Forumi Evolucion

Mesuesit, hedhja ne "rruge" e tyre nga PD-ja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mesuesit, hedhja ne "rruge" e tyre nga PD-ja

Mesazh nga Vizioner prej Sun Feb 21, 2010 2:51 pm

"Kriza, po hiqen nga puna masivisht, mësues, nëpunës, etj

-Historia tanimë ka treguar se kur ka zgjedhje PD përdor të gjitha llojet e joshjeve , natyrisht kombinuar me kërcënimet për bukën e gojës. Ç' nuk bëri PD në qarkun e Dibrës për ta bindur popullin halleshumë se vetë ajo, PD -ja pra, është e mirë , e dashur , punëtore , dashamirëse, zemërbutë , qarëse hallesh ( më saktë do të ishte " vajtojcë" ), që rri "gju më gju me popullin" , që nuk të vjedh , nuk të vret , nuk të përmbyt, që të hap dritë jeshile në fund të tunelit (kur tuneli të hapet), që respekton votën e lirë , që mban fjalën e dhënë e është mjalti i mjaltit.
Dy ishin rrugët ilegale për të rimarrë pushtetin : shpërndarja e duarve me para "të pastra" , derë më derë , një natë para zgjedhjeve , blerja e ndonjë komisioneri të majtë të cilin paraja mund ta rrotullonte djathtas dhe përdorimi i "benificeve" të shtetit gjithmonë në dobi të blerjes së votës. Te kjo e dyta kemi parasysh jo vetëm vënien e makinës shtetërore, administratës , mjeteve lëvizëse , karburantit , dietave të shërbimit për javë të tëra fushate , apo shpërndarjen në çdo institucion të deklaratave-tip ku i punësuari duhet të firmoste se do të votonte për PD - në , por dhe shtimin e listave të ndihmës ekonomike me 2233 familje në prag fushate, fakt tashmë i vërtetuar me dokumente të vetë shtetit , shoqëruar me allishverishe të tjera e stimuj material të denjë vetëm për këtë lloj qeverisjeje.


Blerja e votës u kthye në një mani. Dhe maniakët ditën mendonin e natën vepronin. Kështu në muajt prill - maj - qershor "plasën punësimet me kontratë ", në sektorë të ndryshëm , u shtuan nja 200 mësues dhe ca më shumë mami - infermiere me arsim bazë 8 vjeçar, deri dhe tetë të tilla në një fshat , administratat e institucioneve e njësive vendore çuditërisht " u kujtuan" se kishin vende pune bosh dhe organikat u çanë e u shlyen
PD këtë herë u bë me të vërtetë " dashamirëse". Në këtë lloj punësimi " ndolli" ,edhe ndonjë socialist hallexhi , familjarisht të papunë , në këmbim të disa votave që kishte në familje apo fis. Këta socialistë jo se kishin " mendim ndryshe" me partinë e tyre , por halli ku nuk të çon ,ai të çon " edhe në derë të hasmit".


Iku fushata. Votat u dhanë apo nuk u dhanë për PD- në, pak rëndësi ka, kutitë u mbyllën si ato të Pandorës , por plasi thesi i buxhetit. Thesi u ça para kutive.
Kontratat e mësuesve u shkoqën si me magji. Jo ata të lidhurat rishtazi , por të vjetrat . Për çudi asnjë mësues me bindje të djathta nuk u ç' kontraktua , përkundrazi ishin të majtët ata , që ndonëse me vite të tëra mësues , u hoqën nga puna . Arsyeja legale e deklaruar, bashkimi i klasave , ajo reale natyrisht e padeklaruar, mungesa e fondeve.
Edhe në shëndetësi filloi fshesa e madhe se kanë mbetur pa punë 20 përqindëshat dhe drejtori i ri është njëri prej tyre. Kështu ndodhi kudo. Si një nga rastet po marrim bashkinë Peshkopi në qarkun e Dibrës . Në vitin 2009-të ajo e çoi organikën në 266 të punësuar ( sa dy ministri të forta të marra së bashku), ose një i punësuar për 60 banorë .


Por thesi i buxhetit të vitit 2010 si kudo , edhe kësaj bashkie , i shkoi i shpuar. Për investime as që bëhet fjalë , janë pa paguar lekët e investimeve të bërë në vitin skandal 2009-të, borxhet ndaj të tretëve për blerje të ndryshme janë qindra milionë lekë. Zgjidhja : shkurtimi i administratës ( por jo i dietave).
Me një të rënë të lapsit u hoqën nga puna 57 persona . Shumica janë familjarë e mbi të gjitha kanë votuar për PD- në . "Klloçka" po ha zogjtë e vet.
Gjithsesi nuk jemi në krizë. E ka thënë Qeveria. Dhe Qeverisë kemi mësuar " t'i besojmë" si Perëndisë. Kriza vjen me daulle. Por dreqi e mori edhe daullet bien për ata që kanë veshë.
-marre nga Shekulli-

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mesuesit, hedhja ne "rruge" e tyre nga PD-ja

Mesazh nga juna prej Sun Feb 21, 2010 10:22 pm

Nuk mund te rrija te heshtja pa dhene mendimin pasi ky shkrim me prek edhe mua sepse punoj ne fushen e arsimit.
Qeveria sot ka dale me pretendimin --po bejme Reforme. A e dine keta kuptimin e termit-"Reforme"?. Reforme do te thote- masa per permirsimin e gjendjes. Valle me reformat ne arsim po permirsohet gjendja apo shkatarrohet?? Si mund te permirsohet gjendja kur e hedh mesuesin ne rruge pa marre parasysh asgje.Si pretendojne te rrisin normen mesimore te mesuesit dhe me pas te pretendojne per cilesi ne mesimdhenie apo ne mesimnxenie nga mbingarkesa e klasave??? Si nuk ka turp ky shtet qe pret te pasuroje buxhetin me rrogat e arsimtareve. Perse nuk e nisen reforma nga vetja,ku kane me shume zevendesministra sesa ministra??................. Hmm jane pyetje qe mund ti pergjigjen ata qe jane ne dijeni te korrupsionit te ketij vendi. Megjithate mire ja bejne ketij populli qe i dha voten,ketij populli qe asnjehere nuk ngrihet per te drejtat e veta sepse nuk di cfare te drejtash i duhen,..ndersa po ta therrasa sala me vrap dalin ne rruge ne mitingje..........mjere ne qe jemi ketu--asnjehere nuk ka per te ndryshuar ky vend.

juna
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 51
Reputation : 0
Anmeldedatum : 24/11/2009
Ort : Albania

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mesuesit, hedhja ne "rruge" e tyre nga PD-ja

Mesazh nga Vizioner prej Mon Feb 22, 2010 12:42 pm

Sindikata: Nuk mbrojmë dot 1300 mësuesit që do largohen nga puna

Asnje mbeshtetje ligjore per te mbrojtur 1300 mësuesit nga largimi nga puna. Sipas kryetarit te Sindikatës së Arsimit, Xheferr Dobrushi, keta mesues nuk mbrohen dot, por nuk do të lejojnë prekjen e vendeve të punës për të tjerë mësues. Ndërkohë ai theksoi se nuk do lejojnë që shkurtimet të shoqërohen me ngarkesa mësimore, të cilat rëndojnë mbi mësuesit e tjerë.

Largimi
Ndonëse është parashikuar në një marrëdhënie kontraktuale mes mësuesve dhe qeverisë, largimi i 1300 mësuesve nga puna vazhdon të shkaktojë polemika dhe madje edhe frikë mes arsimtarëve të tjerë për vendet e punës. Sindikata e arsimit pohon se për 1300 mësuesit me kontrata të përkohshme, me gjitha angazhimin e saj, nuk gëzojnë mbrojtje ligjore, për shkak të përkohshmërisë së kontratës. "Është e vërtet që rreth 1300 mësues me kontratë provizore u ka mbaruar afati i kontratës dhe nuk kanë më marrëdhënie pune. Së pari është një problem social se shumë nga këta mësues kanë diploma mësuesie, janë punësuar për një afat të caktuar dhe ata kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe aspiratet tyre", pohon Dobrushi duke shtuar se meqenëse këto kontrata janë bërë me efekt të shkurtër në rastin konkret nuk kanë asnjë mekanizëm mbrojtës.

Ngarkesa
Sindikata e Arsimit është shprehur se këto shkurtime janë shoqëruar edhe me ngarkesa mësimore, të cilat rëndojnë mbi mësuesit e tjerë. "Ne do të negociojmë duke u mbështetur tek kontrata kolektive, ku parashikohet edhe ngarkesa mësimore. Është duke u përpunuar një ngarkesë e re mësimore për të gjetur rastet e abuzimeve në radhë të parë ku ka minimum nxënësish apo ku ka raportime të tepërta të numrit të nxënësve për të mbajtur mësues të më tepër", pohon Dobrusha duke shtuar se është momenti që për këtë do të negociohet për kontratën e re kolektive. Sipas tij ti analizojnë rastet një për një me qëllim që të mos ketë qëndrime subjektive ndaj këtyre mësuesve në mënyrë që të zbatohen të gjitha kriteret sipas Kodit të Punës dhe Konventave Ndërkombëtare. Me 4 shkurt Sindikata e Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, ku thuhet se do të ruhen të gjitha standardet e arritura deri më tani nga Ministria e Arsimit. Sipas Dobrushit ka një rregull në arsim që herë pas here MASH-i të përcaktojë aktet normative, akte të cilat janë të harmonizuara në bazë të kontratës kolektive të punës, ku një pjesë te veçantë e zë norma mësimore

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mesuesit, hedhja ne "rruge" e tyre nga PD-ja

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:51 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi