Forumi Evolucion

Festat "loje" e Biznesit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Festat "loje" e Biznesit

Mesazh nga Vizioner prej Wed Feb 17, 2010 11:22 am

Shën Valentini, festa e biznesit

Rrugët e kryeqytetit dje kanë qenë të mbushura me fletëpalosje dhe reklamues të kompanive tregtare


Dhuratat e preferuara të shqiptarëve: argjendi dhe sendet e luksit. Nuk mungonin as lulet


Ishte 14 shkurt dita kur në të gjithë botën, çiftet i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Për të dashuruarit shqiptarë, dita e djeshme ka rezervuar lule, dhurata, një shëtitje përgjatë bulevardit"Dëshmorët e Kombit" ose nga kodrat e Liqenit. E për ata që kishin ca më shumë lek në portofol, një vakt romantik ose një party në lokalet e natës.


Ajo që në të gjithë botën konsiderohet si një festë private, e intime në vendin tonë ka marrë një tjetër drejtim. Këtu nuk ka lule e çokollatë por një garë, për dhuratën më të shtrenjtë, një simbol në flori apo argjend, një celular i tipit të fundit apo ora luksoze.


Këto janë disa nga dhurata që shitësit e dyqaneve veçojnë si më të kërkuarat për këtë vit. Por duket sikur tarifa e caktuar për t'u shpenzuar për festën e të dashuruarve, këtë vit është prekur paksa nga kriza ekonomike.


Sipas shitësve të dyqaneve këtë vit të dashuruarit shqiptarë janë përqendruar më shumë tek dhurata e argjendit, byzylyk për të dyja gjinitë. Ndërsa dhuratat e dyta në radhë kanë qenë bizhuteritë (për vajzat) dhe orë dore (për meshkujt). Për mendimin e shitësve të luleve këtë vit është shpenzuar pakëz më shumë për lulet.


Ndër to dy kanë qenë më të preferuarat: trëndafilat dhe karafilat e kuq, dhe të tretat në radhë buqetat e vogla. Këtë vit ndryshe nga më parë, në cepat e trotuareve mund të shihje edhe shitës ambulant që tregtonin vogëlima, në ngjyrë të kuqe, si një kujtim për këtë festë.


Një mbajtëse çelësi e kuqe në formë zemre, një zarf, me mbishkrimin "të dua", një zemër e ndarë në dy pjesë, etj, ishin këto disa nga suveniret e vogla që tregtarët ambulant i ofruan përgjatë ditës.


Ashtu si vitet e kaluara, rrugët e kryeqytet kanë qenë të mbushura me njerëz. Ndonëse temperatura ishin fare pranë zeros, një gjë e tillë nuk i ka penguar njerëzit për të bërë shëtitjen e përvitshme përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit".


Por habia qëndronte në faktin se kryeqytetasit (ose një pjesë e mirë e tyre), nuk kanë festuar privatisht, por familjarisht. Rrugëve nuk kishte si të mos të bënte përshtypje një familje e tërë që u gëzohej dhuratave promocionale të kompanive të ndryshme.


Tashmë është bërë si një traditë, që këtë festë kompani të ndryshme e përdorin për të shpërndarë pa hesap fletushka reklame dhe ndonjë dhuratë simbolike, me markën e kompanisë.


Madje një syresh kishte përdorur personazhet e historisë më të famshme të dashurisë në botë, duke u veshur si Romeo e Zhulieta, dy të rinj. Me këto personazhe kalimtarët mund edhe të bënin foto për kujtim.


Ndërsa në një vend tjetër të kryeqytetit, një tjetër kompani, kishte vendosur një animacion, që tregonte një çifti të dashuruarish pranë kullës Eiffel në Paris. me përmasa jo reale. Të shumtë kanë qenë ata që kanë preferuar të kenë një foto të tillë, për të kujtuar këtë ditë.


Mbrëmja e kësaj feste kësaj herë është ndarë në dy pjesë. Ka pasur nga ata që kanë preferuar që të festojnë në pub-e natën e 13 shkurtit, për të shfrytëzuar të dielën për pushim, e të tjerë që kanë rezervuar, mbrëmjen e 14 shkurtit. Në pothuajse të gjitha baret dhe lokalet e natës, dje është përdorur e njëjtën formulë për të tërhequr klientët: lojëra, dhurata dhe muzikë live.


Me sa duket festa me private në botë, po kthehet në biznesin më të madh ne botë. Të shpresojmë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë me të gjitha festat, kombëtare apo ndërkombëtare qofshin ato.

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi