës. Në këto momente unë I bëj thirrje shkove dhe protestuesve shkojmë tek sheshi Skenderbej që të rrëzojmë monumetitn e dikatorin dhe të djegim veprave të tij. Ky ishte qëllimi I im kryesor. Në këto momente është afruar Albert Risilia, rreth 20 vjeç që më thotë se në perden e dhomës së konfiktit kishte shkruar me bojë këpucësh parrullën : "LIRI- DEMOKRACI". Këtë parrullë e kanë mbajtur në duar gratë e të persekutuarve ndërkohë që unë dal përpara turmës dhe mbaj drejtimin për nga sheshi Skendërbej. Kohë më vonë Muho Asllani më thotë se urdhëri I lëshuar nga Komitetit qëndror ishte të qëllonin mbi protestuesit dhe unë nuk di të them çfarë do kishte ndodhur nëse ne nuk do të merrnim rrugën nga sheshi Skëndërbej. Insitucionet e bulevardit kryesor ishin mbyshur me snajpera dhe vdekja qendronte mbi kokën tonë. Por unë e dija që më priste pushkatimi. Isha I dënuar poltikë ndërkohë që doja që të paktën një herë në jetën time ta shihja në tokë atë bustë që simbolizonte tërë madhështinë e skëtërrë të regjimit komunist.


Kur ju keni mbarritur aty a kishte efektiva të policisë që mbronin bustin?
Po. E tërë zona ishte rrethuar me policë dhe fillimisht ne kemi qëndruar në afërsi të bankës së Shqipërisë deri san ë shesh u grumbulluan të gjithë protestuesit, ka qenë ora 13 kur nisën tentativat e para për të rrëzuar monumentin. Në fakt, protestuesit morën kurajo kur u tha se efektivat e policisë armët I kishin me vishekë manovër.
Fillimishte kemi qenë vetëm reth 50-60 vetë që I jemi afruar bustit kun ë duar kam mbajtur një flamur kombëtar pa yllin komunist. Disa djem afruan kafo dhe në fakt ka qenë Astrit Hatellari ai që ka lidhur kavon në dorën e pasme të dikatorit. Protestuesit kanë bërë gjithcka të për ta tërhequr dhe pas disa lëkundjes në orën 14 e 10 minuta busti I dikatorit u shëmb në dhe. Gëzuimi I njerëzve ishte I papërmbajtshëm. Të gjithë thërrsnin fitore fitore. Më pas qindra njerëz u ngjitën në piedestal. Ishin pikërisht ata që rrëzuan dikaturën më të egër dhe sollën lirinin në këtë vend.


Sot asnjë prej atyre njerëzve, shumicën e të cilëve unë I njoh nuk janë pjesë poltike e këtij vendi. Disa kanë emigruar të tjerë janë njerëz të thjeshtë por ashtu si dhe unë janë të bindur se roli I tyre në atë ditë ka qenë vendimtar. Pëndryshe ne sot nuk do të gëzonim rrëzimin e një diktature por do të vajtonim heronjëtë e parë të demokracisë.





Protagonistët e rrëzimit të statujës së diktatorit Hoxha me 20 shkurt të '91-shit, janë dekorouar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në Shqipëri kishte nisur era e ndryshimeve, ishte krijuar Partia Demokratike dhe ishin shpallur zgjedhje të reja pluraliste. Por 723 studentë ishin ngujuar në grevë urie. Forca e tyre frymëzoi qytetarët e thjeshtë të cilët kërkonin të gdhendnin në histori kontributin e tyre. Pikërisht kjo datë cilësohet si fundi i diktaturës për shkak se ajo që u nis nga studentët, u përkrah nga qytetaria. Busti i diktatorit u rrëzua dhe një kamion IFA ua dërgoi zvarrë studentëve, si për t'u treguar se "ia dolëm". Në 18-vjetorin e përkujtimit të kësaj date, Presidenti Bamir Topi ka dekoruar 12 protagonistët e asaj ngjarjeje. Të dekoruarit janë të panjohur, qytetarë të thjeshtë, por që brenda 100 mijë vetëve, u dalluan me guximin e tyre për të rrëzuar simbolin më të frikshëm të Shqipërisë.
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi