Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambienti Shqiptar

Shko poshtë

Ambienti Shqiptar Empty Ambienti Shqiptar

Mesazh nga Vizioner Wed Feb 17, 2010 11:10 am

Ndotja e ajrit, vendi ynë më problematiku në Europë

Ambienti Shqiptar Gjirok10

Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e popullatës. Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit për vitin 2009-të në gjashtë qytete Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier, Korçë dhe Vlorë konfirmojnë se nivelet e ndotjes së ajrit janë mjaft të larta. Monitorimi i ajrit është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe specialistët theksojnë se ndotja e ajrit vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE.


Gazeta publikon raportin e fundit të ndotjes së ajrit dhe qytetet më të ndotura në vend, të cilat i kanë kaluar normat e rekomanduara nga BE-ja.


Monitorimi


"Krahasuar me normat e lejuara të vendeve të BE-së, ato janë përgjithësisht 2-3 herë me të larta. Këto vlera vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në shifra absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar pa ndonjë ndryshim sinjifikativ në zonën e rrezikut shëndetësor", - pohojnë specialistët e ISHP-së. Në bazë të monitorimit, qyteti më i ndotur në vend vazhdon të jetë Tirana, pasi normat e ndotjes janë afërsisht 3 herë më të larta se të BE-së.


"Tirana me ndotjen nga LNP (grimca totale) rezulton me një mesatare 323, ndërkohë që normat e BE-së janë 80, ndërsa ndotja nga PM 10 (grimcat e respirueshme) janë 148, ndërsa normat e lejuara nga BE- janë 148.


Ndërkohë, Tirana është i vetmi qytet që i ka kaluar normat e BE-së edhe sa i takon ndotjes nga NO2, pasi ka arritur në 52 nga 40 që janë në normat e BE-së", - pohojnë specialistët, duke shtuar se pas Tiranës qyteti më i ndotur është Durrësi i pasur nga Shkodra Fieri dhe Korça.


Ndotësit


Problematike për ndotjen e ajrit, sipas specialistëve të ISHP-së, mbetet sidomos grimcat e ngurta. "Ato kapërcejnë dukshëm nivelin më të lartë të kufirit të përcaktuar prej Udhëzimeve mbi Cilësinë e Ajrit të OBSH për PM 10 (grimcat e respirueshme) dhe LNP (grimca totale) si edhe standardet e cilësisë së ajrit të përdorur në vendet e Bashkimit Europian lidhur me këta indekse", shpjegojnë specialistët e ISHP-së. Ndërkohë, ata pohojë se përbërësit e tjerë të ajrit të monitoruar gjatë vitit 2009-të në të njëjtat pika janë përgjithësisht brenda normave të lejuara respektive.


Vetëm përmbajtja e dyoksidit të azotit NO2 po rritet gradualisht, gjë që shpreh ndikimin vendimtar të shkarkimeve të automjeteve në rritjen e përmbajtjes së tij në ajër. "Me këto ritme rritjeje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do të kapërcejë normat e BE-së në ajrin urban të qyteteve kryesorë të ne", pohojnë specialistët e ISHP-së, duke shtuar se në Tiranë vlera e tij mesatare tashmë kapërcen normën e BE-së. E njëjta gjë vërehet edhe për përmbajtjen e benzenit C6H6 në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene.



Sipas studimeve të ISHP-së, mendohet se jetët e shqiptarëve shkurtohen me rreth 2 vjet dhe sjell rreth 1400 raste të reja me kancer

Pasojat e ndotjes, kancere dhe vdekshmëri e lartë

Ndotja e ajrit e ajrit po sjell situatë alarmante në efektet negative që po sjell mbi shëndetin e popullatës. Madje, specialistët e shëndetit publik shpjegojnë se vendi ynë është klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Kancere dhe rritje të vdekshmërisë, këto janë pasojat kryesore që sjellë ndotja e ajrit. Ndërkohë, specialistët shpjegojnë edhe shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit.


"Kjo ndotje pakëson jetëgjatësinë e banorëve, rrit vdekshmërinë për efekt të sëmundjeve kardiovaskulare, kontribuon për avancimin dhe keqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare e respiratore, dhe gravizon frekuencën e ashpërsinë e simptomave astmatike e të sëmundjeve akute respiratore të fëmijëve", - pohojnë specialistët e ISHP-së.


Pasojat


Ndotja e ajrit në vendin tonë është mbi normat e lejuara nga BE-së dhe kjo po shkakton pasoja të parikuperueshme mbi shëndetin e si pasojë po ulet jetëgjatësia e njerëzve.


"Ekspertët që kanë kryer hulumtimin për ndotjen e ajrit në Tiranë, paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do të jetë 1- 2 vjet për çdo banor", - theksojnë specialistë të ISHP-së, duke shpjeguar se pasojat negative që shkakton ndotja e ajrit nuk mbarojnë këtu, pasi bëhet fjalë edhe për qindra jetë njerëzish që humbasin çdo vit. Kështu, sipas studimit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregon se, në vendin tonë mendohet të ketë rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit, dhe kjo për shkak të ndotjes së ambientit.


Kanceret, sipas tyre, janë të llojeve të ndryshme, sidomos ai i mushkërive, lëkurës dhe shumë sëmundje të tjera. "Këto të dhëna, të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, konsiderohen mjaft alarmante dhe nevojitet menjëherë të ndërhyrjet për përmirësimin e situatës", pohojnë specialistët, duke shtuar se plan veprimi për cilësinë e ajrit, do të ketë vëmendjen e duhur në terma ligjorë institucionalë, programorë dhe financiarë.


Shkaktarët


Shkaktarët e ndotjes së ajrit janë të shumtë, por specialistët rendisin tre shkaktarët kryesorë, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të nivelit të ndotjes. "Automjetet e vjetruara dhe trafiku i makinave është një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit", pohojnë specialistët, duke shpjeguar se kjo lidhet edhe me rrugët e prishura.


Ndërkohë, sipas specialistëve, faktor tjetër i ndotjes janë edhe ndërtimet, të cilat nuk zbatojnë kriteret për të evituar ndotjen apo djegia e mbeturinave vend e pa vend.


Rezultatet mesatare,viti 2009
LNP PM 10 O3 SO2 NO2 Pb
Shkodra 230 112 68 15 24 0,25
Durrësi 250 121 72 18 28 0,27
Tirana* 323 148 90 21 52 0,4
Fieri 225 110 74 33 27 0,25
Korça 221 93 75 12 31 0.24
Vlora 212 87 91 9 31 0.27


Norma BE 80 50 110 50 40 0,5

Me Bold janë dhënë vlerat që kapërcejnë normat e lejuara të BE-së.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ambienti Shqiptar Empty Re: Ambienti Shqiptar

Mesazh nga Vizioner Thu Oct 14, 2010 7:55 pm

Berisha rikthen projektin e importimit të plehrave në Shqipëri

Vendimi i qeverisë është jotransparent dhe fsheh rreziqet për import të mbetjeve radioaktive. Në vitin 2004, Fatos Nano firmosi një marrëveshje të ngjashme për importimin e plehrave nga Italia, e cila u refuzua pas protestave të ashpra, mes te cilave edhe te vete opozites se drejtuar atehere nga S.Berisha, sot firmosese.


Shqipëria është një vend importi gjithfarësh, por pas vendimit të djeshëm të qeverisë, do të bëhet dhe një vend i importit të plehrave. Në vendimet e Këshillit të Ministrave marrë në mbledhjen e djeshme i është hapur rruga importit të plehrave nga jashtë, një prej çështjeve më të debatuara në opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton kështu të bëjë realitet një vendim të marrë kohë më parë nga paraardhësi i tij, ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili nuk u zbatua për shkak të presionit të fortë të shoqërisë civile dhe protestave të ambjentalistëve ndaj këtij vendimi.

Por dje, me anë të një vendimi të posaçëm të qeverisë, lejohet importimi i plehrave nga jashtë, edhe pse ne jemi një vend që s'dimë ku të çojmë plehrat tona, të cilat lihen ose digjen në ambjent të hapur pa asnjë plan përpunimi apo riciklimi. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi".

Më tej bëhet e qarftë se importi do të bëhet me lista të veçanta të llojeve të mbetjeve që do të importohen, duke u bazuar në kodet dhe titujt e mbetjeve. Në vendim theksohet se jo të gjitha mbetjet do të importohen, duke përjashtuar një indeks me ato mbetje që cilësohen të rrezikshme. Ky vendim pritet të shkaktojë shumë debate në shoqërinë civile dhe në shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Për ironi do të jetë pikërisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu që do të ndjekë zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Debati

Në vitin 2004, nën drejtimin e Fatos Nanos, u miratua një marrëveshje me kompaninë italiane "Albania beg" për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para kryeministrisë. Marrëveshja parashikonte imortimin e së paku 4.500 ton plehra nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe marëveshja në atë kohë u formos nga tre ministra të qeverisë shqiptare dhe pati dhe mbështetje politike nga përfaqësia diplomatike italiane në Tiranë. Debati mes qeverisë dhe kundërshtarëve të këtij projekti zgjati disa muaj dhe si përfundim nuk u lejua.


29 organizatave mjedisore te mbledhura sot kundershtojne projektin



Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi