Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analize

5 posters

Shko poshtë

Analize Empty Analize

Mesazh nga thjeshtesi Wed Feb 17, 2010 2:05 pm

Pse po kthehemi në kosh plehërash

Mbi takimin Berisha Berlusconi

Presidenti i rajonit të Puglias, Nichi Vendola, gjatë një interviste të para disa ditëve, u pyet nga një gazetare italiane edhe për mundësinë e ndërtimit të një termocentrali bërthamor në Puglia. Kjo, sepse flitet se Puglia është një nga zonat e mundshme të projektuara për një ndërtim të tillë. Përgjigja që dha Vendola ishte: « Për të ndërtuar një termocentral bërthamor në Puglia qeverisë do t’i duhet të vijë atje me ushtri. » Në fakt aq e fortë është ndjeshmëria e opinionit publik italian kundër termocentraleve bërthamore saqë qeveria e Berlusconit, që e ka rihapur çështjen e lejimit të ndërtimit të bërthamorëve, meqënëse është në prag të zgjedhjeve rajonale, ku kandidon edhe Vendola për t’u zgjedhur për herë të dytë president, nuk i ka bërë publike rajonet ku mendon se mund të ndërtojë termocentralet bërthamore sepse kjo do t’i sillte humbjen në ato rajone. Italianët, pra, edhe kur mendojnë se mund të kenë nevojë për bërthamorë thonë se, gjithsesi, kjo duhet të bëhet larg bythës së tyre.
Dhe ja ku u del në ndihmë «presidentit i rajonit të Shqipërisë», Sali Berisha, i cili përsëriti edhe një herë propozimin për të ofruar tokën shqiptare si mundësi për ndërtimin e një termocentrali bërthamor. Dhe kjo pasi kryeministri ynë bëri edhe një ekspoze ku, midis të tjerash, tha se qeveria e tij planifikon të ndërtojë mbi katërqind hidrocentrale të vegjël e të mëdhenj në lumenjtë e Shqipërisë, e tece, e parkun më të madh eolik në Evropë, pa përmendur tecin me qymyr në Durrës. Berisha pra, edhe një herë, pa u marrë leje shqiptarëve, u ofroi tokën e tyre italianëve dhe kujtdo qoftë, për të ndërtuar ato që ata nuk guxojnë t’i ndërtojnë në vendet e tyre pasi nuk i lejon popullsia.
Për të kuptuar se pse italianët ia lejojnë vetes ta përdorin Shqipërinë si «kosh plehërash», siç e quajti edhe vetë shtypi italian këto ditë, mjafton të kesh parasysh batutën e Berlusconit kur tha se, për trafikimin e femrave të bukura shqiptare, italianët janë të gatshëm ta mbyllin një sy, batutë kjo që sikur erdhi për të ilustruar një vlerësim të shtypit francez të vetëm dy ditëve më parë që shkruan se Italia, nga një vend që ka qenë « laboratori i avangardës së Evropës » po shkon « drejt barbarizimit», po « kthehet në një vend provincial », « me një klasë politike provinciale », « me televizione që kanë mbetur në vitet 80, me programe « të dielëzuar », « me talk show gjithë britma », « me shalë e bythë jashtë », që i ka ndërtuar pikërisht Berlusconi. (Liberation, 11 shkurt 2010)
Pra problemi nuk është pse kërkon Berlusconi ta shndërrojë Shqipërinë në një kosh plehërash të Italisë, por pse kërkon ta shndrrojë kështu një shqiptar si Berisha. Pyetja që mund të shtrohet është: e bën nga halli, e bën nga padituria, apo çfarë ? Gjykimi im është se Berisha e bën këtë nga halli dhe padituria bashkë, e jo vetëm, por edhe nga një ndjenjë papërgjegjshmërie morale ndaj bashkëqytetarëve të tij, që është karakteristike për të gjithë klasën tonë politike. Mund të quhet edhe kriminale pa patur frikë se po bën ndonjë teprim. Por cili është halli i Berishës që e çon deri në këtë krim ndaj vendit e ndaj brezave që do të vijnë - shtrohet pyetja. Halli i Berishës është i thjeshtë : të qëndrojë në pushtet me çdo kusht. Dhe me këtë ofrim të tokës së Shqipërisë Berlusconit ai mendon se do të mund të zgjidhë dy probleme serioze përsa i përket qëndrimit në pushtet. Së pari, të zgjidhë problemin e mbështetjes ndërkombëtare për qeverisjen e tij, duke patur parasysh edhe gurguletë e kontestimet e kohëve të fundit nga ana e opozitës. Së dyti, çka sipas mendimit tim është kryesorja, synon të zgjidhë një problem edhe më të madh. Arka e shtetit shqiptar është bosh ose është duke u zbrazur pasi vendi është në krizë ekonomike. Për hir të së vërtetës duhet thënë se shkaku i kësaj krize nuk është thjesht e vetëm qeveria Berisha. Sipas gjykimit tim Shqipëria po kalon një krizë ekonomike që lidhet me shterimin e burimeve kryesore që e kanë mbajtur ekonominë më këmbë deri vitet e fundit. Nuk ka dyshim, tashmë, se industria e ndërtimit, që ka qenë ajo kryesorja në vend, është frenuar pas lulëzimit që pati në dhjetëvjeëçarin 1995 – 2005 për disa arësye ndër të cilat do të veçoja si më kryesoret: pakësimin e kërkesës për banim të njerëzve e lidhur kjo edhe me rënien dramatike të cilësisë së jetës në qytetet kryesore të vendit për shkak të urbanizimit të egër, pakësimin e të ardhurave të emigrantëve, pakësimin e investimit të parave të pista të drogës e prostitucionit në këtë industri. Ndërkaq burime të tjera ka pak sepse shumë pak është investuar tjetërkund për shkak të politikave të keqorientuara. Kështu që, për të mbajtur në këmbë administratën dhe kastën rreth tij, që e mban edhe në pushtet, si dhe për të evituar një rënie dramatike të mirëqënies që do ta fuste vendin në krizë edhe më të thellë social politike, Berishës i duhen para. Dhe rruga më e shkurtër për të siguruar këto para dhe për të mbajtur pushtetin është të shesë ç’mund të shitet nga ky vend njëlloj si ai i falimentuari që shet edhe plaçkat e shtëpisë për të paguar borxhet. Dhe në këtë pikë del edhe paaftësia apo padituria e qeverisë së Berishës. Në fakt ekonomia shqiptare, qysh kur erdhi Berisha në pushtet, i ka pasur këto simptoma sëmundjeje dhe një qeveri e aftë e inteligjente do të duhej të projektonte një ndryshim të politikave ekonomike në mënyrë që investimet të kanalizoheshin tjetërkund. Mirëpo kjo nuk është bërë, dhe jo thjesht për shkak të mungesës së vizioneve, por për shkak të faktit se qeveria nuk ka qenë asnjëherë tek ne shprehëse e interesave të popullsisë së gjerë, por shprehëse e interesave të një ekonomie pakice biznesesh që ndryshe cilësohen si biznese « kafsho dhe ik ». Eshtë kjo që nuk e ka lejuar të ndërtojë politika ekonomike që do të siguronin atë që në botë, prej kaq kohësh, sot quhet zhvillim i qëndrueshëm.
Shkurt, pra, Berisha mendon se duke shitur çka mund të shitet me konçesion tek të huajt do të ketë mundësi të sigurojë, krahas mbështetjes politike, edhe atë të punësimit të ca shqiptarëve dhe të mbledhjes çfarë të mundë për të investuar kryesisht në rrugë apo edhe në vepra të tjera publike të cilat do t’ua japë me tenderime klientelës së tij. Në këto kushte klientela a djeshme e opozitës ose do të falimentojë ose do të mblidhet rreth sofrës së tij për të mbledhur thërrimet që do të lenë klentët besnikë të Berishës. Duke i shtuar kësaj edhe mbështetjen ndërkombëtare, veçanërisht italiane, për heqjen e vizave këtë vit, çka do të shërbente edhe si valvol shkarkimi për shqiptarët që do të jenë pa rrugëdalje në Shqipëri, Berisha mendon se do të mund të qeverisë për bukuri.
Ky është leximi im për lëvizjet e fundit të Berishës në takimin me Berlusconin.
Kësaj i duhet shtuar fakti se opozita, në vend se të bëjë një analizë të thellë kësaj gjendjeje, duke parë edhe përgjegjësitë e saj, në mënyrë që të ndërtojë një alternativë bindëse, bën një luftë krejtësisht superficiale. Sipas meje shkaku i mungesës së alternativës është përsëri i njëjtë në thelb me atë që e shtyn Berishën në sillet kështu, dmth duke shitur interesat afatgjata të shqiptarëve. Rama dhe njerëzit e tij, të ndodhur përpara rrezikut të humbjes së çdo mundësie për t’u rikthyer në pushtet e për të shpëtuar interesat e tyre nga rreziku në rritje i klientelës së Berishës dhe Metës, po bëjnë një luftë për jetë a vdekje, në të cilën atyre u duhen aleatë nga të mundin, pavarësisht principshmërisë, ideve apo qëllimeve të tyre. Kjo shpjegon edhe faktin se në vend që të kishim një protestë të fortë të kësaj opozite ndaj takimit të Berishës me Berluskonin, qoftë edhe për deklaratën e turpshme të këtij të fundit lidhur me trafikimin e femrave shqiptare, opozita vazhdoi të merret vetëm me « të hapen a të mos hapen kutitë ». Sikur një të dhjetën e energjive që ka shpenzuar për luftën e kutive opozita ta kishte shpenzuar për të denoncuar brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht, tek partitë e majta evropiane, projektin e shndrrimit të Shqipërisë në kosh plehërash, e për të projektuar e propozuar një program alternativ për daljen nga kriza, jam i bindur se për këto projekte nuk do të flitej më. Mirëpo për këtë nuk e lejon e njëjta e keqe : funksionimi i saj në shërbim të ekonomisë « kafsho dhe ik. »
Eshtë e qartë se në këto kushte, Shqipëria e kthyer tashmë në një skelet të shqyer nga hijenat, nuk ka alternativë tjetër veçse të kthehet në koshin e plehërave të Evropës e të vazhdojë të ofrojë mish të freskët femrash për evropianë të edukuar sipas modelit Berlusconi. (Korrieri, 16 shkurt 2010)
thjeshtesi
thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga thjeshtesi Mon Mar 15, 2010 4:52 pm

Ora shqiptare e kujtesës ose alkimia e harresës
E kemi thënë dhe do të vazhdojmë ta përsërisim. Nëpër mediat shqiptare skandalet e qeverisë publikohen me një shpeshtësi marramendëse. Të paktën një në muaj. Skandale të cilat në vendet demokratike futen në kategoritë “ qeveria jep dorëheqjen” ose për rastet më të lehta “qeveria kërkon ndjesë publikisht”. Shqip quhen gjëma. Me një përllogaritje të thjeshtë janë 12 në vit, 48 në mandatin e parë plus 3 në muajt e fundit, bëhen plot 51. Pa u mbyllur mirë plaga e njërës gjëmë hapet tjetra dhe kështu trupi i këtij populli sot është plot shenja, disa të hapura e disa të mbyllura prej kohës, por të gjitha kanë një emërues të përbashkët, të gjitha janë të harruara edhe ato më të freskëtat...


Njerëzimi kishte nevojë për memorje, për të kujtuar kohërat e lavdishme ose ato të disfatave por mbi të gjitha për të kujtuar tragjeditë e mëdha në mënyrë që ato të mos përsëriten më. Gjermanët sot përkujtojnë rënien e murit të Berlinit, si simbol i ribashkimit të një populli dhe për të mos harruar fatkeqësitë e mëdha që solli sistemi diktatorial në anën lindore të tij. 27 Janari është dita e kujtesës së holokaustit, dita që u kujton brezave të rinj se çfarë ndodhi në kampet e përqëndrimit gjatë luftë së dytë botërore. Në fund të fundit kjo është vlera e historisë, kujtesa dhe raportimi i së shkuarës me të tashmen në mënyrë që të mos harrojmë dhe të mos bëjmë serish të njëjtat gabime.



Le të kthehemi tek Shqipëria dhe nevoja e shqiptarëve për kujtesë. Partia Komuniste e Shqipërisë pati idenë e shkëlqyer që për 45 vjet ta modifikonte historinë sipas tekave dhe deshirës. Aty ku ishte e zezë e bëri të bardhë dhe aty ku ishte e bardhë e bëri të zezë, modifikoi ngjarje të rëndësishme historike, zbehu ose zhduku plotësisht personalitete të kombit. Qëllimi i vetëm i partisë dhe i udhëheqësit të saj të padiskutueshëm ishte jetëgjatësia e pushtetit të tyre. Fatmirësisht gjërat ndryshuan dhe për ne shqiptarët kjo mund të quhet histori, në kuptimin që i përket të shkuarës. Por sot në 2009-ën na ndodh që bëjmë e ribëjmë të njëjtat gabime duke rrezikuar që edhe sa është shkruar më sipër të mos e gjejmë më në librat e historisë por vetëm nëpër media, për një kohë të shkurtër dhe pa memorje. Qeveria e gjëmave të harruara na servir pjatën e ditës. Një libër historie me gënjeshtra, me trillime, me mangësi dhe gabime që shkojnë ndesh me interesat kombëtare. Shefi i kuzhinës nuk eshtë sic mund të mendojë mendjelehtësisht shumëkush prej nesh, ndonjë çetnik serb, por një profesor doktor i tashmë të harruarës Akademi e Shkencave të Shqipërisë. Sigurisht, nuk dyshojmë që qeveria dhe lideri i saj i padiskutueshëm kanë ndërhyrë personalisht në shkrimin e librit të historisë për shkollat e mesme. Por nëse kryeministri i mban pranë ushtarët e tij edhe kur këta gabojnë edhe kur këta shfaqin më shumë zell se ç'duhet për lartmadhërimin e tij, atëhere ai u jep një sinjal të qartë të gjithë militantëve dhe mediokërve: “O burra përpara se po gabuat ju mbron pushteti”. Janë të shumtë shembujt e atyre të cilët kanë çeshtje gjyqësore të hapura dhe në vend që të pushohen nga detyra, mbajnë poste të larta në administratën shtetërore...
Rezultat i harresë është përsëritja dhe ripërsëritja e gabimeve. Shumë shpejt harruam diktaturën komuniste, gjëmën e 1997-ës, kaosin e 14 shatorit 1998, Gërdecin. Me këtë ritëm shumë shpejt do të harrojmë edhe që kemi një kujtesë.

Gjeneralmegafoni
thjeshtesi
thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Lilly Mon Mar 15, 2010 9:06 pm

thjeshtesi,me pelqejne te dyja postimet e tua,do deshiroja te lexoja me teper nga ti.Smile
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga thjeshtesi Mon Mar 15, 2010 9:22 pm

Flm Lilly... Do mundohem te ndaj me ju cdo gje qe vleresoj.
thjeshtesi
thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga thjeshtesi Mon Mar 15, 2010 9:33 pm

Jam homoseksual

Është e dyta herë që se në qytetin e Lezhës një grup jo i vogël personash, kryesisht të rinj, por jo vetëm, - sipas disa mediave deri në 400 vetë, -demostrojnë kundër një personi të vetëm, Klodit, i cili në emisionin Big Brodher të Top Channel paska guxuar të deklarojë se është homoseksual. 
"Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe kombin shqiptar", "Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit", "Klodi nuk është lezhjan", " Klodi nuk duhet të shkelë më në Lezhë dhe as në Shqipëri, por andej nga e ka marrë këtë eksperiencë, në Itali, sepse nuk duam që ky fenomen të ndikojë tek fëmijët tanë. " - janë disa nga deklaratat që lëshojnë, si pa të keq, nëpër media. (Shekulli 12 mars 2010)

Kërkojnë, pra, që Klodi të zhduket jo vetëm nga skena e televizionit, por edhe nga qyteti i Lezhës dhe Shqipëria dhe s'do të rreshtin së protestuari derisa ta arrrijnë këtë.

Duken të sigurt, pa pikën e dyshimit se mund të jenë duke bërë ndonjë punë të keqe. Pamjet dhe fotot e tyre të kujtojnë ngazëllimin e fanatikëve në Mesjetë që galdonin duke parë të digjeshin në turrën e druve heretikët. Mund t'i përfytyrosh me lehtësi se do të shkonin me krenari të shtonin ndonjë dorë lëndë që flaka të bëhej edhe më tmerronjëse nën këmbët e një hmoseksuali të djegur nën turrën e druve.

Në vështrimin e parë mund të të kapë inati dhe ndjenja e përçmimit ndaj tyre, duke parë se me çfarë paturpësie, arrogance dhe lehtësie nxitojnë t'ia bëjnë ferrr jetën një njeriu që s'u ka bërë asgjë përveçse ka guxuar të deklarojë prirjen e tij seksuale. Por problemi nuk janë ata. Problemi është se këtyre të rinjve dhe jo vetëm as nuk u shkon ndërmend se janë pamja e mjerimit të shoqërisë shqiptare të shekullit XXI. Problemi i vërtetë është bash ky mjerim dhe pavetëdija për të. Ata njerëz, me ragimin e tyre, tregojnë se sa e izoluar nga bota e qytetëruar ka mbetur Shqipëria, se çfarë niveli edukimi kanë të rinjtë tanë, e jo vetëm, por edhe se çfarë pune është bërë nga të rriturit, për të futur në këtë shoqërinë tonë kulturën e respektimit të të drejtave të njeriut njëzet vjet pas daljes nga regjimi i dhunimit "par exellence" të këtyre të drejtave. Nuk e di nëse i ka instrumentalizuar kush këta protestues – jam i sigurt që dikush qëndron prapa tyre – por, ashtu siç e ka provuar tashmë historia e çdo diskriminimi, sjellja e tyre e dhunshme është gjithashtu shenjë se këta njerëz jetojnë në një shoqëri me frustracione të thella. Zgjedhja e një viktime për ta dhunuar kësisoj është shenjë e dhunës, brutalitetit dhe injorancës që ushtrohet mbi ta. Dikush ka ngritur me të drejtë pyetjen: pse këta bandillë nuk protestojnë për varfërinë që po i mbyt, pse nuk protestojnë për shkatërrimin ekologjik që po i bëhet rrethit të tyre e me rradhë. Po pikërisht pse nuk protestojnë dot për këto, ngase nuk dinë dhe nuk mundin, protestojnë kundër homoseksualit Klodi.

Shkaqet e kësaj homofobia janë deri diku të kuptueshme po të kemi parasysh se vijmë nga një regjim totalitar që i mbajti shqiptarët për gjysëm shekulli të izoluar nga çdo gjë që ishte e ndryshme nga modelet që predikonte ideologjia nacional - komuniste e Enver Hoxhës, madje që erdhi duke u barbarizuar nga dekada në dekadë. Të gjithë e kujtojmë se si na është kallur në ndërgjegje homofobia në atë kohë edhe nëpërmjet kulturës e vetë gjuhës edhe nëpërmjet faktit se dënohej me burgim të rëndë. Dihet po ashtu se homofobia ka rrënjë edhe më të thella sesa komunizmi Por jam i bindur se edhe para diktaturës edhe në kohën e diktaturës shqiptarët do të tregoheshin shumë më të kujdesshëm në manifestimin e ndjenjave të tilla kaq linçuese ndaj një homoseksuali. Kjo që pamë në Lezhë është diçka që flet për një barbarizim dhe analfabetizim dramatik të shoqërisë. Të duket sikur në Lexhë të mos ketë më shkolla e mësues, as shoqëri civile as kisha e xhamia e priftërinj e hoxhallarë dhe as politikanë. Ose që këta janë në një nivel të mjeruar. Prandaj gjykoj se edhe nëse është e kuptueshme kjo sjellje, kur ke parasysh të kaluarën, ajo është skandaloze po të kesh parasysh se tash njëzet vjet aspirojmë të bëhemi pjesë e një bote ku sjellje të tilla ndaj një individi homoseksual as nuk imagjinohet se mund të kryhen edhe nga grupet më fashistoide.

Gjykoj se sjellja e këtyre të rinjve dhe parrullat e tyre publike ndaj Klodit dhe familjes së tij janë akte linçimi ndaj të cilit duhet të reagojë jo vetëm moralisht shoqëria, por edhe ligjërisht shteti i së drejtës. Ato janë shkelje e parimeve bazë kushtetues, të të drejtave të njeriut.

Personalisht nuk kam ndonjë ndjeshmëri ndaj atij që quhet "imazh" apo "përmirësim i imazhit të Shqipërisë" pasi jam kundër kulturës së aparencës që është aq e përhapur në shoqërinë tonë, ku njerëzit ndryshe shfaqen me të huajt e ndryshe me njëri tjetrin, por në këtë rast është mirë që elita shqiptare, ajo politike kryesisht, që flet aq shumë për hyrjen në Evropë, për rezultatet që ka arritur në procesin e integrimit, të reagojë ndaj demostrimesh të tilla që e dëmtojnë imazhin e Shqipërinë ndoshta edhe më shumë se sa dhuna e konflktaliteti politik apo mungesa e drejtësisë. Ajo që po ndodh në Lezhë tregon se nuk mjafton të bësh një ligj për heqjen e dënimit të hmoseksualitetit apo që lejon martesat e homoseksualëve për t'u bërë pjesë e familjes evropiane të shekullit XXI. Për këtë duhet investim në shkollim e edukim, për t'i nxjerrë njerëzit nga injoranca dhe mjerimi shpirtëror dhe kulturor ku janë zhytur. Në këtë kontekst organizatorët e protestave në Lezhë, që kujtojnë se po mbrojnë nderin e qytetit e të Shqipërisë, duhet të ndërgjegjësohen se i kanë dhënë qytetit të tyre imazhin e një qyteti barbarësh e injorantësh ku nesër e mbrapa do t'i zërë frika të shkelin edhe shqiptarët e qytetëruar e jo më evropianët. "Lezhë , I will never visit again! 
A German tourist in Albania from Munich. Shame on you" (Lexhë nuk do të të vizitoj kurrë më. Një turis gjerman në Shqipëri. Turp të keni!) Ky ishte një nga shënimet që gjeta në internet si koment të lajmit mbi protestat në Lezhë.


Prandaj gjykoj se gjithkujt që kërkon të mbrojë ato vlera të cilat na u dhunuan aq egërsisht në diktuaturë, siç janë liria për të qenë vetja jonë, për të shprehur mendimin ndryshe, duhet t'i dalë në mbrojtje Klodit. Gjithkush duhet të thotë me zë të lartë "jam homoseksual" për t'i bërë ballë kësaj vale barbare sa nuk është vonë. Dhe, kush mendon se kjo barabari kërcënon vetëm homoseksualët, me të cilët ai s'ka të bëjë, gabohet shumë. Ajo është një kërcënim për lirinë e kujtdo. (Korrieri, 15 mars 2010)
thjeshtesi
thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Sennia Tue Mar 16, 2010 8:04 pm

Une mendoj se shfaqja pubike e tij, behet vetem per show dhe keto protesta ka shume gjasa qe jane te paguara per te rritur audiencen duke qene se kete vit ky reality show nuk rezultoi kaq i sukseshem.
Vertet homosekualizmi eshte nje dukuri qe shqipetaret e kane te veshtire ta pronojne, por keto protesta per mendimin tim, duke u mbeshtuetur edhe nga burime shume te mira jane te pagara....
Kjo eshte media shqipetare.................
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Eria Thu Mar 18, 2010 3:39 pm

Ky eshte problem madhor,si mo qenka i biri botes homo...bobo sdo ha dreke sot...
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Koha E Arsyes

Mesazh nga Lilly Fri May 14, 2010 7:35 pm

Dy palët në konflikt politik e kanë ndarë shoqërinë në dy grupe, pro dhe kundër. Qytetarë në miting, qytetarë në antimiting, peticione intelektuale pro grevës, peticione intelektuale kundër grevës. Grevistë që besojnë se po luftojnë për demokraci, zyrtare në qeveri që mendojnë se me refuzim po mbrojnë demokracinë. Oratorë opozitarë që besojnë se po bëjnë luftë për një kauzë të drejtë, politikanë drejtues të qeverisë refuzues që mendojnë se kauza e opozitës është e gabuar dhe se sjellja arrogante e pushtetit është e drejtë publike. Dy palë legjitime, që nuk pranojnë legjitimitetin e palës tjetër. Dy palë politike që veprojnë me mjete jopolitike. Dy palë elektorale që pasi bënë se bashku Kodin, ndryshuan Kushtetutën dhe numëruan si deshën votat e të tjerëve, kuptuan se nga të gjitha miqësitë e botës ajo midis ujkut dhe çakallit është më e paqëndrueshmja.

Dy palët mendojnë se kanë të drejtë, dhe se në mënyrën sesi ata e shohin politikën, qytetarët e shtetin, mund të kenë të drejtë. Gjithsesi, janë dy palë që nuk pranojnë asnjë përgjegjësi personale, që vetëshpallen engjëj dhe shohin tek tjetri as më pak e as më shumë sesa djallin. Por, midis tyre dhe sidomos jashtë tyre, tek shumica e qytetarëve civilë të këtij vendi, mendjeve të qeta politike dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, ekziston e drejta tjetër, ajo për t’i etiketuar dy palët për gabime dhe përgjegjësi direkte për krizën politike.

Maxhoranca gabon, madje shume, kur sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur, kur provokon me antimitingje, kur tenton ta injorojë grevën parlamentare e qytetare, kur përdor shtetin për pushtetin, kur etiketon opozitën dhe kërkesat e saj dhe për më tepër, kur pretendon ta zgjidhë çështjen me forcë dhe se këtë, na thotë, se e bën në të mirë të demokracisë dhe të integrimit. Ajo nuk duhet t’i trajtojë opinionin publik e qytetarët si kavie të paqytetëruara, dhe as të vijojë të besojë se ka lindur për pushtet, apo se është e gatshme ta mbajë atë me çdo kusht. I forti, ai që drejton në pushtet dhe flet në emër të qytetarëve, duhet të jetë shumë më i vëmendshëm ndaj kërkesave të të dobëtit, opozitës politike. Në fund të fundit, kryeministri nuk është kryetar i një partie, është kryeministër kushtetues, ka detyrimin të trajtojë njësoj të gjithë qytetarët, votues pro e kundër tij, sidomos në krahasim me një lider opozite, i cili në sistemin tonë kushtetues nuk është lider edhe për ata që kanë votuar kundër tij. Ndaj, edhe pala në qeveri në çdo shoqëri të emancipuar demokratike duhet të marrë iniciativën për parandalimin dhe zgjidhjen e çdo krize politike.

Edhe opozita ka një bilanc jo fort pozitiv në parimet dhe sjelljet e saj politike. Greva e opozitës është akt sublim, meriton vëmendje, respekt për kurajën, kujdes e trajtim human, por në leximin politik të saj, ajo nuk përbën patjetër instrumentin e duhur dhe legjitim të zhvillimit dhe garantimit të synimeve politike. Opozita gabon kur e identifikon veten me shqiptarët e mirë dhe fajëson këdo që nuk vjen në grevë apo në mitingjet e saj. Ajo gabon kur bllokon rrugët kombëtare apo kur u premton militantëve synime politike, të cilat vetë liderët e saj janë të ndërgjegjshëm se nuk mund t’i mbajnë. Protesta për votën dhe protesta kundër varfërisë janë dy gjëra të ndryshme, të cilat edhe zgjidhjet i kanë të ndryshme, madje në kohë e kosto krejt të ndryshme.

A do të agravohet situata? Natyrisht që po. A do të përsëritet 1997-ta? Natyrisht që jo. A do të ketë zgjidhje politike? Natyrisht që po. A do të ketë marrëveshje? Natyrisht që po. Të gjithë e dimë fundin, çështja është si të shkohet deri atje me sa më pak kosto njerëzore, politike dhe ekonomike. A mund të jetë kompromis hapja e materialeve të votimit; hapja me short e disa kutive të votimit; vendimi për hetim ndërkombëtar (asnjanës) të kutive të votimit; dhënia e të drejtës vetëm prokurorisë me një task force për hapjen e disa kutive të votimit/ materialeve zgjedhore; vendimi i përbashkët për një nen kushtetues, sipas të cilit çdo palë në çdo periudhë 30-45 ditore post-zgjedhore mund të bëjë rinumërimin e votave; ankimimin paralelisht me formulat e mësipërme në Komisionin e Venecias; kompromisi politik për gjykatën e lartë dhe kushtetuese; kompromisi për bashkëdrejtim parlamentar; kompromisi për zgjedhjen e presidentit më 2012, deri edhe vendimi i përbashkët për zgjedhje të reja apo bashkëqeverisje? Të gjitha këto e të tjerë skenarë mund të jenë formula debati e diskutimi. Dhe, në shqyrtimin e tyre ka vend për kompromise, për zgjidhje kushtetuese, për zgjidhje paqësore dhe afatgjatë, për respektimin e dy palëve dhe dy pozicioneve dhe për kapërcimin jo vetëm të kësaj krize, por edhe parandalimin e krizave të njëjta në të ardhmen. Sepse, më 28 qershor nuk fitoi një palë kundër tjetrës, fitoi një formulë kundër një formule tjetër. Vetë shqiptarët votuan baras për palët dhe secila palë ka po aq të drejtë dhe përgjegjësi të përfaqësojë gjysmën e shqiptarëve votues.

Negocimi është një proces shumë kompleks, i gjatë dhe me të papritura. Është naive të mendohet se zgjidhja nuk mund të jetë një dhuratë e artë që vjen nga një konference shtypi apo podium. Palët kanë shkuar aq larg, sa e kanë gati të pamundur të kthehen pas, ato janë njësoj të përkrahura nga qytetarët dhe ndjehen njësoj të motivuara për të ruajtur pozicionet e tyre politike, dhe vetë komuniteti ndërkombëtar ka hequr dorë nga negocimi direkt politik. Në këto rrethana, të gjithë ne, në një apo tjetër mënyrë, nëse nuk përpiqemi për zgjidhje, do të bëhemi pjesë e një krize shumë më të thellë, më komplekse dhe më afatgjatë për shtetin, familjet e shoqërinë.

Ndaj, kur jeta e njerëzve është në rrezik, kur kredencialet ndërkombëtare të Shqipërisë janë në rrezik, kur harmonia shoqërore dhe jeta publike janë në rrezik, kur palët kanë ngritur aq shumë tonet sa ndodhen pranë një dyluftimi absurd e tragjik, këshilla e vetme universale është të flasin, të veprojnë e të dëgjohen ata që nuk janë palë, që kanë përgjegjësi morale, qytetare, politike e institucionale për këtë vend. Një institucion negociues mund të ishte Presidenti, nëse ai e pranonte këtë rol, dhe fillimisht e bindte veten se krizat politike nuk janë çështje të partive, por çështje të të gjithë shtetit e shoqërisë shqiptare. Një institucion tjetër negociues mund të ishin komunitetet fetare. Feja nuk merret me politikë, por nëse komunitetet fetare ftonin politikën të ulej në tryezë bisedimesh, ata nuk përzihen me politikë, por ndihmojnë në zgjidhjen politike. Disa herë gjatë tranzicionit këtë rol e ka luajtur komuniteti i San Edigios, një komunitet me kostum fetar dhe ka qenë i suksesshëm. Një institucion tjetër negociues mund të ishte komuniteti civil, institute dhe organizata jopolitike civile, apo personalitete të veçanta të saj, si p.sh, figura të pranueshme nga dy palët, si Ismail Kadare. Një rol negociator mund ta luanin edhe organizata shqiptare të diasporës, si p.sh, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan apo grupe të tjera, të pranuara nga të dy palët dhe me ndikim edhe në qarqet politike ndërkombëtare. Një institucion tjetër negociues edhe brenda politikës, mund të ishin zërat liberale midis dy kampeve politike, palët e treta politike si LSI, PBDNJ, PDK, PAD etj, të cilët pavarësisht interesave partiake, kanë gjithnjë prirje të jenë më të kujdesshëm sesa elefantët e politikës.

Koha është e çmuar, ndaj zgjidhja e krizës kërkon arsyen në vend të forcës, të urtët në vend të të fortëve, kurajën qytetare në vend të keqpërdorimit në emër të qytetarëve. Të gjithë, si individë apo institucione, si grupe njerëzish apo komunitete, të gjithë kanë një rol dhe secili nuk mund ta konsiderojë krizën politike si diçka të huaj për të, përderisa ajo po prek çdo segment shtetëror, institucional, kushtetues dhe publik. Heshtja ndaj ofertave të palëve politike mund të jetë akt qytetar, por heshtja ndaj garës së çmendur për pushtet midis palëve përbën një gabim të rëndë, të cilin ne shqiptarët e kemi paguar disa herë gjatë fazave të krijimit dhe zhvillimit të shtetit shqiptar në shekullin e kaluar.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Dështimi i grevës së PS-së

Mesazh nga Lilly Tue Jun 08, 2010 6:05 pm

Kur ditë më parë vizitoja grevistët në çadrën e urisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, shumë prej aktivistëve të PS-së aty brenda, të cilët nuk rezistonin dot më gjatë sesa ditët që nuk po shtyheshin më, kërkonin me ngulm një përgjigje se kur do të vinte zgjidhja, pra rrjedhimisht, kur do të mbaronte greva. Nga dita që u takova brenda çadrave me ta për herë të fundit, greva nuk zgjati më shumë se 7 orë të tjera. Lideri i tyre Edi Rama, doli para mitingut të radhës dhe deklaroi: “greva jonë e kreu misionin e vet. Ndërkombëtarët detyruan kryeministrin të tërhiqet dhe të ulet në tryeze e të pranojë zgjidhjen.”
Fjalët e Ramës u shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje nga grevistët dhe deputetët brenda çadrave, por edhe mitingashët e kuriozët jashtë tyre. Të parët festuan daljen nga greva, të dytët, festuan kauzën, të tretët, festuan çlirimin e bulevardit. E pikërisht tani 17 ditë pas përfundimit të grevës së urisë, një gjë mund të thuhet me bindje, nuk e themi ne në komente, por e deklaron vetë kreu i PS-së. I gënjyer e i zhgënjyer nga çdo lloj ndërkombëtari, për herë të parë Edi Rama deklaroi dje se kriza nuk po zgjidhet, nuk ka një kompromis dhe për rrjedhojë PS do t’i rikthehet protestave.
Ndërkombëtarët, të cilët në sytë e Berishës dhe botës i dhanë fund grevës 19-ditore, nëpërmjet komisionerit të Zgjerimit Stefan Fule, ditën e djeshme deklaruan se “zgjidhja është në dorën e Berishës dhe Ramës.” Nuk përmendën as ultimatum, e as penalizim për Shqipërinë.
Pra, greva, jo vetëm dështoi, por rezultoi se nuk pati asfarë efekti në tërheqjen e kryeministrit, apo të ashtuquajturat ultimatume.
Pak zyrtarë të PS-së duan ta pranojnë këtë dështim. Por, faktet janë fakte: greva e urisë së deputetëve të PS-ë dhe mbështetësve të tyre përfundoi para gjetjes së një kompromisi për hapjen e kutive. Edi Rama pranoi kushtin ndërkombëtar se nuk mund të ulet në tryezën e bisedimeve me Sali Berishën dhe faktorin ndërkombëtar në pozitat e presionit. Mbyllja e grevës për Edi Ramën, ishte kushti i parë. Kushti i dytë, i panegociueshëm për opozitën, e ulur tashmë në katin e dytë të restorantit ‘Crocodile’, në Strasburg , ishte: “opozita shqiptare, Partia Socialiste, duhet të hyjë në parlament.”
Pra, sot gjendemi përballë grevës së përfunduar, opozitës në parlament, por jo hapjes së ndonjë kutie të votimit.
Edi Rama, njeriu që më së shumti flitet se nuk pyet për ndërkombëtarët, pranoi kushtet pa pasur garancitë për rezultatet. Por ç’ndodhi me kryeministrin Berisha? Mbylljen e grevës e konsideroi fitore të vetën dhe nga ana tjetër mori liberalizimin e vizave për shqiptarët, faktori kyç i presionit që e kishte ulur kreun e qeverisë në negociata.
Jeta parlamentare ka filluar të funksionojë normalisht. Opozita merr pjesë në komisionet e përhershme parlamentare dhe në seancat plenare. Qeveria vazhdon të punojë e të miratojë ligje. KQZ-ja ka vendosur të mos asgjësojë fletët e votimit. Ministria e Brendshme ka filluar fushatën e ndërgjegjësimit në mënyrë të tillë që qytetarët të njihen me procesin e liberalizimit të vizave. 200 grevistët e urisë i janë kthyer halleve të tyre familjare, në qytetet nga ata vijnë. Emrat e tyre nuk përmenden më. As kauza e tyre. Kutitë, edhe për sezonin e verës nuk do të hapen, sepse parlamenti shumë shpejt do të mbyllë punimet e këtij sesioni. Në shtator, flasim prapë. Pa greva, pa protesta, me dialog e në parlament. Të gjithë tashmë janë në tryezë. Skeptikët, do t’i turren sërish Edi Ramës t’i tregojnë se sakrifikoi më kot jetën e njerëzve për një kauzë, që shumëkush mendonte se do të përfundonte me fitore, por që në fund, shpalli fitues kryeministrin, i cili nuk hapi rrugë për kutitë, por ndërkaq liroi edhe bulevardin.
Tani, palët nuk kanë shumë kohë të mendohen. Nuk kanë kohë as për zgjedhje të parakohshme, një variant që diskutohej gjerë e gjatë, gjatë mitingjeve 19-ditore. Sepse, sesioni tjetër parlamentar do t’i gjejë forcat politike duke përgatitur zgjedhjet vendore. Dhe në të dy kampet, si në PS, ashtu edhe në PD, tashmë flitet vetëm për kandidaturat për kryebashkiak, e sidomos për kryeqytetin. As Rama që thotë protesta, e as Berisha që thotë viza, nuk e kanë mendjen në këto dy prioritete që i kanë vendosur vetes, hallin e vëmendjen e kanë tek sfida e radhës, me të njëjtët aktorë, dhe me të njëjtën strategji. Se kush do të jetë fituesi, këtë do ta shohim...por në sfidën që sapo kaluam, të paktën e dimë kush janë humbësit. Deri tani, janë pikërisht ata 200 burra e gra që sakrifikuan 19 ditë duke fjetur e qëndruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

marre nga Ballkanweb
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Vizioner Sun Jul 11, 2010 1:51 pm

Masakra e Tivarit, 3000 faqet që mora në arkiva

Analize Prof_p10
Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Rrëfimi i studiuesit për zbulimin e dokumenteve të ish-Jugosllavisë në vitet '60 rreth masakrës së marsit 1945.

Gjetja e materialeve të rezervuara, fotokopjimi dhe marrja e tyre për tu publikuar pas rënies së regjimit. Analizat shkencore të jugosllavëve për eleminimin e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1941-1944 dhe mënyrat e realizimit.


Sa pushoi "Afera" e zhurmshme e z. Nait Hasanit në Prishtinë, për "Gjykimin e krimeve të regjimit komunist në Kosovë", plasi "Afera" me bubullimë e z. Sali Berisha në Tiranë (shih:"Berisha akuzon Ramiz Alinë për Masakrën e Tivarit", Koha Ditore, 8 Qershor 2010 dhe "Në kërkim të urdhëruesve", Express, 10 Qershor 2010 (!?!?!).

Për "Aferën Hasani", për fatin tim nuk më pyeti kush, kurse për "Aferën Berisha", "TV Klan Kosova", më 10 Qershor kërkoi një Prononcim timin për "Përgjegjësinë e Enver Hoxhës, të Fadil Hoxhës dhe të Ramiz Alisë në përgatitjen dhe zbatimin e Masakrës së Tivarit".

Para kamerës fola 10-15 minuta dhe, sa mund të mbahet në kujtesë, nënvizova këto fakte: "Strukturat politike dhe ushtarake të Shqipërisë Londineze dhe të Kosovës, sot Unmikiane, që simbolizoheshin me Enver Hoxhën dhe me Fadil Hoxhën, nuk kanë asnjë faj për Masakrën e Tivarit, sepse as janë planifikues dhe as zbatues, e madje për atë krim kanë mësuar, si nëpër mjegull, shumë më vonë.

Ndërkaq, të rangut politik e ushtarak të Ramiz Alisë në radhët e LANÇSH-së kanë qenë dhjetëra veta. Ngjarja nuk ka ndodhur në terrenin e Shqipërisë dhe në informatat e para "Enveri" me shokët kanë "mësuar" se vrasja është shkaktuar "në një mal...në një luginë... etj"!?!

Megjithatë, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund të kenë një përgjegjësi morale relative pse nuk kanë kërkuar nga aleatët: Ruzvelt, Çërcill dhe Stalin zbardhjen e tragjedisë dhe dënimin e fajtorit.

Them "përgjegjësi relative" për faktin se tashti në Kosovë ishin mbi 40 mijë ushtarë jugosllavë të njësive më elite çetnike (të amnistuara nga Tito) e komuniste, të cilët kishin urdhra të qarta të vepronin kundër qenies shqiptare të Kosovës, të Kosovës Lindore, të Iliridës, të Sanxhakut dhe të Malësisë shqiptare në Mal të Zi. Kosova, që nga 8 Shkurti, vuante nën "Pushtetin ushtarak " me firmë të J.B. Titos.

Mirëpo, për hir të realitetit historik duhet të konstatojmë se Enver Hoxha, megjithatë, ka bërë disa përpjekje për të mësuar për tragjedinë e Tivarit dhe për vrasjet e tjera të shqiptarëve nga ushtria jugosllave.

Madje ka bërë përpjekje të mësojë nga Jugosllavet edhe për qëllimin vendosjes së "Pushtetit Ushtarak në Kosovë", duke ua kujtuar faktin se Kosova sipas Marrëveshjeve të "Dy partive komuniste aleate", për fatin e saj "duhet të përcaktohet me Referendum se kujt do t'i bashkohet!".

Dhe, me kompetencë shkencore mund të konstatojë se z. Ramiz Alia nuk ka asnjë përgjegjësi në ketë ngjarje, kurse LANÇSH-ja, deshëm apo nuk deshëm, është luftë e drejt që e nderon kombin tonë. Me këtë konstatim nuk u bie fshesë krimeve ndaj shqiptarëve që kanë ndjekur rrugën tjetër.

Të themi pa ekuivok: Për ndarjen në dy taborë të atyre që ishin të gatshëm të vdisnin për lirinë e kombit, si dhe për mos plotësimin e kërkesave legjitime të kombit shqiptar në gjakderdhjen shqiptare të Periudhës së Luftës së Dytë Botërore, qartë janë fajtorë tri forcat kryesore të Bllokut fitimtar të Luftës së Dytë botërore: Rusia, Anglia dhe SHBA (shih marrëveshjet e tyre të viteve 1941/45!).

Këta aleatë të LANÇSH-së kanë pasur njohuri për krimet serbo-jugosllave duke filluar me Bihorin, Çamërinë, Gjilanin, Drenicën, Vërshacin, por edhe për Masakrën e Tivarit. Heshtën, kurrë nuk reaguan. Pse?

Të spikas edhe këtë fakt: Fadil Hoxha, në pamundësi për të kërkuar llogari nga Aleati Jugosllav, ngase Fadili (dhe komunistët shqiptarë) tashti nuk kishin asnjërin nga postet kryesore në ushtri, në politikë (pushtet) dhe as në siguri (OZNA) të Kosovës, ndaj zgjodhi rrugën qe e kam vënë moto të librit tim: "Tivari 1945- Kalvari i Kosovës": "Ne, në udhëheqjen kosovare i kemi ikur që të bisedojmë për atë. E kemi gjykuar atë sjellje dhe e kemi përfunduar çështjen me atë. Nuk di se ku do të na çonte shqyrtimi!"

-vijon-
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Vizioner Sun Jul 11, 2010 1:54 pm

***

Jam njëri ndër njohësit e mirë të burimeve ushtarake e politike jugosllave për "Masakrën e Tivarit" të 1 Prillit 1945, dhe gjithsesi njohësi më i mirë i kujtesës historike të popullit për këtë masakër, me të cilën kam nisur të merrem qysh nga viti i parë i studimeve në histori, më 1963. Nga tetori i viti 1967 kam filluar edhe me hulumtimin e lëndës arkivore, por vetëm në vitin 1975 kam pasur fatin t'i evidencoj të gjitha raportet e njësive ushtarake të Serbisë, dhe të Kosovës në fondet e Arkivit të Institutit Ushtarak të Jugosllavisë, të cilat lejoheshin të konsultoheshin për interesa të dijes historiografike të LANÇJ-së.

Vetëm pas një viti, pikërisht më 25 Shtator 1976, mu lejua që ato dokumente të fotokopjoheshin për nevoja të Entit të Historisë së Kosovës, ku punoja si "Hulumtues shkencor...".

Mirëpo, për faktin se nga viti 1971, e në vijim, me disa paraqitje në shtyp e pasqyrova fuqimisht "Rezolutën e Bujanit", dhe në simpoziume për LANÇ të Kosovës "Luftën e Drenicës" e quajta Revoltë të Partizanëve nën udhëheqjen e kreut antifashist Shaban Palluzha, komandant nominal, e jo "Kundërrevolucion", si dhe hodha dritë mbi shumë masakra të UNÇJ-së ndaj shqiptarëve, dhe kritikova doktoratën e Dr, Ali Hadrit, pse e kishte përfillur tezën e "kundërrevolucionit"; pse nuk e kishte paraqitur pjesën e Rezolutës së Bujanit për të drejtën e Kosovës në Vetëvendosje, pas fitores së përbashkët Jugosllave-Shqiptare mbi okupatorin...!"; pse nuk kishte shkruar për masakrat në Bihor, Gjilan, Drenicë, Tivar etj. - nuk mu lejua të merrem (me program shkencor të Entit), me historinë shqiptare të Kosovës së periudhës së "Luftës së Dytë Botërore" as më "Lëvizjen Kaçake" të viteve të 20-ta, që u bë pretekst të largohem nga EHK.

Në fillim të tetorit të vitit 1967, kalova me punë në Institutin Albanologjik (i cili nuk merrej me LANÇ-në) ndaj dokumentet për "Luftën e Drenicës" dhe për "Masakrën e Tivarit" detyrimisht i deponova në "Arkivin e Entit të Historisë". Mirëpo, që të mos mbetem pa "bazën" e një pjese të punëve të mia publicistike e shkencore, pa dijen e drejtorit, i fotokopjova të mbi 3000 faqet e dokumenteve, të cilat, për fat, i posedoj edhe sot.

Pas fillimit të shthurjes së censurës komuniste jugosllave në vitet e 90-ta, do të më hapen mundësitë për të "devijuar", nganjëherë, nga "projektet shkencore të detyrueshme" dhe për të prekur temat për gjenocidin Jugosllav ndaj shqiptarësisë së Kosovës, gjithsesi në shërbim të përpjekjeve tona për çlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar.

Në disa momente hodha dritë edhe mbi Masakrën e Tivarit të 1 Prillit 1945, gjithmonë i mbështetur në burime relevante.
Nuk e shoh të udhës të sjell shumë fakte për numrin e eshalonëve të marsit dhe të prillit. Do të ndalem pak më shumë në Platformën politike serbo-jugosllave që çoi në Masakrën e Tivarit. Në librin tim të fundit për këtë krim, i mbështetur në burime relevante, kam konstatuar:

"Ploja e ushtrisë jugosllave, serbomalazeze komunisto çentike mbi "rekrutët" shqiptarë, më 1 Prill 1945, në Tivar, është vetëm një ndër sekuencat e gjenocidit sistematik serbomadh nën flamurin e ortodoksisë shënsaviane mesjetare mbi shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti mbi shqiptarët nën okupimin jugosllav versajas e avnojist, e që kishte për qëllim spastrimin etnik shqiptar dhe serbizimin e Kosovës dhe të viseve shqiptare etnike përreth". Kësaj nuk kam se çka t'i shtoj.

"...Kosova, së paku nga vjeshta e vitit 1941 deri në vjeshtën e vitit 1944, në dokumentet oficiale politike e ushtarake të Centralës kominterniste - Tito, është krahinë autonome (politike dhe ushtarake), e një rangu me Krahinën e Serbisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Bosnje Hercegovinës, dhe u printe Sanxhakut, Vojvodinës e Maqedonisë.

Misionarët e KQ të PKJ së dhe të Shtabit Suprem të APJ së, që dërgoheshin në Kosovë dhe në Shqipëri, sabotuan masivizimin e LANÇ së së Kosovës, dhe pikërisht me propagandë nëntokësore komunisto çetnike serbomadhe, kontestuan Rezolutën e Bujanit të 2 janarit 1944, e duke inskenuar vrasjen e komunistëve dhe të antifashistëve shqiptarë më të shquar dhe të komunistëve serbë e malazes internacionalistë, përgatitën aktin e ripushtimit jugosllav të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të ndara Jugosllavisë Versajase, më 1919". As për këto probleme nuk kam gjykim tjetër.

***

"...Analizat shkencore kritike e të dhënave burimore -politike e ushtarake serbe të periudhës shtator 1941 shtator 1944 tregojnë se platforma antishqiptare serbe e LANÇJ së, e dëshmuar në Elaboratin: "Problemi i pakicave në Jugosllavi" të ministrit në qeverinë e Serbisë, akademikut Vasa Çubriloviq, të 3 Nëntorit 1944, ishte jo vetëm opinion politik, shoqëror e ushtarak i LNAÇ së Serbisë Jugosllavisë, por ishte synim i qartë për vazhdimin e gjenocidit serbomadh mbi shqiptarët, i ndërprerë pas vendosjes së pushtetit okupues nazifashist në Kosovë, por ishte edhe pikë e vetme, më kryesorja, që bashkonte elementët kundërshtarë komunistë e ultranacionalistë drazhisto çetnikë serbë, malazias e bullgaro-maqedonas në luftë për Jugosllavinë Avnojiste në llogari të kërkesave të përnjëhershme të Serbisë së Madhe, të Malit të Zi të Madh dhe të Maqedonisë së Madhe - të zgjeruara me toka shqiptare!" Me asnjë të dhënë shtesë nuk mund të ndryshohen këto përfundime shkencore të qëndrueshme.

"...Në Elaboratin e 3 Nëntorit 1944 V. Çubriloviq e avancoi amanetin se serbët "nga Kosova e Metohia kurrë nuk mund të heqin dorë edhe për shkak të rolit të saj historik edhe të rëndësisë për edukimin kombëtar" dhe do të konstatojë se "derisa Kosova dhe Metohia të mos jenë përfundimisht serbe, deri atëherë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe!" Sipas Çubriloviqit, "ideale do të ishte sikur të mund t'i qëronim të gjithë shqiptarët e vendit tonë edhe atë përnjëherë".

Për ta realizuar këtë kërkesë serbe historike, sipas Çubriloviqit: "janë dy mënyra të cilat do të merreshin në konsiderim për largimin radikal të shqiptarëve: t'i zhdukim ose t'i shpërngulim!" Kuadri i kësaj platformë serbe antishqiptare mund të plotësohet vetëm me fragmente të tjera nga Projekti i Çubrilloviqit.

-vijon-

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Vizioner Sun Jul 11, 2010 2:01 pm

Masakra e Tivarit, dëshmitë e komandantëve sllavë

Analize Monopo10

Çfarë kishin deklaruar drejtuesit e ushtrisë jugosllave që morën pjesë në masakër dhe si është abuzuar me numrin e viktimave dhe shpikjen e "heronjve"


Urdhëresën për mobilizimin e "njerëzve"(ljudstvo) dhe dërgimin e tyre për plotësimin e njësive të Armatës IV të AJ së ( komandant Petar Drapshin) e dha Shtabi Operativ i UNÇ së dhe i AP së së Kosmetit (komandant Sava Drleviq) mbi bazë të urdhëresës së Shtabit Suprem të Armatës Jugosllave (Komandant J. B. Tito).

Për realizimin e këtij plani antishqiptar në Kosovë, deri më 20 Mars 1945, ishin stacionuar forcat e Divizioni i AJ-së 41, 46, 52, të "Grupit të brigadave" (malazezo-kosovare) dhe të Komandës Ushtarake Krahinore të Kosmetit.

Komandanti S. Drleviq u sugjeronte dhe u urdhëronte njësive që do të ngarkoheshin për t'i "transportuar njerëzit e mobilizuar": "Gjatë transportit të njerëzve komandantët e eshalonëve të kenë kujdes që njerëzve t'ua pamundësojnë dezertimin, kurse gjatë pushimit të bëhet bllokimi i kuarteteve të banimit.

Komandantët dhe komisarët politikë të eshalonëve do të jenë personalisht përgjegjës, nëse nga pakujdesia ua mundësojnë ikjen!"

Përmbajtja e citatit na mjafton të kuptojmë se "njerëzit" (ljudstvo) shqiptarë paraprakisht ishin të apostrofuar si armiq dhe si të tillë po deportoheshin nga Kosova, kurse ushtarakët dhe ushtarët përcjellës të eshalonëve shqiptare i kishin duart e lira dhe jetën e çdo shqiptari të "mobilizuar" me dhunë mund ta vlerësonin me vlerën e një plumbi.

Me shumë saktësi dihet numri i rekrutëve në Eshalonët e Marsit dhe të Prillit 1944, të nisur nga Prizreni; përafërsisht dihet edhe numri i atyre që kanë arritur në Shkodër; si edhe numri i të arriturve në Ulqin; por edhe numri i atyre që arritën në radhët e Armatës IV të AJ-së.

Ka informata bukur të sakta edhe për numrin e atyre që kanë pësuan në kurthet e Përcjellësve serbë, maqedonas dhe malazias të Eshalonëve. Megjithatë për këtu më duhet të bëjë një përjashtim vetëm për Eshalonin e Dytë, i cili e përjetoi masakrën e Një Prillit 1944 , në Oborrin e Monopollit të Duhanit në Tivarin e Ri.

Sipas të dhënave më të sigurta nga Prizreni në këtë Eshalon u nisën, më 26 mars, "rreth 2400", më saktë: "2382 përkatësisht 2380 shqiptarë" kurse në Shkodër arriti më 30 mars në orën 8, kurse rreth orës 11 "Eshaloni me 2370 shqiptarë i është dorëzuar Brigadës X Malazeze".

Tashti detyrimisht pyes: Edhe sikur të ishte pushkatuar i tërë efektivi i Eshalonit të Dytë, a mund të thuhet se në "Tivar i masakruan 4000 shqiptarë"? Sipas Shtabit të Divizionit 46 më 8.IV.1945 në "incidentin e pakëndshëm", në Tivar u vranë "rreth 450 dhe u plagosën rreth 120 shqiptarë".

Nuk është numër i papërfillshëm. Mirëpo, një pasqyrim më të plotë Masakrës së Tivarit ia bëri Zëvendëskomandanti i Divizionit të Armatës IV"- dalmatinase, majori Gjuro Çetnik, i ngarkuar me detyrën e komandantit të Shtabit të Kolonës së Armatës IV për shoqërimin nga Tivari deri në Armatën IV, në Dalmaci të "njerëzve të mobilizuar...". Ai midis të tjerash, saktësoi:

"Rezultat i tërë kësaj është: 550 të nxjerrë nga radhët, prej të cilëve 150 të plagosur, të tjerët të vdekur dhe pak diçka që u fshehën nëpër shtëpi ose ikën. Llogaritet në rreth 430 të vrarë.

Në tërë këtë morën pjesë komandanti (Gasha Markoviq) dhe komisari i Brigadës X dhe gati të gjitha institucionet ushtarake e civile të cilat gjenden në Tivarin e Ri. Shumë prej tyre morën pjesë aktive në atë plojë pushkësh mbi njerëzit..!"

Në vijim komandanti Gj.Çetnik, i saktësoi edhe këto fakte: "Që e tërë kjo të mos bëhej edhe më drastike, ishte fakti se në momentin kur po bëhej ploja arriti një "xhip" automobil me amerikanë deri në afërsi të vendit të plojës.

Për fat, disa udhëheqës tanë u gjendën aty, i kthyen dhe i drejtuan në drejtim të Ulqinit, pa i lënë që të hetonin diçka!? U panë edhe disa civilë, të cilët e fotografuan tërë plojën, por ata më vonë humbën në këtë tollovi.

Për të gjitha këto po bëhen hetime të mëtutjeshme".
Para se të shkonim më tutje kërkohet një sqarim material për konstatimin e Majorit Gjuro Çetnik:"Në tërë këtë morën pjesë komandanti dhe komisari i Brigadës X (malaziase) dhe gati të gjitha institucionet ushtarake e civile të cilat gjenden në Tivarin e Ri. Shumë prej tyre morën pjesë aktive në atë plojë pushkësh mbi njerëzit!".

Pjesëmarrja gjakpirëse ushtarake, e pushtetit dhe e civile malazias të Tivarit të Ri u bë në shenjë hakmarrje e gjakmarrje për humbjet katastrofale të Brigadës së Bokelit në Drenicë në janar dhe shkurt të vitit 1945, si dhe të motivuar nga propaganda serbe për hakmarrjen ndaj shqiptarëve - "...për vrasjen e Miladin Popoviqit..." më 13 Mars 1945.

Është e vërtetë se njësitë partizane malazeze lanë në Drenicë disa qindra "partizanë", por këta këtu kishin ardhur si ushtri e okupatorit, kurse Miladin Popoviqi nuk u vra nga dora shqiptare.

Qartë e saktë: Miladin Popoviqin e vrau serbi Vasa Bogdanoviq nga Gorazhdeci i Pejës, sipas urdhrit të kryeoznasit të Kosmetit, Spasoje Gjakoviq, i cili e zbatoi diktatin e kryeoznasit të Serbisë, Aleksandër Rankoviq, por për vrasës u shpall Mësuesi patriot, Haki Taha, i cili ishte ekzekutuar me plumb në tëmth pikërisht në zyrat e OZN-as, në natën e 12-13 Marsit 1945.

Për instinktin gjakpirës të malazezëve për hakmarrje ndaj shqiptarëve për këto dy humbje malaziase, la një pasqyrim edhe kapiteni i JNA-së, tetovari Bajram Gola, i cili, më 2 Prill 1944, mori pjesë në grupin ushtarak hetimor të JNA-së (në vendin e krimit), për shkaqet dhe përmasat e Masakrës së Tivarit. Kapiteni Gola do të saktësojë: "Klithma luftarake e këtyre shovenëve të tërbuar ka qenë: 'živela osveta! Tako vam je trebalo, Šiptari! (Rroftë hakmarrja!, "Kështu ju është dashur, shqiptarë!" etj.

Pasi e dimë se Masakra e Tivarit është pasqyruar, shkencërisht, ani mirë, detyrimisht duhet të shtrojmë së paku dy pyetje kruciale: E para, a ka logjikë materiale, morale dhe politike që të akuzohet për planifikues dhe zbatues të Masakrës së Tivarit një "komisar i divizioneve (shqiptare) që shkuan në Kosovë", i cili në kohën e krimit ishte në Bosnjë, në luftë për krah forcave jugosllave aleate për çlirimin e Jugosllavisë?!?!; Presidenti Berisha është kategorik se "ka fakte", se "ka dëshmitarë" se ka "dokumente"!?.

Habitëm prej nga ato"fakte"(!?), ata "dëshmitarë" në Shqipëri(!?), ato dokumente në Arkivat e Shqipërisë(?!), kur dihet se LANÇSH-ja nuk e ka pjesën e përgjegjësisë as në planifikim, as në zbatim.

Dhe pse të mos pyesim: Ku ishin historianët akademikë të shumtë të Tiranës që nuk i publikuan ato, të gjitha, tash e njëzet vjet që kur "krimineli" Ramiz Alia ia dorëzoi pushttin pa luftë "demokratit" Sali Berisha. Por, këtu më duhet ta thërras në ndihmë një urti që nuk më ndahet: "Kur debatoni për ndonjë gjë mundohuni të fitoj e vërteta, e jo vetvetja!".

Në burimet historiografike të zëna ngoje përmasat e Masakrës së Tivarit janë treguar më shumë për efekte propagandistike, për efekte politike kundër pushtuesit jugosllav të tokave shqiptare. Në këtë funksion edhe i kam përdor, pa hequr dorë nga përpjekja për të dëshmuar me kokëfortësi, së në Masakrën e Tivarit të 1 Prillit 1945, serbo- malazezet i masakruan 1560-1700 rekrutë, kryesisht shqiptarë.

Por më duhet të saktësoj se përmasat e tragjedisë që i "shpikU" Xani (e të cilave, fatkeqësisht, u jep besueshmëri hajvanllëky ynë medial), janë në funksion të luftës kundër së vërtetës historike, së këndejmi edhe kundër interesave të kombit tonë, për faktin se, nisur nga mësimi i Volterit, "E vërteta mund të plaket, por ajo kurrë nuk vdes"! Një Eshalon prej 2370 vetave nuk mund të prodhoj 4000 të masakruar, e dihet se nuk janë vrarë shumica e pjesëtarëve të Eshalonit të Dytë.

Këtë pjesë të ndihmesës sime në vijim do ta filloj me sentencën e filozofit Karl Popper: "Dija fillon aty ku fillon tensioni midis dijes dhe padijes!"

Meqë të vdekurve u flet vepra që duhet t'ua dëshmojnë të gjallët, në interes të zbardhjes të asaj që diktojnë deputeti N. Hasani dhe presidenti S. Berisha, lidhur me pasojat e krimit serbo-malazias të Marsit-Prillit 1945, e ndie për obligim moral të preki me dorën time një përpjekje të Fadil Hoxhës me shokë' së paku, për t'i rehabilituar, në "heshtje", e për t'i kompensuar viktimat e Masakrës së Tivarit:

Në shkurt të vitit 1971, më ftoi në Lidhjen e Luftëtarëve të LANÇ" të Kosovës "Shoku" Tafil Hoxha, i cili ndonëse qytetar, i kishte të gjitha tiparet e Malësorit, jo aq i dijshëm, por i sinqertë, (i lidhur me nostalgji për Drenicën) dhe patriot vetëm si Ai.

Gati me një ton urdhërues ma shqiptoi detyrën e besuar në "Konfidencë": "Drenicë, Ti po e shëtit Kosovën për hulumtime të historisë, Ta kemi për lakmi! Sipas kërkesës së Shokut Fadil, ta ngarkoj një detyrë që do kujdesë: Ku të arrish, bëre evidencimin e të vrarëve dhe të plagosurve në Masakrën e Tivarit, si dhe të personave që e kanë ndihmuar LANÇ-në, e të cilët më vonë kanë pësuar nga regjimi i Rankoviqit.

Porositi familjarët e tyre të bëjnë kërkesa me shkrim në Zyrat komunale të Lidhjes së Luftëtarëve dhe të bëjnë Lutjet për pranimin e statusit të Luftëtarit të LANÇ-së, njëkohësisht të bëjnë kërkesa për pensione familjare dhe invalidore...!

Këtë kërkesë shtrije gjithandej në Kosovë, por puna të kryhet pa zhurmë, në rrjedh të qetë, që të mos bie në sy të atyre që nuk na donë të mirën...!". Pas tri dite, së bashku me Bacën Tafil shkuam në Katundin e Ri në majebjeshkës së Drenicës, në konak të Bardhec Kajës, jataku i Aradhës së Rakoshit nga mesi i tetorit deri në mesin e nëntorit të vitit 1944, i persekutuar si "jatak" i Bajram e Halit Berishës nga maji i vitit 1949. Mund të konstatojë se, që nga ajo natë Bardhecit iu pranua statusi i Luftëtarit të LANÇ-së, me të gjitha beneficionet që rrjedhin nga ai status.

Atë natë i evidencova shumë emra të Dëshmorëve nga Drenica dhe Llapusha, të rënë në Masakrën e Tivarit, dhe këtu e tutje, sa herë që pata kohë e mundësi materiale të gjurmoj në terren, krejt deri në fund të marsit të vitit 1981, dhe gjatë viteve të 90-ta, i shkela të gjitha viset e Kosovës, dhe i evidencova emrat e shumë dëshmorëve të rënë në Plojën e Tivarit, më 1 Prill 1945.

Nuk kam evidencuar asnjë të plagosur i cili nuk e kishte të rregulluar statusin e Luftëtarit të LANÇ-re. Meqë i besoj porosisë së Alfred N. Ëhitehead: "Të gjitha të vërtetat janë gjysmë të vërteta!"- nuk flas publikisht "gjetjet" e mia për përmasën e Masakrës së Tivarit.

Marre nga "Shekull"
Autor: Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Vizioner Mon Jul 12, 2010 10:02 pm

Shqipëria vend anëtar i NATO-s dhe partner shtrati i Iranit

4 korrik 2010 / Ioannis Michaletos

Raporti i mëposhtëm nga gazetari Gjergj Thanasi trajton çështjen e transaksioneve të armëve të një natyre të veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe Iranit pak vjet më parë.

Sipas reportazhit dhe zbulimeve të gazetarit, që përfshijnë dokumente zyrtare të mirë-verifikuara, Shqipëria kërkonte bashkëpunim ushtarak me Iranin dhe faktikisht ka importuar armatime të cilat nga ana tjetër nuk u bënë pjesë në inventarin ushtarak të vendit.

Gazetari me shumë mund ofron ekskluzivisht nëpërmjet International Analyst Network (http://www.analyst-network.com/article.php?art_id=3482) disa nga zbulimet paraprake që shpalosin një lidhje më të gjerë ndërmjet dy shteteve, lidhje që duhet parë edhe në kontekstin e një shkrimi të kohëve të fundit të z. Michaletos: "Shqipëria, Hezbollahu dhe labirintet e trafiqeve ilegale të armëve".

Siç e përmendëm më sipër, i gjithë shkrimi mbështetet nga dokumente origjinale dhe nga burime të dorës së parë dhe raporti i mëposhtëm ekskluziv është një pjesë e vogël e një historie më të madhe që zbulon realisht një tjetër këndvështrim të realitetit të ditëve të sotme si në Evropë edhe në Lindjen e Mesme dhe mund të ketë degëzime mjaft të gjera nëse do të përfshihen në të gjithë parametrat.



Shqipëria vend anëtar i NATO-s dhe partner shtrati i Iranit

Nga Gjergj Thanasi


Menjëherë pasi Kryeministri Berisha dhe Ministri i tij i mbrojtjes Fatmir Mediu erdhën në pushtet, ata inkurajuan kontaktet dhe marrëdhëniet ushtarake me disa shtete te izoluara si edhe entitete jo-shtetërore, të etiketuara ndërkombëtarisht si organizata terroriste. Një nga rastet më famëkeqe të këtillë partnerë shtrati është Irani dhe kontaktet e tij me MEICO-n, një kompani shtetërore, pronë e Ministrisë shqiptare të mbrojtjes, e cila deri nga fundi i vitit 2009 kishte monopolin e import-eksportit dhe transitit të armëve, municioneve, pajisjeve ushtarake dhe materialeve me përdorim të dyfishtë.

Firma MEICO në pronësi të Ministrisë shqiptare të mbrojtjes dhe firma MODLEX, pronë e Ministrisë iraniane të mbrojtjes, kanë një marrëdhënie relativisht të gjatë dhe fitimprurëse.

Sipas dokumenteve zyrtare që kemi konsultuar, Shqipëria ka eksportuar në Iran lëndë plasëse dhe predha mortajash dhe ka importuar eksploziv plastik C4, fitil zjarr-përcjellës dhe gjithashtu ka diskutuar importimin e pushkëve automatike, tipave të ndryshëm të mitralozave, granatahedhësve, raketave SAM MANPAD, UAV(avionëve pa pilotë) të llojeve të ndryshme, pajisjeve të komunikimit etj. Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Shqipërisë, një vendi anëtar i NATO-s, dhe Iranit, një vendi të izoluar (pariah), shkon nga eksportimi në Iran i njëqind tonëve lëndë plasëse të fuqishme të tipit RDX deri në përpjekjet për të importuar avionë pa pilot të tipave "Ababil" dhe "Mohajer" apo të raketave iraniane "Misagh MANPAD".

Në pamje të parë, dikush mund ta konsiderojë të gjithë ndodhinë si një veprim të gabuar të kryer nga atdhetarë të zjarrtë, të cilët janë gati të bashkëpunojnë edhe me djallin duke u përpjekur me dëshpërim për të përmirësuar mbrojtjen e Atdheut të tyre.

Fatkeqësisht nuk është kështu. Në 25 tetor 2005, vetëm 50 ditë pasi z. Berisha u betua në parlament si Kryeministër i Shqipërisë, z. Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, kontaktoi z. Rrahmani, menaxherin e marketingut të produkteve te firmës MODLEX, duke i kërkuar të blejë një arsenal armatimesh të tilla si: 500 copë mitraloza tip PKM, 50 copë mitralozë tip PKT, 3.5 milionë fishekë të kalibrit 7.62 x 54mm për mitraloza tip PKM, 400 copë granatahedhësish 25/30mm dhe pajisjet e tyre, 1000 copë automatikë tip AKM (një lloj Kallashnikovi) të pajisur me granatahedhës 25/30mm të inkorporuara në automatikë, si edhe 100.000 copë automatikë tip AKM.

Që nga pranvera e vitit 1991, ushtria shqiptare ka eksportuar, dhuruar dhe shkatërruar shumicën e artikujve në "listën e pazarit" të MEICO-s. Miliona e miliona fishekë kalibër 7.62 x 54mm të prodhimit sovjetik, kinez dhe shqiptar janë shkatërruar, eksportuar apo u janë dhuruar qeverive mike të Irakut apo Afganistanit.

Pse ato po përpiqen të importojnë 9.5 milionë fishekë në vitin 2005, kur kane eksportuar, dhuruar apo shkatërruar mbi 60 milionë fishekë, municion i tepërt nga viti 2006 deri në 2008? I njëjti arsyetim vlen edhe për mitralozat e tipit PKM dhe PKT, të tilla armë të prodhimit sovjetik ose kopje kineze të tyre janë pjesë e trashëgimisë komuniste të Shqipërisë, të cilat janë eksportuar dhe shkatërruar gjerësisht.

Pse MEICO duhet të importojë kopje iraniane të të njëjtave tipa mitralozash që ka shkatërruar apo eksportuar?

Rasti i 100.000 copëve automatikë AKM është edhe më problematik. Për më se 15 vjet Shqipëria ka eksportuar, dhuruar apo shkatërruar mijëra copë automatikë të prodhimit sovjetik AK47 (automatiku Kallashnikov), kopje kineze të tij model 56 apo automatikë kopje shqiptare ASH -72 shumë të ngjashme me automatikët kopje iraniane AKM.

Thjesht, shifra 100.000 copë gjithashtu ngre dyshime. Në rast lufte NATO-ja nuk pret më shumë se 70.000 trupa shqiptarë. Kështu që Shqipëria eksporton, dhuron dhe shkatërron automatikë të ngjashëm me automatikët AKM, ka një stok të madh prej tyre për të mbuluar nevojat e forcave të saj të armatosura dhe në të njëjtën kohë përpiqet të importojë 100.000 copë të tillë automatikë për një ushtri prej 70.000 burrash e grash në rast mobilizimi.

I vetmi shpjegim logjik është: importo të rieksportosh. Pikërisht ky është problemi. Ky raport i shkurtër do të trajtojë vetëm këtë rast të bashkëpunimit ushtarak Iran- Shqipëri.

Artikujt e tjerë si raketa, aeroplanë pa pilot dhe eksploziv C4 shkaktojnë më shumë shqetësim. Të tilla importe nga Irani kurrë nuk janë magazinuar në depot e forcave të armatosura shqiptare. Ne jemi plotësisht të bindur se ato janë importuar, por ne nuk e dimë se çfarë ngjau me to pasi u importuan në Shqipëri.

Vend-magazinimi i tyre i sotëm nuk dihet. A iu shitën ato blerësve të ligjshëm apo e gjetën rrugën për të përfunduar në duart e terroristëve?

Ne e dimë që disa nga këto importe ndodhën me të vërtetë për shkak të faturave të transportit nga Irani në Shqipëri.

Në 15 dhjetor 2006 MEICO pagoi 27.400 USD dhe 47.000 USD si kosto transporti për mallra të importuara nga firma iraniane MODLEX. Këto pagesa u kryen pasi u nënshkrua një marrëveshje nga drejtori z. Pinari gjatë vizitës së tij në Iran në fund të nëntorit të vitit 2006. Kjo ishte një vizitë zyrtare sipas urdhrit nr. 1367, datë 26 tetor 2006, të nënshkruar nga Ministri i mbrojtjes z. Mediu. Vendimi i bordit drejtues të MEICO-s nr. 173, datë 23 nëntor 2006, thotë që të gjitha shpenzimet për këtë vizitë (bileta avioni, pagesa hoteli, shpenzime të përditshme etj.) do të paguhen nga MEICO.

Një anëtar i sotëm i NATO-s që zhvillon dhe mban lidhje të qenësishme ushtarake me një teokraci problematike, ngre dyshime rreth angazhimeve të qeverisë ndaj vlerave të NATO-s. Zhdukja e armatimeve dhe pajisjeve iraniane pasi ato u importuan në Shqipëri, ngre alarmin për destinacionin e tyre të vërtetë.

Tranzitimi nëpër territorin shqiptar të armëve dhe municioneve nga Bosnja drejt Lindjes së Mesme dhe përfshirja në të tilla marrëveshje e figurave të tilla boshnjake si Hasan Cengic dhe Naser Oric e kthen alarmin në emergjencë.

-Gazeta "Shekulli"-
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Vizioner Sun Aug 29, 2010 8:59 pm

NËNË TEREZA DHE DJ TIESTO


Mbushja e Tiranës me postera, banderola e me flamuj bardh e blu, më bëri të mendoj: "qenka festë e PD-së". Mirë bluja, po kjo e bardha ç'do? E bardha, shenja e dorëzimit, nuk bën pjesë në arsenalin e flamujve të PD! Pastaj, u desh një beze e madhe me fytyrën e Nënë Terezës dhe me emrin e kryeministrit poshtë që të kuptoja që është ditëlindja e Nënë Terezës. Mundësuar nga... nën kujdesin e veçantë të... Në këtë vend, as ditëlindja e Nënë Terezës nuk vjen dot po nuk deshi Kryeministri! Mirëpo, duke parë tërë këto shpenzime, madje, këtë histeri të përvitshme, u riktheva te pyetja bazë: pse?! Pse, festohet ditëlindja e shenjtores si të ishte promovimi i një DJ që vjen për koncert në verë? Nënë Tereza vetë, jo që nuk e festonte, po as e përmendte ditëlindjen e vet.
Atëherë pse ajo, shembulli i përvujtnisë, përulësisë dhe modestisë, përkujtohet si të ishte një rockstar me bujë, me flamuj e me postera? Dhe për se? Për ditëlindje??!! Pse nuk organizojnë edhe Rally, ose maratonë rinore, ose qofte e birrë nga liqeni me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës? Ose ndeshje vaterpoloje apo minikampionat beach volley...? Ose kampionat noti, që të mund ta fitojë Kryeministri?
Unë besoj, se Nënë Tereza vetë nuk do e kish kërkuar e as pranuar kurrë një Vit të Sajin. Ajo do kish kërkuar fonde. Jo për flamujt absurdë bardhe-blu, po për spitale e për bukë. Jo për vete, po për të sëmurët, jetimët e të varfrit. Jo postera, por ponstan për gjithë ne që vuajmë nga dhimbja e kokës në këtë vend.

Analize Viti2010

Para dy-tre vjetësh, lumturimi i Nënë Terezës u festua me një megaposter që mbulonte krejt fasadën e Universitetit të Tiranës. Hera e fundit që kisha parë një poster aq të madh mbi UT ka qenë fotoja e Enver Hoxhës. Stendat e reklamave të ndriçuara ishin mbushur me postera të shenjtores. Siç ishin këtë verë posterat e DJ Sandy Riverës.

Sot, shtyllat e Kryeqytetit janë mbushur me banderola me citate. Dikur, kështu varnin citatet e Enverit e të Maos. "E djeshmja iku. E nesërmja s'ka mbërritur. Të sotmen e kemi këtu. Fillojmë të jetojmë". Duhet të jenë lodhur shumë të gërmojnë në Internet për të nxjerrë ca fraza si kjo, që nuk thonë asgjë! Me gjithë respektin, po Nënë Tereza ka qenë thjesht një humaniste, jo një filozofe.

Problemet me kultin e Nënë Terezës vijnë nga aq-di - aq-bën i atyre që janë sipër, por dhe nga mentaliteti i neve që jemi poshtë lidhur me figurat.
Nga Bajraktarët, tek Zogu e Enveri, ne nuk kemi pasur mundësi të prekim e të prekemi nga njerëz që kanë modestinë si virtyt kryesor. Ne na bëjnë përshtypje vetëm ato figura që propagandohen me bujë e me pohë. Ne dimë vetëm një mënyrë për të nderuar figurat tona. O t'u ngremë këngë të tipit "Enver Hoxha o Tungjatjeta" o tu ngremë buste, o banderola. Ne, kemi harruar formën më të thjeshtë të respektit, heshtjen.
Ne kujtojmë që ngremë lart Nënë Terezën, kur e trajtojmë si Enverin. Duhet të pushojmë së trajtuari Nënë Terezën edhe si Lady Dianën. Këto figura nuk kanë asgjë të përbashkët. Një princeshë e trishtuar, sepse kishte një burrë impotent, nuk mund të jetë njësoj në perceptimin tonë si një grua e virgjër që përqafonte njerëz të sëmurë me malarje.

Pa folur për faktin që po krijohet ideja sikur nënë Tereza është investim personal i Kryeministrit, heroinë e personalizuar. Se për ndryshe, ç'do emri i tij në posterat e këngëtares... pardon, shenjtores?
Posterat e nënë Terezës, nuk i lenë gjë mangut posterave të DJ-ve që erdhën gjatë verës në Tiranë.

Pas gjithë kësaj histerie, na duhet ta përsërisim pyetjen, po të ishte Nënë Tereza gjallë, si do ndjehej para gjithë kësaj? Ç'do thoshte kur të kalonte poshtë posterave të vet? A mos vallë do kërkonte që paratë të shkonin te spitali që ajo donte të ndërtonte, e që nuk po bëhet në Tiranë? A mos do kërkonte që paratë të shkonin tek ata njerëz që varin veten përditë se nuk ushqejnë fëmijët me bukë?


-marre me shkurtime, nga Shekulli-

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Gruaja e përbuzur

Mesazh nga Lilly Sat Sep 25, 2010 6:57 pm

Më shumë se kurrë, sot në shoqërinë tonë po ushtrohet një shtypje e jashtëzakonshme ndaj gruas. Në heshtje, po ndodh një revolucion social që gruaja po e bën e vetme. Nuk e pat fatin shqiptarja të përjetonte e të përfitonte një ’68 evropiane, ku u prenë njëherë e përgjithmonë ata zinxhirët e padukshëm të dhunës moderne; por sot, edhe pse pa solidaritet, pa pavarësi ekonomike, lufta është e pandalshme. Familja, bashkëshorti, nuk pranon të humbë privilegjet e dikurshme të një skllavopronari ndaj bashkëshortes. “Më bëj të ha! Më hekuros këmishat! Ku do të dalësh me shoqet?! Më sill ujin! Ma hiq këtë pjatë! Ku i ke vënë pantallonat?! Pse e pe ashtu atë shitësin?! Sa kripë i ke hedhur gjellës! Ku do të shkosh ti moj!”. Këto urdhra, një nëne në familje mund edhe t’i dyfishohen apo trefishohen në rast se ka dhe djem. Kjo gjendje konsiderohet normale sidomos në shumë zona të Shqipërisë së Mesme e të Veriut. Në jug, sidomos juglindje, familja ka zhvilluar dhe ka investuar më shumë në bashkëpunimin e të gjithë familjarëve në mbarëvajtjen e shtëpisë, duket që revolucioni i heshtur i gruas aty ka nisur shumë më herët. Në këto vite gruaja ka ndryshuar kudo në Shqipëri dhe po lufton për të fituar respektin e duhur dhe të flakë bashkë me vitet që shkojnë, tentativat për ta përdorur si shërbëtore. E megjithatë, jo vetëm që vazhdon të mbajë shtëpinë pa asnjë ndihmë, por është dhe nën shënjestrën e përbuzjen e më të afërmve, nëse rebelohet.
Kjo e shërbimit, është lufta e parë e gruas shqiptare. Më pas vjen ajo e pretendimeve, e dëshirave, e argëtimeve të mohuara. Tradicionalisht burrat, si gjatë regjimit, por edhe sot rrëmbejnë pa pyetur kënd lirinë e tyre me shumicë për të bërë e për t’u argëtuar si duan. Që nga “monopolizimi” i shikimit të programeve të preferuara prej tyre në televizorin e shtëpisë, te orët e gjata te klubi i lagjes, deri dhe te tentativat për të ngacmuar e joshur vajzat e botës, shumë burra duket se mbajnë akoma “carta bianca”. Detyrimet në familje nuk konsiderohen, nuk konceptohen nga shumë. Me hapjen e Shqipërisë, u hap dhe familja shqiptare. Gruaja mësoi se fëmijët mund t’i lajë, veshë, edukojë dhe me ndihmën e bashkëshortit dhe ky duhet ta ndihmojë. Mësoi, se kur ajo është në punë, mund të gatuajë njeriu që i ka premtuar dashuri të përjetshme; mund të kujdeset për fëmijët sa të kthehet ajo; mund të rrijë në shtëpi me ta, nëse nënës i duhet të shkojë në një mbledhje, udhëtim pune apo thjesht të pijë një kafe me shoqet. Dhe kjo është më e vogla e problemeve, pasi nevojën më të madhe për ndihmë, çlodhje dhe argëtim e kanë nënat shtëpiake. Ato që gdhijnë e ngrysen brenda katër mureve me pak komunikim njerëzor e shumë urdhra mbi kurriz. Askush nuk ka për t’ia dhënë këtë ndihmë, ndaj, brenda mureve të shtëpisë ajo lufton e vetme, deri në vdekje. Dhe çdo gjë mbyllet me një “...grindje e momentit”, që tregon më shumë se dhjetëra libra të pashkruara akoma për gjendjen e gruas shqiptare.
Po gruaja në linjë të parë? Ajo e politikës, artit, medias, sa respektohet, ose më mirë, sa nuk shtypet? Janë pjesa më e fortë, edhe pse janë në presion publik të vazhdueshëm. Është shumë i dallueshëm toni përbuzës, tallës, ofendues i përdorur ndaj gruas së impenjuar, edhe pse tenton të fshihet me fjalë politikisht korrekte të kolegëve me kollare. Këta të fundit tregojnë në shprehjet ndaj kolegeve në parti, media, art, kulturën e tyre, edukatën dhe respektin që kanë kultivuar në familje. Nga televizionet e shumta, në shtëpitë e vogla, nga Kuvendi, nga konferencat për shtyp, përbuzja për gruan përcillet dhe gëlltitet me doza të vogla, por të përditshme. Si një pikë uji që gërryen në vite dhe shkëmbin, mesazhet e elitës maskiliste shqiptare, gërryejnë pa vështirësi trurin e paemancipuar të burrit-padron.
Kjo e gruas, për të fituar lirinë individuale, është një luftë e pandalshme; dikush rrezikon të humbë jetën edhe për një pjatë gjellë të vënë më vonë se ora 20:00 para bashkëshortit: “Ku ishe? Çfarë do të ha unë, sytë e tu që të të plasin?! Unë të vras ty e pastaj vras dhe veten!
Është luftë e vështirë, derisa ende në opinionin publik (edhe ai që mendohet më i kualifikuar) gruaja gjykohet, përqeshet, përbuzet. Por janë vetëm grahmat e fundit të maskilistëve të fundit që feminilitetin e ngatërrojnë me nënshtrimin.

marre nga Ballkanweb
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Vizioner Mon Nov 08, 2010 5:15 pm

Ku po shkon, Shqipëri e dashur?!

-Dr. Alban Daci-

Kjo është pyetja aktuale, që të gjithë ne ja bëjmë vetes dhe e diskutojmë mes miqve të ngushtë . Megjithatë, në publik as nuk kemi guximin më të vogël ta bëjmë dhe të përpiqemi t'i gjejmë një përgjigje. Ku po shkon shoqëria shqiptare sot? Kemi më shumë se 20 vjet që po rropatemi lart e poshtë në kaosin e një tranzicioni, që duket sikur nuk ka fund.

Sot, dikush nuk studion fare, por vetëm pse ka para apo miq të fortë mbaron universitetin, masterin shkencor dhe doktoraturën. I mbaron pa e pasur edhe idenë mbi lëndët që duhet të studioj. Po flisja një herë me dikë që po studion për drejtësi në një universitet privat. Po më thoshte se kishte provim.

Kur e pyeta se për çfarë lënde bëhej fjalë, nuk i dinte as emërtimin e plotë. "Por do të shkojë shumë mirë", - më tha, - sido që të jetë nuk më ngelin dot. "Po të më ngelin, e dinë që ik në një universitet tjetër privat..". E pyeta pse të mos studionte seriozisht, që të bëhej vërtet i zoti në atë fushë dhe përgjigja ishte: "Unë nuk jam, dhe ata që futen në shkollë me para ose me parti nuk janë më të zotë se mua".

Është ngulitur mendimi se paraja dhe miku partiak, janë cilësitë që duhen, të tjerat nuk kanë vlerë në Shqipëri. Kam më shumë se tre ditë që shkoj dhe pi një kafe përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Pothuajse, të gjithë studentët, dhe ndonjë pedagog, rrinë në kafe. Bari i madh ishte aq plot sa ishte e vështirë të gjeje një vend për t'u ulur. Pothuajse, të gjithë studentët, veçanërisht vajzat, pinin duhan pa pushim. Sapo uleshin në tryezë, nxjerrin celularin, paketën e cigareve dhe çakmakun.

Mbi kokat e njerëzve qëndronte një mjegull tymi, e cila ngjasonte shumë me renë që qëndronte mbi shtëpinë e familjes Adam's. Juristët e ardhshëm, "pinin duhan si turqit", - kur i thonë fjalës. Nuk po zgjatem te veshja, e cila është një histori më vete. Duket sikur shkojnë në ndonjë mbrëmje gala, dhe jo në një orë leksioni.

Në një nga ditët e këtij vazhdimi pashë më në fund dy studente, të cilat sapo u ulën në lokal nxorën kompjuterin. "Më në fund", - thashë, - një pamje normale. Po s'qe e thënë. Nuk po shkruanin ndonjë detyrë kursi, vajzat hynë në facebook dhe filluan të ngarkonin foto, të cilat po i komentonin me njëra-tjetrën.

A nuk u bën përshtypje pedagogëve ose vetë studentëve, që asnjë (me ndonjë përjashtim fare të vogël) nuk mban libra apo fletore shënimesh në duar? Pse nuk dëgjojmë në një tavolinë me studentë, thuajse kurrë një debat për studimet, leksionet, provimet apo lëndët.

Një bisedë intelektuale mbi problemet e mprehta të vendit, është e tepërt të kërkohet nga studentët e sotëm? Do t'u kishte hije, për derisa janë studentë. Por bisedat që dëgjon zakonisht, janë çështje banale, thashetheme, muhabete veshjesh, aksesorësh, etj.

Një nga studentët më tregoi se Fakultetin e kishte këtu tek Blloku, por për shkak se nuk ka mjedise të mjaftueshme, leksionet i ndiqte në mjediset e një universiteti privat. E pyeta se si po shkonte me leksionet? Ai, më tha, se këtu nuk merret vesh asgjë në lidhje me leksionet. -Po përse nuk merret vesh?- e pyeta unë.

- Po ja, nëse kemi për të bërë pesë orë leksion në javë për një lëndë, ngaqë profesori bën edhe punë të tjera, ai nuk vjen kur kemi leksion sipas orarit, por na le një ditë në javë dhe na i bën për një ditë të gjitha orët që duhet të bënim për një javë, -u përgjigj ai , sikur po më thoshte gjënë më të zakonshme. (!)

Para ca muajsh do të merrja një vërtetim studenti për një të afërm timin në Universitetin e Durrësit. Ju betohem, se jam sorollatur dy javë për ta marrë. Një ditë shkova në universitet dhe gjeta rektorin, por nuk gjeja sekretaren, një ditë tjetër gjeta sekretaren, por nuk ishte rektori, një ditë tjetër nuk ishin asnjëri prej tyre.

Më në fund, pas kësaj telenovele, e mora vërtetimin, por duhej të bëja pagesën, sepse nuk ishte falas. Në Evropë, mund të marrësh jo një, por një mijë vërtetime në ditë në universitete dhe që të gjithë janë falas. Në Shqipëri, në fakultetet publike, dhe këto janë me lekë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Drejtorinë Arsimore të rrethit Durrës.

Më duhej të merrja vërtetim për një tjetër të afërme timen, e cila studion në gjimnaz. Përsëri e njëjta telenovelë: shkoja të merrja vërtetimin dhe nuk gjeja sekretaren, sepse kishte dalë për kafe. Kur pyesja, se kur mund të vij, askush nuk ishte në gjendje të më jepte një përgjigje. Por çudia nuk mbaron me kaq.

Një ditë e gjeta sekretaren në zyrë dhe më tha që të shkoja nesër paradite për marrë vërtetimin. Shkova të nesërmen dhe e gjeta duke dalë nga zyra. I thash: "Ku po shkoni? A e lamë dje të më jepje vërtetimin?"

- Nuk ta bëj sot, sepse po ik në dasmë.- më tha ajo, qetë -qetë. -Si po ik në dasmë, po ty kush të zëvendëson? - ngula këmbë. - Paske shumë llafe, nuk të jap llogari ty, se ku shkoj dhe çfarë bëj (!). Edhe këtë herë pasi kaloi një javë, arrita ta merrja edhe këtë vërtetim, i cili përsëri ishte me lekë. Paguhej një detyrim i caktuar në bankë.

Ky realitet i hidhur haset kudo. Ministritë janë njësoj si universitetit në këtë drejtim. Është, pothuajse, e pamundur të arrish të takosh lirshëm një punonjës ministrie për të zgjidhur një çështje. Komunikimi me publikun është për tokë, qytetarët nuk respektohen dhe nuk ndihmohen.

Flitet se kanë ardhur shumë të rinj që kanë mbaruar studimet jashtë vendit. Unë, deri tani nuk kam parë asnjë, nuk kam dëgjuar asnjë konkurs publik për ndonjë vend të ri pune.

Ngado flitet për militantë që ju kanë shërbyer partive dhe tani partitë po ju kthejnë "kusurin" për kontributin e mëparshëm. Ku janë të rinjtë, ku janë specialistët, ku është meritokracia?! Një profesor, (i cili është eksponent i lartë i një partie), kur e pyeta si do mund të ecë ky vend përpara kështu, më tha: "Po nuk bërë për partinë, Partia nuk bën për të tjerët". Dhe nuk ma tha me shaka.

Deri këtu ka ardhur puna. Flitet, se ka ardhur koha që intelektualët dhe studentët që mbarojnë në Perëndim të kthehen në shtëpi, pas liberalizimit të vizave. Të kthehen, po ku do të shkojnë, me ç'punë do të merren?

Edhe sot ka në Shqipëri plot djem e vajza të reja që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet në perëndim, por janë pa mbështetje nëse nuk "njohin dikë të partisë X apo Y". Sillen rrugëve sikur të ishin të njerkës.

Disave madje u thonë që "je më i kualifikuar se ç'duhet" (!). Ka ndodhur edhe kjo.
Flitet se ka shoqata e ka programe qeveritare për kthimin e trurit në Shqipëri. Askush s'e di se ku janë e çfarë po bëjnë këto të ashtuquajtura mekanizma e programe.

Ku po shkon Shqipëria jonë, që për të hyrë edhe roje duhet të jesh anëtar partie?! Ku po shkon Shqipëria jonë, që për të hyrë në punë, nuk duhen diploma apo rezultatet e merituara, por paraja, miku dhe partia?!

Ku po shkon shoqëria, kur institucionet nuk kanë as në periferinë e vëmendjes së tyre qytetarin dhe hallet e tij, aq më pak trurin e këtij vendi ?! A nuk duket sikur në këtë vend po investohet për të prodhuar injorantë dhe për të përjashtuar dhe izoluar intelektualin dhe talentin e vërtetë. Shqipëria, është i vetmi vend në Evropë, ku pafundësisht prodhohen mediokër që ulen qetë -qetë në karriget e pushtetit.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Vizioner Thu Dec 09, 2010 11:35 am

Dhëndri i Topallit, emërohet Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Paris

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.

Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë, një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: "Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik në kryeqytetin francez.

Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë.

Por Luiz Ejlli nuk është i vetmi emërim nepotik në këtë ambasadë. Ambasada shqiptare në Paris është kthyer në një çerdhe familjare të politikës së Tiranës. Gjysma e diplomatëve shqiptarë në Paris, kryeqyteti ku luhet integrimi i Shqipërisë në BE, nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por vetëm me politikanë që i kane emëruar ata.

Zonja Rexhina Nano, këshilltare ekonomike e ambasadës me banesë të përhershme në Francë është emëruar aty për të qëndruar pranë bijës së saj, qe ka mbaruar studimet në Francë. Emërimi në ambasadë qe mjaft oportun për ta bërë të lehtë këtë. Sa investitore franceze ka sjellë si zonja Nano në Shqipëri?

Skandali, darka e 28 nëntorit me pagesë për shqiptarë në Paris
Që prej 20 vitesh është hera e parë në këtë 28 nëntor 2010, që në Paris, shqiptarët e atjeshëm kanë përjetuar një fyerje në identitetin si shqiptar.
Është traditë që për festën kombëtare, diaspora mblidhet rreth ambasadorit. Nuk janë patatinat që i mbledhin njerëzit, por dëshira për të parë njëri-tjetrin një herë në vit; Kjo ditë është po ashtu rasti i vizitave që bëjnë në pritje dhe autoritetet e vendit pritës (diplomatë e funksionarë të larte francez). Niveli i përfaqësimit të tyre është tregues i vëmendjes që tregojnë ndaj vendit tonë. E pra, stafi aktual në ambasadën tonë në Paris, do të mbahet mend si stafi i parë që e preu këtë tradite vitale. Arsyeja? S'kemi buxhet. Shteti shqiptar harxhon 1 miliard e gjysmë euro për të bërë një rrugë që shembet dy herë në muaj, dhe nuk paska 2 mije euro për ca shishe me fanta e koka-kola, që shqiptarë Shqipërie e Kosove të gjinden njëherë në vit kokë më kokë në tokë të huaj e të bisedojnë?


Është një skandal dhe burracakëri ajo që ndodhi këtë vit kur në Tiranë trumbetohen suksese ekonomike dhe bollëk etj. Festën në Paris ambasada ja dha një "nënkontraktori", dy vëllezër shqiptarë maqedonas që kanë një teatër-restorant, ku bënë një darkë me "Pagesë".
Të paguash për të shkuar tek festa e vendit tënd, ka qenë një gjë që nuk e kanë përtypur dot shqiptarët e Parisit. Nuk vajti thuajse askush nga diaspora e Shqipërisë përveç ambasadorit.
Sikur pagesat që bën diaspora për dokumente konsullore të ruheshin për këtë ditë feste kombëtare që të organizohet denjësisht, problemi do të ishte vetvetiu i zgjidhur. Në këtë ditë pritje, vetëm nga takimet midis funksionarëve e investitorëve francezë dhe diasporës shqiptare, fitohej aq shumë me lidhje dhe shkëmbime kartëvizitash, sa puna që mund të bëjnë gjatë një shekulli Rexhina Nano apo dhëndri i Jozefinës.

Cilët janë, zoti Ejlli dhe zonjusha Topalli
Luiz Ejlli, këngëtari nga Shkodra, është bërë fillimisht i njohur tek "Ethet e së premtes mbrëma", në edicionin e dytë të tij ku edhe fitoi çmimin e parë, në vitin 2004. Në RTSH fitoi çmimin e parë tek festivali i këngës "Magjike" në duet me Juliana Pashën. Aktualisht është student për Juridik në Strasburg. Megi quhet vajza, me të cilën Luizi po jeton një histori dashurie trevjeçare. Kjo është vajza e kryetares së Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topallit. Dy të rinjtë moshatarë, mbase mund të kenë pasur edhe njohje të hershme, por ata kanë filluar të shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit rreth tre vite më parë, pikërisht atëherë kur Luizi ishte në kulmin e suksesit të tij si këngëtar. Vajza brune simpatike, me mjaft ngjashmëri në portret me të ëmën, jeton në Francë, pikërisht aty ku Luizi tani mund ta arrijë dhe ku ka marrë një emërim të shpejtë në një post "pëllumbash" që mund t'i sigurojë çiftit jetesë të mirë me rrogën e paguar nga taksapaguesit shqiptarë. Megi, 20 vjeç, është në vitin e tretë të Universitetit "Luiz Paster".


-Shekulli-








Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analize Empty Re: Analize

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi