Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali "WikiLeaks"

Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Vizioner Mon Nov 29, 2010 1:54 pm

Skandali Wikileaks, dalin faktet e fshehta.

Skandali "WikiLeaks" Wikile10

-1780 sekrete për Shqipërinë-

Dokumentet sekrete të Wikileaks përfshijnë edhe Shqipërinë. Bëhet fjalë për një numër të madh dokumentesh sekrete, materialesh të nisura nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe materialet të nisura nga shërbimet sekrete amerikane në vendin tonë. Dokumentet janë duke u publikuar minutë pas minute dhe deri në orën 23.00 Shqipëria gjendej në 1780 dokumente sekrete.

Në dosjen gjigante me më shumë se 250 mijë dokumente ndodhen 452 materiale të përgatitura nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Një kërkim i shpejtë në morinë e dokumenteve tregon se 223 herë fjala "Shqipëri" ndodhet në titullin kryesor të dokumentit. Dokumentet po publikohen me shpejtësi marramendëse dhe deri tani nuk dihet përmbajtja e plotë e tyre. Duke filluar nga dita e nesërme "Shekulli" do të publikojë të gjitha dokumentet që kanë lidhje me Shqipërinë. Dokumentet do të botohen të plota dhe bashkëngjitur tyre do të jenë edhe faksimilet përkatëse.

Ambasada Amerikane në Tiranë por edhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kanë bërë ende asnjë prononcim në lidhje me dokumentet e publikuara ditën e djeshme. Të gjitha dokumentet janë origjinale dhe janë marrë nga arkivat sekrete amerikane. Wikileaks nuk ka redaktuar apo ndryshuar asnjë prej këtyre dokumenteve.





Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Mon Nov 29, 2010 2:04 pm, edituar 1 herë gjithsej
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Re: Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Vizioner Mon Nov 29, 2010 1:57 pm

Skandali Wikileaks, dalin faktet e fshehta.

-1780 sekrete për Shqipërinë-

Nje nga Pikat ku permendet dhe Shqiperia, eshte marreveshja me Greqine per Ujrat nderkombetare.

Ne fillim te ketij muaji, Athina zyrtare kerkoi miratimin e marreveshjes se ujerave. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, deklaroi dje në Athinë se ratifikimi i marrëveshjes do t'i hapë rrugë shfrytëzimit të pasurive natyrore.

"Nga ana jonë dihet tashmë se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja qeveritë në përputhje me dispozitat e ligjit të detit është për të mirën e të dy vendeve. Siç dihet, çështja është komplikuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, por ne mendojmë se i takon Tiranës të gjejë zgjidhje për ratifikimin e kësaj marrëveshje në parlamentin e saj. Ne mendojmë se ratifikimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë shfrytëzimit prej dy vendeve të pasurive natyrore që ndodhen në zonë. Ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm shqiptar, ratifikimi i kësaj marrëveshje ndikon për mirë në rrugën europiane të Shqipërisë", - tha Delavekuras. Gjatë negocimit të parë, dy vjet më parë, grekët nuk përmendën në asnjë rast pasuritë natyrore dhe faktin që në këtë zonë ndodhen vendburime nafte, ndërsa dje e pranuan zyrtarisht këtë gjë. Pak kohë më parë, ministri i Jashtëm, Haxhinasto, pohoi se marrëveshja me Greqinë është në fazë rinegocimi dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje. Por i pyetur për këtë gjë, Delavekuras pohoi të kundërtën. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë rinegocim të marrëveshjes dhe se ndarja është bërë një herë dhe nuk ka ndarje të dytë. Ky pretendim i Greqisë është pothuajse i pamundur, pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si ndarjen e kufijve, ashtu edhe të gjithë procesin e negocimit.

Pak kohe me pare, Komisioni i Sigurisë i ka dërguar Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto një kërkesë ku i kërkon sqarime për marrëveshjen e ujërave. Letra. sipas rregullores së Kuvendit i është dërguar më parë kryetares Jozefina Topalli. e cila më pas ja ka paraqitur Ministrisë së Jashtme. Letra mban datën 5 tetor dhe nuk është kthyer ende asnjë përgjigje. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ilir Gjoni e ka bazuar kërkesën e tij në rregullore, sipas së cilës, çdo deputet ka të drejtë t'i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave.

Pas rrezimit te paktit me Greqine si antikushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta, atehere ne krye te diplomacise, deklaroi se "Pavarësisht pretendimeve dhe rezervave, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin detar me Greqinë". Sa për marrëdhëniet me Greqinë, Meta u shpreh i bindur se ato do të ecin përpara.





Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Re: Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Vizioner Mon Nov 29, 2010 8:53 pm

WikiLeaks publikon 'pisllëqet' e qeverive. SHBA-të shtojnë sigurinë

Një kongresmen amerikan ka bërë thirrje që Wikileaks të cilësohet si organizatë terroriste, pasi shërbimi në internet botoi mijëra copëza nga mesazhe diplomatike amerikane.

Peter King, që bën pjesë në Komisionin për Sigurinë e Brendshme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se Wikileaks ishte duke vënë në rrezik jetën e amerikanëve dhe aleatëve të tyre. Pesë gazeta në vende të ndryshme i kanë botuar disa nga këto mesazhe.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se është duke e forcuar sigurinë e kompjuterave, me qëllim që të parandalohen dalje të tilla informacionesh. Botimi e fundit vlerësohet si grupi më i madh i dokumentave që dalin në publik.
Telegramet diplomatike që kanë dalë deri tani dhe janë botuar në gazeta, përfshirë në gazetat Guardian dhe New York Times, tregojnë se disa udhëheqës arabë i kanë kërkuar SHBA-së që të sulmojnë Iranin dhe të shkatërrojnë programin bërthamor.




Skandalet e botuara nga WikiLeaks
Një kartë memorie, jo më e madhe se sa dy thonj njeriu, mbërriti në fillim të vitit në duart e njërit prej gazetarëve të "The Guardian". Pajisja ishte aq e vogël sa mund të vihej në qafë edhe si varëse dhe askush nuk do të dyshonte për të, por përmbajtja e saj është një "bombë" që do të tronditë të gjitha kancelaritë e botës. Ajo është goditja më e madhe që i është bërë ndonjë herë diplomacisë amerikane.
Bëhet fjalë për një material 1.6 gigabajt që përmban miliona fjalë, më shumë se 250 mijë tekste dhe dokumente të rrjedhura nga arkivat sekrete amerikane. Ajo që do të shfaqet në ditët dhe javët e ardhshme është një foto e paparë të diplomacisë sekrete amerikane që sillet si superfuqi e vetme në krye të planetit. Në këtë material ndodhen të gjitha komunikimet e 250 ambasadave amerikane në të gjithë botën. Aty tregohet se si SHBA negocion, bën presion, madje ndonjë herë edhe denigron si aleatët, ashtu edhe armiqtë e saj. Janë shifra dhe fjalë që nuk duhet të kishin dalë kurrë nga arkivat sekrete, por që tani do ndryshojnë politikën globale.


Aty tregohet për llogaritë e detajuara të korrupsionit nga regjimet e huaja, dërgesat e fshehta të armëve, trafikimi i qenieve njerëzore dhe shumë të tjera. Disa janë të bazuara në intervista me burime lokale, ndërsa të tjerat janë përshtypjet e përgjithshme dhe njoftime të shkruara nga zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Materialet janë hartuar në përgjithësi nga ambasadorët apo vartësit e tyre. Ato nuk përmbajnë dëshmi komplotesh, vrasjesh, rrëmbime të CIA-s apo ndërmarrje të tilla kriminale si skandali Iran-Contra në vitet e Regan, kur luftëtarët anti-Nikaragua u financuan në mënyrë të fshehtë.


Ushtria amerikane beson se ajo e di se ku është burimi i rrjedhjes më të madhe të informacionit në historinë e njerëzimit. Një ushtar, Bradley Manning, 22-vjeç, ka qenë mbajtur në izolimit për shtatë muajt e fundit dhe do përballet me një gjyq ushtarak në vitin e ri. Analisti i ish-shërbimit të fshehtë është i ngarkuar me shkarkime të paautorizuar të materialit të klasifikuara teksa shërbente në një bazë ushtarake jashtë Bagdadit. Ai është i dyshuar për marrjen e kopjeve të arkivit jo vetëm nga Departamenti i Shtetit, por edhe video të ushtrisë.
Në ndihmë të spiunit më të madh ka ardhur e paparashikueshmja Ledi Gaga. Autoritet amerikane kanë përgjuar një bisedë mes Manning dhe një hakeri, ku ky i fundit i shpjegonte "burimit" se do përdorte një CD të Ledi Gaga për të transportuar materialet. "CD është i rishkrueshëm. Fshij muzikën dhe mbi të shkruaj materialet. Askush nuk do të dyshojë për këtë gjë. Gjatë kësaj kohe ti sillu sikur po dëgjon Ledi Gaga
Manning ia tha këtë bisedë korrespondentit të tij, Adrian Lamo, i cili më pas e denoncoi atë tek autoritetet. "Hillary Clinton dhe disa mijëra diplomatë në të gjithë botën do të pësojnë një krizë në zemër kur të mësojnë se e gjithë magazina e diplomacisë amerikane do të bëhet publike",- tha Lamo. Por përgjigjja e Manning ishte: "Informacioni duhet të jetë i lirë. Ai i përket opinionit publik..."




Bien serverët e Wikileaks, ngarkesë, apo sulm?
Në ditën kur Wikileaks, faqja e internetit që po trondit qeveritë më të mëdha botërore, njoftoi për publikimin e dokumenteve sekrete që tregojnë marrëdhëniet e "fshehta" mes qeverive të ndryshme, serverët e saj janë bërë të paarritshëm. Wikileaks zakonisht shkon offline pak orë para publikimit të dokumenteve sekrete për t'u dhënë kohë ngarkimit të tyre. Por ditën e djeshme ato nuk u hapën kurrë. Duke parashikuar këtë gjë, Wikileaks ka shpërndarë informacionin në pesë gazetat më të mëdha në botë. Themeluesit i Wikileaks, Julian Assange, ka zgjedhur "The Guardian" në Britani; "New York Times" në SHBA, "Le Monde" në Francë, "El País" në Spanjë dhe "Der Spiegel" në Gjermani për të shpërndarë informacionin e tij. Materiali i është dhënë këtyre gazetave që në fillim të vitit dhe ato kanë pranuar që do ta mbajnë të fshehtë deri në datën e caktuar. Dje pasdite ishte orari final dhe këto gazeta kanë publikuar informacionin në faqet e tyre online.




Çfare ështe Wikileaks
Wikileaks është një organizatë mediatike jofitimprurëse që ka si mision publikimin e dokumenteve zyrtare të siguruara në nga burime sekrete. Kryesisht bëhet fjalë për dokumente sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të gjitha strukturave të tjera amerikane. Ajo drejtohet nga australiani Julian Assange, i cili është person në kërkim nga Shërbimet Sekrete amerikane. Duke nisur nga viti 2006, Wikileaks ka publikuar qindra mijëra dokumente sekrete amerikane për shumë shtete të botës. Në tetor organizata publikoi 400 mijë dokumente sekrete amerikane për luftën në Irak. Kjo solli pothuajse shkatërrimin e imazhit të ushtrisë dhe politikave amerikane në rajon. Dje Wikileaks publikoi 250 mijë dokumente të reja që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e SHBA-së me shtetet e tjera të botës, informacione sekrete për aktivitete nga më të ndryshmet dhe dokumente që tregojnë diplomacionë e fshehtë amerikane.

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Re: Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Vizioner Wed Dec 01, 2010 10:41 am

Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën

Ditët e ardhshme pritet të publikohen edhe rreth 30 mijë mesazhe të tjera.


Publikimet po krijojnë që tani vështirësi dhe turp në komunikimin e liderëve botërorë


Po dalin hollësi të tjera pas botimit të mijëra copëzave të mesazheve diplomatike amerikane nga faqja e internetit Wikileaks.
Dokumentet e publikuara nga Wikileaks përmbajnë gjithashtu vlerësime jo shumë të favorshme për udhëheqës të ndryshëm botërorë. Ditët e ardhshme pritet të publikohen edhe rreth 30 mijë mesazhe të tjera.



Çfarë janë dokumentet e zbuluara?
Ato mund të ndahen në tre grupe kryesore. Një kategori përfshin marrëdhëniet midis vendeve. Njoftimi se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite i ka bërë thirrje Uashingtonit të shkatërrojë instalimet bërthamore të Iranit, futet në këtë kategori. Ka gjithashtu korrespondencë ku Izraeli u thotë zyrtarëve amerikanë se është konsultuar me Egjiptin dhe Autoritetin Palestinez para inkursionit në Gaza në vitin 2008.

Disa nga mesazhet flasin për operacionet amerikane të spiunazhit ndaj zyrtarëve të OKB-së. Në një grup tjetër futen referenca lidhur me qëndrimin e Kinës ndaj SHBA-së dhe në veçanti ndërhyrjet në rrjetet e internetit.

Një grup tjetër mesazhesh përfshin komente të pakujdesshme lidhur me udhëheqës politikë botërorë. Për shembull, presidenti afgan, Hamid Karzai, thuhet se është paranojak.

Dhe kancelarja gjermane, Angela Markel, përshkruhet si një person që shmang rreziqet dhe që rrallë herë është krijuese. Rusia përshkruhet si praktikisht një shtet mafioz. Një diplomat amerikan vë në dukje gjithashtu se koloneli Muammar Gaddafi i Libisë gjithnjë udhëton i shoqëruar nga një infermiere ndjellëse ukrainase.

Analistët paralajmërojnë se duhet pasur parasysh se këto janë mesazhe nga diplomatët që shpesh raportojnë ato që thonë njerëzit e tjerë, pra në një farë mase tregohet se çfarë thuhet e dëgjohet përreth. Por, nga ana tjetër, këto mesazhe vijnë nga burime me shumë autoritetet dhe ndonjëherë ka edhe njoftime për takime zyrtare.


Çfarë thotë themeluesi i Wikileaks?
Wikileaks është themeluar nga Julian Assange. Nuk dihet se ku është fshehur ai tashmë. Të dielën përmes një deklarate në video në internet, Assange mbrojti vendimin për publikimin e këtyre të dhënave.

Duke folur me një grup gazetarësh arabë nëpërmjet një lidhjeje videofonike, ai vuri në dukje një ndryshim shqetësues të administratës së presidentit Obama drejt asaj që ai e quajti "një regjim që nuk beson në lirinë e shtypit." Zoti Assange kritikon Departamentin e Shtetit.

"Ai (Departamenti i Shtetit) e kupton se ne jemi një organizatë e përgjegjshme, kështu që po përpiqet ta bëjë sa më të vështirë që të jetë e mundur për ne që të botojmë gjëra në mënyrë të përgjegjshme me shpresën që të na bëjë ne që të mos botojmë asgjë, sepse po të mos botosh gjë do të thotë të mos botosh abuzimet nga ajo organizatë", - thotë zoti Assange.

Reagimet
Departamenti i Shtetit e ka dënuar publikimin e mesazheve konfidenciale duke e quajtur veprim "të papërgjegjshëm". Kongresmeni amerikan, Peter King, ka bërë thirrje që Wikileaks të shpallet si organizatë terroriste. Sipas tij, zbulimi i këtyre dokumenteve po vë në rrezik jetë amerikanësh.

Megjithatë, një ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, Aaron David Miller, i tha "BBC-së" se nuk mendonte se mesazhet e publikuara do të ndikonin në marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët e tyre. "Asnjë dokument nga Wikileak nuk do të ndryshojë thelbësisht apo diametralisht marrëdhëniet që SHBA ka me aleatët në Lindjen e Mesme apo gjetkë", - thotë ish-zyrtari amerikan.

"Megjithatë, këtu ka zbulime të procesit diplomatik, vëzhgimeve nga ambasadorët, të gjithë strukturës së raportimit, si dhe zbulime të bisedave konfidenciale me një numër udhëheqësish, që do të krijojnë vështirësi dhe turp", - thotë zoti Miller.

Në një reagim tjetër, prokurori i përgjithshëm i Australisë, Robert McClelland, thotë se do të hetojë për të parë nëse këto dokumente përbëjnë shkelje të ligjit australian.

"Publikimi i këtij informacioni mund të paragjykojë sigurinë e njerëzve të përmendur në dokumente dhe mund të jetë në fakt në dëm të interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, përshirë Australinë", - thotë zoti McClelland.

Disa të tjerë mendojnë se këto zbulime janë në fakt faji i vetë Uashingtonit. Ish-ambasadori amerikan në Irak, Christopher Hill, thotë se disa nga këto informacione as nuk duhet të ishin shkruar fare në një telegram diplomatik.

"Duket një budallallëk i madh po të kihet parasysh fakti se të gjitha këto mesazhe janë dekonspiruar", - thotë zoti Hill. "Duhet të them se si ambasador do të shmangia futjen e një pjese të këtyre informacioneve në një mesazh të shkruar", - thotë ai. "Kjo është shumë dëmtuese dhe në të vërtetë është plotësisht e papërgjegjshme nga kushdo që është përfshirë".

Iraku tha se këto dokumente të zbuluara nuk ndihmojnë aspak, përkundrazi. Pakistani kritikoi shprehjen e shqetësimeve amerikane se uraniumi shumë i pasuruar mund të përdoret për të ndërtuar armë dëmtuese. Por një zëdhënës izraelit tha se vendi i tij "kishte dalë shumë mirë" nga dokumentet.



Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Re: Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Vizioner Fri Dec 03, 2010 4:24 pm

Mbyllet faqja Wikileaks. Britania: Julian Assange, në pranga që nesër.

Skandali "WikiLeaks" Assang10

Firma amerikane EveryDNS, e cila i siguron emrat e domenëve në faqet e Internetit, ka njoftuar sot se e ka tërhequr emrin "WikiLeaks.org". Ndërkohë që Britania ka njoftuar se është në gjendje të arrestojë Assange qw nesër, pasi ka mësuar vendndodhjen e tij. Lajmin për arrestimin e ka bërë të ditur "ABC News".

Mbyllja e faqes
Kjo firmë tha se më nuk do të bëjë shërbime për faqen e organizatës "WikiLeaks.org", pasi ajo ishte bërë cak i "sulmeve të shumta" me zbatimin e metodës "refuzimi i shpërndarë i shërbimeve".

Të mërkurën organizata në Internet, Amazon.com e dëboi Wikileaksin nga serverët e saj, pasi WikiLeaksi e filloi shpërndarjen e dokumenteve sekrete të Departamentit amerikan të shtetit.

Kjo lëvizje u bë pasi stafi i kongresistëve të SHBA-ve, e kishte vënë në pikëpyetje kompaninë Amazon.com lidhur me marrëdhëniet e saja me WikiLeaksin.

Senatori Xhoe Liberman e kishte lavdëruar aksionin e kompanisë Amazon.com, duke thënë se WikiLeaksi po shpërndante "material që i kishte marrë në mënyrë ilegale".

Nje dite me pare, nisi kërkimi ndërkombëtar për themeluesin e Wikileaks Julian Assange, i cili thuhet se ndodhet në Britani, ndërkohë që zemërimi rritet mes udhëheqësve që nga Rusia dhe deri Australia mbi informacionet sekrete të publikuara në faqen e internetit.

Media britanike njoftoi sot se autoritetet e dinë se zoti Assange po fshihet në juglindje të Britanisë. 39-vjeçari australian thuhet se ka dhënë adresë dhe numër telefoni kur ka hyrë në vend në tetor.

Mesazhet diplomatike amerikane të publikuara nga faqja e debatueshme e Assange tregojnë mendimet e Shteteve të Bashkuara mbi udhëheqësit botërorë dhe kanë zemëruar politikanët në të gjithë botën.

Mesazhet e fundit diplomatike të publikuara nga kjo faqe tregojnë se Shtetet e Bashkuara e shohin Rusinë si një vend të korruptuar dhe shtet mafioz.

Në përgjigje të mesazheve të publikuara, zoti Putin tha për rrjetin televiziv CNN se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Rusisë.

Pas shpalljes në kërkim nga Interpol themeluesi i Wikileaks Julian Assange tashmë nuk ka një adresë fikse se ku mund të gjendet, por një gjë është e qartë shkruan gjermanja Bild.

Sipas gazetës thuhet se Assange është gjatë gjithë kohës në fluturim nëpër botë, mendohet se aktualisht ai jeton në aeroporte ose tek miqtë dhe përkrahësit e tij

"Bild" (gazete gjermane) shkruan se Julian Assange ka rreth vetes së tij pesë punonjës (pa të drejtë rroge) dhe rreth 800 informatorë nga e gjithë bota.

Themeluesi i platformës së internetit Wikileaks, Julian Assange, tashme po perballet me një urdhër arresti ndërkombëtar. Prokurori i Përgjithshëm suedez kishte lëshuar në mes të nëntorit një urdhër arresti kundër australianit 39 vjeçar.

Ai akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj dy grave. Assange i ka mohuar akuzat dhe foli për një fushatë të shërbimit sekret amerikan kundër tij dhe platformës Wikileaks. Ai tashmë është fshehur prej shumë kohësh.

Pas zbulimeve më të fundit të Wikileaks, qeveria amerikane ka filluar të mbrojë më mirë dokumentet e saj. Ministria e Jashtme amerikane hoqi të dhënat e saj për dërgesat diplomatike nga një rrjet kompjuterik të ushtrisë.

Kështu tekstet konfidenciale mund t'i kenë në duar më pak punonjës. Paltforma e internetit kishte publikuar ditën e dielë më shumë se 250.000 dokumente tepër delikate, nga diplomatët e Shteteve të Bashkuara në gjithë botën.

Nje dite me pare, Ekuadori deklaroi se i ka ofruar strehim Julian Assange, themeluesit të WikiLeaks-it. Zëvendësministri i Ekuadorit, Kinto Lukas, ka deklaruar se nëse themeluesit të WikiLeaks-it i nevojitet një shtet për tu vendosur, vendi i tij do të ishte shumë i kënaqur t'ia ofronte këtë mundësi.

Ai përballet me një arrest ndërkombëtar për dhunë seksuale ndaj dy suedezeve. Themeluesi i WikiLeaks-it i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur pjesë të fushatës denigurese ndaj tij. Australia, vendi i tij i origjinës, ka deklauar të hënën se po shikon me kujdes nëse Assange ka thyer ndonjë ligj atje.

WikiLeaks ka ngjalluar zemërimin e Uashingtonit pasi ka nxjerrë në internet qindra mijëra dokumenta sekrete e të klasifikuara amerikane për luftën në Irak e në Afganistan, si dhe dokumentacion të ambasadave amerikane në botë.

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Re: Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Vizioner Tue Dec 07, 2010 11:54 am

Vjen kënga ''Wiki Leaks', parodi pro Assange




Faqja më e klikuar momentalisht ne internet Wikilekas, ka bere që reperi britanik ta shfrytezojë këtë moment për më shumë famë për vete. Raperi britanik Dan Bull i ka dedikuar Wikileaks një kenge Hip Hop " Wikileaks dhe nevoja per fjalen e lire".

Nje kenge e cila eshte një parodi për të gjithë udhëheqësit boterorë, dhe pro Julian Assange, themeluesit të Wikileaks.




Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Re: Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Vizioner Thu Dec 09, 2010 12:49 pm

Ç'po ndodh me Wikileaks?

Laku i hekurt rreth platformës së internetit Wikileaks po shtrëngohet. Qeveria e SHBA-ve e akuzon Assange për spiunazh dhe kërkon mundësi për ta paditur. Por Uashingtoni nuk i bën mirë vetes me përndjekjen e platformës.

Ashtu si Wikileaks bën publike informacione konfindenciale dhe të fshehta, kështu edhe një problem ndoshta privat i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, është kthyer ndërkohë në një çështje politike globale.

Askush nuk di saktësisht se çfarë ka ndodhur vërtet në ato dy net në muajin gusht në Suedi. Por është e vështirë ta kuptosh ndryshe prokurorinë suedeze, nëse jo në kontekstin e një gjuetie të egër të superfuqisë së acaruar, SHBA-ve, kundër Wikileaks.

Për një superfuqi është e dhimbshme të shohë e pafuqishme se si një grup i vogël bën publike për gjithë botën sekretet e saj. Fillimisht me zbulimet për luftën në Afganistan, pastaj me ditarët e luftës në Irak dhe së fundi me raportet konfindenciale të Ministrisë së Jashtme. Por kjo pafuqi është shndërruar në tërbim dhe pikërisht në valën e këtij tërbimi SHBA rrezikon të humbasë vërtet fytyrën.

Çfarë u mësua më shumë nga dokumentet e Wikileaks për Afganistanin? Ato ishin vetëm një konfirmim i asaj që kishin thënë më parë shumë kritikë: asgjë s'është mirë në Afganistan.

A doli në dritë ndonjë fakt thelbësor i ri nga ditarët e luftës në Irak, që të na detyronte të korrigjonim imazhin e kësaj ndërhyrjeje ushtarake, që cenon të drejtën ndërkombëtare? Dhe natyrisht është më tepër se e bezdisshme, kur personeli diplomatik i SHBA-së është i detyruar për javë me radhë të merret me kufizim dëmesh dhe shfajësime.

Por a mund të flitet për dëme të përhershme?
Dëmi po ndodh tani kur Hillary Cinton kërkon ta bëjë të ashtuquajturin "cablegate" një "sulm ndaj bashkësisë ndërkombëtare".

Apo kur Assange cilësohet tradhtar, terrorist, kriminel i madh. Dëmi i vërtetë krijohet kur sistemi i pagesës online "Paypal" bllokon llogaritë e Wikileaks, kur pagesat me karta krediti për shërbimin e zbulimeve në internet, nuk përcillen në destinacion. Apo kur tregtari në internet Amazon flak jashtë nga serverët e tij Wikileaksin.

E pra liria e mendimit është e mbrojtur në paragrafin e parë të kushtetutës amerikane, dhe interpretohet shumë më gjerë nga sa bëhet për shembull në Gjermani. Por tani në forumet kineze në internet ngrihet pyetja se si qëndron puna vërtet me lirinë e mendimit në SHBA, përballë qëndrimit të saj ndaj Wikileaks.

Duhet bërë një dallim i qartë mes dikujt që vjedh dokumente dhe të dhëna në një institucion, ministri apo sipërmarrje dhe dikujt që e bën publik këtë material. Sasia e madhe e materialit të publikuar sigurisht sjell një cilësi të re në bërjen publike të dokumenteve sekrete.

Ajo është pasojë logjike e zhvillimit teknologjik. Kur vërtet më shumë se 800.000 njerëz kanë akses në të dhënat sekrete të rrjetit qeveritar amerikan, prej nga rrjedhin edhe publikimet e Wikileaks, atëherë shfaqja e dokumenteve sekrete në publik nuk duhet të habisë askënd.

Në Greqinë e antikitetit në disa raste ekzekutohej sjellësi i lajmeve të këqija. Në shekullin e 21-të bota duhet të jetë më e avancuar. Dhe superfuqia SHBA duhet të tregojë madhështi - me kryqëzatën kundër Assange nuk e bën këtë aspak.

"Radio gjermane Deutcshe Welle"
-Matthias von Hein-


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali "WikiLeaks" Empty Re: Skandali "WikiLeaks"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi