Forumi Evolucion

Romani: "Perseri ne kembe" nga Dhimiter Xhuvani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Romani: "Perseri ne kembe" nga Dhimiter Xhuvani

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jan 09, 2010 10:10 pm

Ketu do te lexoni Romanin "Perseri ne kembe" te shkrimtarit Dhimiter Xhuvani

Ngjarja e pershkruar ne Roman eshte Reale, e i kushtohet nje Njeriu qe ka lindur e jetuar ne Elbasan.
Ne Roman, Autori i ka vene pseodonimin: Din Hyka!
Kur ka ndodhur ngjarja, ai ishte vetem 19 vjec !
Ne Elbasan, personazhi i Librit, thirrej nga shoket e tije dhe "Gjyshi"!
Personazhi i Librit, vdiq ne Elbasan, me 6.03.2005 ne moshen 70 vjec.


Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Sat Jan 09, 2010 10:30 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kapitulli I

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jan 09, 2010 10:11 pm

... Njerezit nguteshin dhe shtyheshin per te hipur ne vagonat e trenit. Sirena e Lokomotives kishte gjemuar disa here, madje pak si me zemerim, po njerezit s'donin t'ia dinin; hipnin e zbrisnin, zbrisnin e hipnin. Gjithe personeli i sherbimit hekurudhor e kishte humbur durimin. Pergjegjesi i trenit kishte me se dhjete minuta qe kishte urdheruar nisjen, po ja qe rrotat e renda te lokomotives s'po leviznin. Sirana fishkelleu edhe nje here, fishkelleu shkurt e prere, si per t'u thene te gjitheve: "Tani do niset, me qafe paci veten nese s'keni zene vend ende", po megjithate treni nuk u nis. Nje turme e re pasagjeresh a kureshtaresh u sul mbi vagonat e trenit e pa pike turpi e druajtjeje ata nisen te putheshin e te perqafoheshin duke shkembyer distinktiva e cigare, kurse disa, pa care koken se kishin kaluar dymbedhjete minuta nga koha e nisjes, filluan te shkruanin adresat e njeri-tjetrit. Pergjegjesi i trenit e humbi durimin fare, u inatos sa u nxi ne fytyre dhe zuri te bertiste sa poshte-lart.
-Leri fjalet, mos u grind! - i tha shefi i stacionit.
-Si te mos grindem, kaluan pesembedhjete minuta!
-Njerezit s'jane mesuar akoma me trenin, me perpikmerine tende.
-Po s'u dogjen, s'mesohen kurre keta.
-Mos harro se keta me duart e tyre e ndertuan hekurudhen. Duhet te kemi nje cike durim.
-Cdo durim ka kufi, une po e nis.
-Prit nje here te mbyllim deren e stecionit.
-Po he te shkreten, se me plase, akoma s'e paske mbyllur?
_ja, tashti po e mbyll. Me telefonuan te presim keta qe erdhen.
-E c'jane keta?
-Delegate te konferences se rinise, dje mbaruan punimet e konferences mbi shkembimin e eksperiences teknike. Hajde konference qe qe ajo!
Sirena e trenit gjemoi perseri. Gjemimi i saj qe i thate dhe i prere. Rrotat e renda te Lokomotives bene me zor nje gjysemrrotullim, me teper per te trembur njerezit se sa per t'u nisur. Pas pak sirena gjemoi perseri dhe rrotat filluan avash-avash te rrotulloheshin e te terhiqnin vagonat e mbushur plot e perplot.
-C'ke qe shtyn, more djale, na shkele! - bertiti nje grua dhe veshtroi me inat nje djalosh, i cili u skuq dhe aty per aty i kerkoi ndjese. Gruas i erdhi keq kur pa fytyren e turperuar te djaloshit dhe ne cast i buzeqeshi si per t'i thene:"S'ka gje, s'ka gje".
-Dua te kaloj ne vagonin tjeter, - u justifikua djali,-po kerkoj shoket e mi. Me falni te kaloj nje cike?
-Kalo, po qe i zoti,- tha gruaja dhe i buzeqeshi prape.
Djali beri menjane dhe perseri filloi te shtynte per te care turmen, qe kishte pushtuar vagonin.
- Ku shkojne, valle, gjithe keta njerez? - murmuriti neper dhembe nje plak.
Treni kishte marre shpejtesi. Dukej sikur fluturonte. Njerezit pon shtypeshin nga njeri-tjetri. Djaloshi nuk po cante dot me turmen dhe ndaloi prane deres se vagonit. Treni nga shpejtesia dhe nga qe ishte mbushur plot e perplot, lekundej sa andej-ketej. Djaloshi u mbeshtet tek dera e vagonit. Ai e humbi shpresen qe mund te takonte shoket. Turma e njerezve nuk cahej. Ai u mbeshtet tek dera dhe filloi te mendonte per ditet qe kaloi ne Aksion, ndertimin e kesaj hekurudhe ku tani po hecte treni. Para disa ditesh ai e kishte bere kete rruge ne kembe kurse tani e pershkonte me tren. Djaloshin e kishin rrembyer mendimet.
Disa djem mundoheshin te canin turmen e njrezve qe kishte mbushur vagonin, duke i shtare ato. Njerezit te inatosur bertisnin po djemte s'donin t'ia dinin. Turma u ngjesh pas djaloshit qe ishte mbeshtetur pas deres se vagonit. Ai "zgjohet" nga kujtimet dhe padashur prek me byrryl dorezen e deres. Dera hapet dhe ai fluturon jashte duke perfunduar ne trashe. U mundua te kapej fort mbas ndonje gjeje por aty ishin vetem guret e zhavorit te trashese. Era e forte qe krijohej nga shpejtesia e trenit e terhiqte drejt shinave. Kaluan pak caste dhe ai i trullosur hap syte dhe sheh vetem gjak rreth tije. Dhe pak me tutje sheh dy kembe. Dhe ato dy kembe qe shikonte i dukeshin si te huaja, jo te tijat. Nje cast te vetem i lindi mendimi qe te ngrihej e ti merrte. U mundua, ngriti vetem koken , po syte s'i pane gje. U mundua perseri pas pak dhe pa vetem gjak qe rridhte nga dy kofshet si nga dy burime. Gjaku e solli krejt ne vete dhe ai pa fare qarte gjithcka; dy shinat e trenit, traversat, skarpatin dhe dy pjeset e trupit te tij te shkeputura dhe te flakura tutje, dhe dy pllanga te medha gjyku qe kishin filluar te nxiheshin. Ngriti koken per te shikuar lart, po syte iu erren. Dielli vazhdonte te afrohej drejt tij sikur te qe shkeputur nga qendra e vet. Per nje kohe te gjate ndenji ne kllapi duke ndier dhembje dhe nje heshtje te thelle, si pa jete. Kur permendej, i dukej sikur ne cdo te rrahur te zemres dicka i dilte jashte trupit te tij te gozhduar...
- Gjaku, gjaku! - belbezoi dhe u tkurr me nje mije mundime, duke mposhtur ne cdo levizje, qe bente, mijera dhimbje. U tkurr, u mblodh kruspull dhe zgjati duart drejt plageve per te ndaluar gjakun.
Pas kesaj perpjekjeje pa diellin fare prane, aq sa, po te kishte fuqi, do te zgjaste duart, do ta prekte qe ta menjanonte per te shpetuar nga avulli i nxehte qe i binte ne fytyre e qe e percellonte, po, ne vend qe te levizte, belbezoi:
-Uje, uje! - dhe ra ne kllapi. Pastaj degjoi disa zera te larget dhe hapi syte, po s'pa vecse disa hije njerezish qe po afroheshin drejt tij. U mundua te shihte me qarte dhe dalloi se ata vinin me vrap midis shinave, qe tutje, ku kishte qendruar treni. - Uje, uje!- bertiti me syte te mbyllur nga dhembja therese, pastaj heshti.
-Paska vdekur me duket!
-Bobo i ziu!
U mundua te hapi syte, po qe e kote. U mundua te bertiste sadopak, te jepte nje shenje jete, po me kot. Te gjitha perpjekjet e tij, qofte per te nxjerre edhe nje fije zeri, qene te kota. I gjithe dielli i madh e i zjarrte kishte rene mbi te dhe i rendonte ne cdo pjese te trupit si nje mal.
"Do te me kujtojne te vdekur e do me lene!" - mendoi me ankth dhe mezi arriti te belbezonte:
-Uje!... Uje!...
-Mos i jepni, se vdes!
-Si ra, more? Kush e pa?
-Kur u lekund vagoni ne kthese, atehere dera u hap sikur e shtyu njeri me dore dhe ai u hodh.
-Po te mos qe hedhur, do ta kishin bere copa-copa rrotat.
-Sa keq qe e paskan prere!
-C'te bejme?
-Ta cojme deri ne stecion.
-C'stacion, more?
-Po ku?
-Ta nxjerrim ne rruge te makinave e ta cojme ne qytet. Ne stacion do vdese me siguri.
-...Uje!... Uje!...
-T'i japim?
-Jo, nuk ben.
-...Uje!...
-T'i japim. Ne c'gjendje eshte, dhe vetem uje kerkon, i ziu! Mua s'ma ha mendja se mund te shpetoje, shih gjithe kete gjak!
-...Uje!...
-Une di t'i jap.
-Do vdese po i dhe.
-Ky per te vdekur ka.
-I hapi syte. Shikoni, po na veshtron, - bertiti njeri nga ata.
Po ai s'pa gje. Asnje fytyre nuk pa, megjithese syte i kishte te hapur. Dalengadale e perqendroi veshtrimin tek ai qe kishte ne dore nje shishe me uje.
-S'mund te mos i jap. Shikoni si m'i ka ngulur syte. Sikur te vdese, do ta kem peng tere jeten,- tha me vendosmeri udhetari dhe u ul ne gjunje e i dha te pinte.
Buzet e etura e te djegura nga zjarri i plageve e i dhimbjeve s'kishin fuqi te leviznin. Uji kalonte mbi buzet e fytyren e djaloshit, qe ra perseri ne kllapi.
-O burrani, te mos humbim kohe, - tha njeri prej tyre dhe hoqi xhaketen.
Te tjeret e ngriten, e vune mbi xhakete dhe u nisen. Ai qe i dha uje mori dy kembet e shkeputura dhe u sul pas tyre. Pastaj ia dha vrapit e doli ne xhade. se pa larg nje autobus. Autobusi mberriti ne kthesen e pare dhe frenoi mu prane tij. Shoferi dhe pasagjeret u cuditen kur pane ne mes te rruges burrin me dy kembe ne duar.
-C'eshte? - pyeti shoferi.
-Nje aksident, shpejt, ktheje autobusin! Ja, po vjen. Coje deri ne qytet.
Autobusi u kthye tamam ne kohen kur mberriten ata dhe ne cast u nis me shpejtesi te madhe.
-Ku po me coni? - tha djaloshi dhe hapi syte.
-Ne spital.
-Kot e keni, une..., - po s'foli me, se ra prape ne kllapi.
Ne autobus kishte rene nje heshtje e rende. Te gjithe e veshtronin ate djele te ri 19-20 vjec qe binte ere gjak, djerse e Dhe. E shikonin dhe ne heshtje mendonin per te, megjithese ai ishte krejt i panjohur per ta.
Autobusi ecte dhe njerezit mendonin se c'do te behej me djaloshin, a do shpetonte valle? Nje burre i shendoshe dhe i mbajtur mire menjanoi koken dhe i peshperit atij qe kishte prane:
-Te kerkosh vdekjen ne nje gjendje te tille, kur te tjeret perpiqen te te shpetojne, dhe aq me teper ne moshe kaq te re, kur s'ke filluar ende te shijosh jeten, do te thote te jeshe i forte.
-Pa kembe s'jetohet. C'pune mund te besh neser kur s'je i zoti te qendrosh ne kembe?
-Te gjithe njerezit pa kembe jane bere lypsare.Dhe a e di ti se lypsaret nuk jetojne keq? Ne Itali...
-Mbylle gojen, o derr i derrit! Ky eshte gjalle e degjon,- shau me te madhe shoferi, po burrit as qe i beri pershtypje kjo.
-Ne Itali vene kembe prej druri, proteza u thojne, ... po duhen verdhushka. Pastaj sot rruget jane te mbyllura dhe ky, nga sa duket prej xhaketes, s'besoj te kete 10 leke ne xhep...
-Po s'e mbylle gojen, do te te zbres nga autobusi!- bertiti gjithe inat shoferi.
Burri s'u ndie me.
-Uje!... Uje!... Uje!....
-Ja, arritem, - tha shoferi - ne spital do te te japin edhe uje, edhe ilace. Kuraje, kuraje, mos e lesho veten!

..................................................................................vazhdon..........
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kapitulli II

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jan 09, 2010 10:14 pm

Pa te shohim gjer ne sa do numerosh, - tha mjeku dhe i vuri masken e narkozes.
- Me ler, doktor, me ler te vdes!
- Nje dite do te te vije turp kur te kujtosh fjalet qe po thua. Numero dhe leri qarjet, se s'te ka hije.
- 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, doktor!
- Vazhdo, vazhdo! - tha mjeku dhe zgjati koken te shihte fytyren e djaloshit, qe humbi ne gjumin e rende te narkozes.
- Cudi, - tha nje nga infermjeret, - kam vene re se te plagosurit, qe jane ne kllapi, posa hyjne ne sallen e operacionit, permenden per nje cast.
- Po.
- Kam vene re, doktor, se ju nuk i pyesni fare se si qyhen ose nga jane, po vazhdoni punen sikur te jeni miq te njohur prej kohesh.
- Detyra ime eshte qe t'i kthej ne jete.
- Po ky a do te shpetoje? Ka lare me gjak gjithe udhen e hekurt qe nga Rrogozhina e gjer ne Durres.
- Me gjak e me djerse, - peshperiti ndihmesmjeku.
- C'djerse?
- Ka qene vullnetar per gjashte muaj.
- Ma jep sharren.
- Perpiqu te lesh pak vend per protezat.
- Proteza, proteza! Na hengren shpirtin keto proteza! Pre kembe e proteza s'ka!
- Mungesa e protezave i vret shpirterisht njerezit, i ben te paafte per ne jete.
- C'thojne andej lart per proteza?
- C'te thone? S'ka. Lufta na i mori te gjitha protezat. Do te ngreme repartin e ortopedise, po jo tashti, me vone.
Ata heshten. Sa here qe bisedonin per protezat, midis tyre binte nje heshtje e rende.
- Sikur te kishim proteza! Une do t'u mesoja se si te ecnin per se dyti, bile edhe te kercenin do t'u mesoja.Me pikon ne zemer kur i shoh te largohen nga spitali si trungje.
- Mbase mbas disa vjetesh do ta kemi edhe ate enderr te bukur. Tashti duhet t'i presim mire e me kujdes qe te mos shkaktojne dhembje neser kur te realizohet enderra jote.

* * *

Kur mbaroi operacioni, ne spital u mor vesh fare mire se kush ishte ai djele. Ne xhaketen e tij prej doku u gjend nje libreze, ku shkruhej se ai qyhej Din Hyka, se ishte nga Elbasani, me prefesion mekanik. Qe ate cast u lajmerua Elbasani dhe policia e qytetit te Durresit, po ate dite, sqaroi shume gjera dhe kreu sere formalitetesh te rastit.
Ceshtja e Dinit u sqarua krejt. Emri i ketij te riu 19-vjecar u shenua ne regjistrin e invalideve si i paafte per pune. Atij iu lidh pension i plote, ne baze te kategorise se punes qe kishte. Mjeku qe e operoi u kenaq me pare nga te gjithe qe cdo gje perfundoi ne rregull. Ne mbremje vone, para se te largohej nga spitali, ai porositi mjekun e rojes qe ta kishte kujdes dhe hyri per t'i thene naten e mire pacientit.
- E, si dukesh?
Dini nuk u pergjigj.
- Nuk i ka dale akoma narkoza, doktor, - nderhyri infermierja.
Mjeku degjoi pulsin, i dha disa keshilla infermieres dhe u nis te largohej i merzitur, duke menduar gjithnje per njeriun qe kishte mbetur pa kembe. "I shpetova jeten, - tha me vete si neper dhembe e si me ironi. - Jeten ia shpetova, po kushedi me c'veshtiresi do te plekset jeta e ketij njeriu-trung. Mbase neser, pasneser, mbase gjithe jeten ky njeri do te me mallkoje qe e shpetova. Dreq jete! Nejse, une bera detyren time."
- Naten e mire! - u tha te semureve te tjere qe ndodheshin ne salle dhe iku.
- Naten e mire, doktor! - thirri njeri nga te semuret.
- Shet! - i tha infermierja, se ne cast vuri re nje levizje te te posaoperuarit.
Pas pak ky hapi syte. Veshtroi rreth e qark me habi te madhe, pa kuptuar dot gje, pastaj i mbylli serish si i trembur nga c'pa. Me syte te mbyllur mendoi per te pesten here qe gjithcka qe veshtroi do te qe enderr, po dhembja qe ndjeu e tronditi. "Qenka e vertete, - tha me vete dhe iu shfaq nje fytyre njeriu me nje shishe ne dore, pastaj pa trenin, rrotat, kembet. Kur iu kujtuan kembet, ndjeu t'i rrihte zemra me force e dhembje. Ngadale levizi doren dhe e shtriu drejt kembeve per t'u bindur nese ishin te verteta ato qe kishin ndodhur apo... krahu nuk u shtri i teri...
Infermierja ndiqte me sy levizjet e doren nen cercaf; pa dashje kafshoi buzen. Ajo vuri re se si i posaoperuari filloi te shtrinte perseri doren per te kontrolluar kemben tjeter.
"Ketij paska kohe qe i paska dale narkoza. Njeri i cuditshem! Si nuk iu pergjigj mjekut qe i shpetoi jeten?"
Dini u drodh i teri kur dora i preku kofshen e lidhur me fasho. Infermierja e ndjeu dhembjen e tij dhe u mat t'i fliste, po heshti duke bere syte kater se mos i gjymtuari bente ndonje levizje te tepruar. "E shkreta une!" - tha ajo me vete, duke ndier nje frike te pakuptuar qe ndodhej prane ketij njeriu, i cili, ndonese i kishte dale narkoza, nuk i hapte syte e nuk fliste asnje fjale. Ajo kishte kohe qe sherbente si infermiere e kirurgjise dhe nje rast si ky s'i kishte ndodhur kurre. Ngaqe s'dinte si te bente, mori nga komodina nje lecke me uje, e shtrydhi e ia vuri ne balle, po ne cast u drodh dhe u zverdh.
- Hiqe lecken! - i tha Dini me nje ze te vrazhde, me nje ze qe ate e beri te mos i mbetej pike gjaku ne fytyre.
Dini hapi syte. Infermierja u qetesua. O, syte e tij ishin nje bote tjeter, qe nuk ngjanin aspak me zerin qe degjoi pak me pare. Pa dashje ajo buzeqeshi embel dhe ngrohte, sic mund te buzeqeshe nje vajze kur sheh te cele nje tandafil, po shpejt buzeqeshja i ngriu ne buze. Dhe ajo vete ngriu ne vend kur pa se Dini u zbulua i teri. Ajo e mbuloi shpejt dhe u mat t'i fliste, por Dini kishte kthyer koken dhe e kishte ngjeshur ne jastekun e bute. Infermierja shikonte se si leviznin shpatullat muskuloze te Dinit qe qante pa ze.
Ai u qetesua shume vone. Ne pavion i kishte zene te gjithe gjumi dhe infermierja qe ruante po dremiste ne karrigen e saj. Atehere Dini hapi syte dhe mori fryme lirisht. Mendimi se tani ishte vetem sikur e qetesoi nga ajo gjendje ankthi e torture qe ia kishte ndrydhur zemren dhe mendjen. Kete minute qetesie ai u mundua ta shfrytezonte per dicka, per te marre nje vendim, per te pare se ne c'gjendje ishte katandisur. S'donte gje tjeter vecse te zgjaste nje cike kjo qetesi e vogel, te zgjaste sa te merrte nje here fryme, te ngopej me ajer dhe te vendoste. Cfare te vendoste? Kjo pyetje, qe i erdhi kaq papritur, e hutoi nje sekonde, pastaj ai perseri ra ne gjendjen e meparshme, gjithe ankth e dhimbje, i pazoti te mendonte. Shikonte perreth shtreterit, te semuret qe flinin, dritaret e medha, infermieren qe dremiste, dyert e madha te salles, i shikonte dhe s'kuptonte perse i duheshin gjithe keto. C'ishin gjithe ata shtreter, pse kishte ne cdo shtrat nje njeri.
- Uje! Uje! - bertiti me te madhe. Atij iu duk sikur bertiti sa kishte fuqi, po kurrkush nuk u ngrit t'i jepte qofte edhe nje pike, as infermierja qe i rrinte te koka.
- Uje!... Uje! - thirri perseri
Infermierja u permend, i vuri doren mbi balle dhe e veshtroi me kujdes. Ai levizte buzet, tamam sikur fliste, po pa ze. Shpejt e shpejt ajo lagu lecken me uje, ia vuri mbi balle, ia ferkoi ne temtha, pastaj i beri nje injekcion dhe perseri e lagu lecken me uje te fresket. Dini hapi syte dhe ndeshi veshtrimin e infermieres. Ajo uli koken, sepse s'mundi te veshtronte gjate syte boje hiri qe donin te flisnin e s'flisnin dot.
- Qetesohu, - i peshperiti, - mundohu te flesh. Gjumi te ben mire.
- S'mundem, - tha ai dhe e ndjeu se vertet s'mund te bente asgje, as te flinte, as te rrinte zgjuar, as te mendonte.
Asgje s'mund te bente. Mbylli syte dhe u perpoq te bindej se kjo gjendje s'duhej te zgjste me. Dicka duhej te bente. Sikur te vdiste? Se paku s'do te provonte kurre me kete ankth qe e kishte pushtuar. Po vdekjen s'e kishte ne dore; nga ajo kishte shpetuar dy here. Heren e pare ne tren dhe te dyten ne sallen e operacionit. Sa kujtoi vdekjen, ndjeu nje rrenqethje dhe solli neper mend c'i kishte ndodhur ne tren, kujtoi me radhe se si kishte rene, se si i kishin kaluar rrotat siper, solli neper mend copa-copa bisedat qe ishin bere ne trase, ne autobus. Solli neper mend pastaj se si kishte numeruar. I solli neper mend te gjitha ne qetesi te plote, sikur te gjitha keto t'i kishin ndodhur nje tjetri dhe jo atij...po, me t'iu kujtuar kembet, qetesia mori fund sic shuhet drita e nje kandili nga era.
"Asgje s'do te kujtoj me, asgje! Ne djall edhe kembet, edhe une! O, c'merzitje e ndyre!" - tha me vete dhe u mundua te rrotullohej, por infermierja nuk e la.
- Qetesohu, qetesohu, do te te kaloje, qetesohu!



..........................................................................vazhdon Kapitulli i II...
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kapitilli II

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jan 09, 2010 10:20 pm

avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

-20-

Mesazh nga Vizioner prej Thu Jan 21, 2010 12:33 am

avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

-21-

Mesazh nga Vizioner prej Thu Jan 21, 2010 12:38 am

avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

-22-

Mesazh nga Vizioner prej Thu Jan 21, 2010 12:39 am

avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

-23-

Mesazh nga Vizioner prej Thu Jan 21, 2010 12:41 am

avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

-24-

Mesazh nga Vizioner prej Thu Jan 21, 2010 12:42 am

avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Romani: "Perseri ne kembe" nga Dhimiter Xhuvani

Mesazh nga shpirti binjak prej Fri Feb 12, 2010 11:26 pm

Vizionir ka qene nje nga librat qe me ka pelqyer gjithmon i shkruar thjesht ,bukur dhe shume prekes ...komplimenti
avatar
shpirti binjak
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 60
Reputation : 0
Anmeldedatum : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Romani: "Perseri ne kembe" nga Dhimiter Xhuvani

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jul 03, 2010 1:54 pm



Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad

Rose Rose Rose Rose Rose

_________________
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Romani: "Perseri ne kembe" nga Dhimiter Xhuvani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi