Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Financat:

Shko poshtë

Financat: Empty Financat:

Mesazh nga Vizioner Sun Feb 07, 2010 11:51 am

Paguajnë TVSH edhe profesionet e lira

TIRANË- Brenda pak javësh, të gjithë ata që do të noterizojnë një dokument, blejnë një ilaç, bëjnë një vizitë tek mjeku, marrin konsulencën e një avokati, etj., faturën do ta paguajnë të paktën 20 për qind më shtrenjtë.
Ministria e Financava ka marrë përsipër që të përfshijë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe të profesioneve të lira, si ai i avokatit, farmacistit, inxhinierit, projektuesit, mjekëve që punojnë privatisht, etj.
Propozimi i financave pritet të konkretizohet brenda një kohë të shkurtër duke marrë parasysh edhe mungesat e theksuara të të ardhurave në arkën e shtetit.
Ky fakt konfirmohet zyrtarisht edhe prej Ministrisë së Financave nga e cila theksohet se qysh prej ditësh së djeshme i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë sugjerimet e saj në lidhje me ndryshimet që pritet të bëhen në ligj. "Së shpejti do të hyjnë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe bizneset që janë kategorizuar si profesione të lira. Ministri firmosi dje një shkresë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me anë të së cilës i kërkohet që të sugjerojnë ndryshimet që duhen bërë në ligj. Pas marrjes së propozimeve nga tatimet, ato do të diskutohen në Këshill të Ministrave", - shprehen nga zyra e shtypit të Ministrisë së Financave.
Pas marrjes së sugjerimeve nga Drejtoria e Tatimeve, financat do t'i propozojnë ato për t'u miratuar në një nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit të Ministrave. Pas qeverisë, ndryshimet pritet të kalojnë edhe në Komisionin Paerlamentar të Ekonomisë për t'u miratuar përfundimisht në seancë plenare. Nuk dihet saktësisht se sa kohë do të duhet që profesionet e lira të fillojnë të paguajnë TVSH por praktika ka treguar se në raste të tilla ndryshimet janë propozuar dhe miratuar në kohë rekord. Sipas të dhënave paraprake, afati maksimal kur pritet të hyjnë në fuqi ndryshimet në ligj do të jetë muaji qershor i këtij viti.



Me shtrenjtimin e vazhdueshëm të çmimeve të mallrave të konsumit, përfshirja në skemën e TVSH-së edhe të shërbimeve që ofrohen nga noterët, farmacistët, inxhinierët, etj., do të përkthehej me një rritje të mëtejshëm të kostos së jetesës për konsumatorët.
Pas përfshirjes në skemën e TVSH-së, bizneset do të jenë të detyruara që çdo shërbim ndaj qytetarëv t'ia faturojnë atyre 20 për qind me shtrenjtë. Kështu, nëse deri më tani për noterizimin e një dokumenti një qytetar paguante mesatarsisht 400 lekë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve për të njëjtin shërbim atij i duhet të paguajë të paktën 480 lekë.
Ndërhyrja e pritshme në ligjin për TVSH-në është e fundit në radhën e ndryshimeve të kryera në të. Në sajë të një vendimi të qeverisë, që nga fillimi i vitit mijëra biznese që realizojnë një xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë janë përfshirë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi